Kujtimit të viktimave të shqiptareve në Kampet naziste të çfarosjes.


Resmi Osmani Tregim

GLADIATORET


Kampi I përqëndrimit Aushvic-birkenau, dhjetor 1944.

Pas sinjalit me vërshëllima bilbilash, që ishte urdhëri për rreshtimin, të burgosurat e barakave te kampit të grave, ca skelete të shfytyruara, veshur me kostumet laragane si lëkura e zebrave, me se shumti duke hequr këmbët zvarrë,duke u mbajtur pas mureve apo njëra-tjetrës, u rreshtuan me ngut për tre, në hapësirën midis dy radhëve të barakave-bujtina dykatëshe.Disa nga të burgosurat, mbartën të vdekurat gjat natës dhe trupat e ngrirë i shtrinë anës murit të barakës Më von mbartësit do ti mirrnin dhe shpinin në kremator.Në apel numuri i të burgosurave duhet të dilte i plotë