Kujtimi i Nënës
Ti s’je mes nesh sot këtë mbrëmje, Ke vite që je nisur fluturim, Në qiejt e botës shpirti jot, Ka gjetur paqen, qetësinë.
Sa shumë gjëra që kanë ndodhur, E ke marrë vesh me siguri, Një virus, një përbindësh, Ra mbi jetën bëri kërdi.
Kur ishe gjallë mbi këtë dhe, Nuk kishe parë njerëz me maska, Goja dhe hunda e fshehur pas, Sytë zgurdulluar si daca.
Merak e di që ke për ne, Dhe rroje rri tek dera, Se shpirti jot nuk ka qetësi, Pas dimrit erdh pranvera.
Na ndjek nga pas rehat nuk ke, Si nëna s’ka në botë, Na ruan përherë engjëll je, Pa nënat jeta është e kotë.
Në këtë fund prill të axhituar, Ku plepat gjelbërojnë, Në mendje Nënën e kujtoj, Dhe vargjet për të shkojnë.
コメント