Njeriu në ëndrra është poet
(Kujtimit të poetit elbasanas Milianov Kallupi)
Nga Fatmir Terziu
Kilometra larg fryn i vargëzuar
në dihamat e hajkut të dimrit
mes lapsave në mes të errësirës
dhoma ku dyshemeja është një bllok shënimesh
si dyshemeja e shtëpisë së librit
ai shkroi poezitë e tij
në anën e pasme të faturave të skaduara
në pjata letre të hedhura nga dritarja
si karakafte që vdesin
në ato pengje ëndërrash
në ato artefakte që mbesin
vargu i mallimit
dhe dashuria e përkushtuar
nga shënimet e tij të ngjitura instiktivisht
duke u larguar nga takimet e librit
në qytetin pa shpirt
ai dha një zemër
poeti
me laps në dorë
duke ndjekur hapat poshtë Kristoforidhit
shumë shpejt nata na kish gjetur
duke shkruar me ëndrrën e dimrit
vargun e tij më të fundit
u largova nga kjo ëndërr
për t'jua sjell kujtimin e Milianov Kallupit.
Comments