KUJTIMI I MËSUES GJERGJ FRANI


HOMAZH

I PAHARRUAR QOFTË KUJTIMI I MËSUES GJERGJ FRANIT!

Fran Gjoka

Nuk e besonim që do të vinte kaq shpejt ky moment, kur emri i mikut tonë, kolegut, mësuesit të nderuar dhe pasionant, krijuesit e hulumtuesit, Gjergj Frani t’i vihej emri në kronikën e zezë të ndarjes nga jeta në një moshë kur potenciali kulturor dhe intelektual i tij ishte në një stad të pjekur dhe mjaft aktiv dhe prodhues. U nda nga jeta, më 23 shtator 2021, në spitalin rajonal të Lezhës, pas disa kohësh i rënduar nga transplanti i veshkave, kuruar dhe operuar në Itali prej shumë vitesh.

Gjergj Frani ishte mësues i nderuar. Ai u lind në Fishtë të rrethit të Lezhës në vitin 1949. Arsimin bazë e mori në fshatin e tij të lindjes. Përfundoi studimet për mësuesi në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër dhe prej andej mësues i klasave të para dhe të katërta të shkollës 8 vjeçare në Fishtë dhe më vonë në Blinisht të Lezhës. Ka dhënë mësim në ciklin e ulët, duke siguruar çdo vit tregues të lartë dhe real të njohurive të nxënësve. Gjergj Frani radhitej në plejadën e mësuesve më me zë, që dhanë kontribut të veçantë të kësaj hallke bazë dhe shumë të rëndësishme të arsimit parauniversitar. Mësues Gjergji punoi me pasion të veçantë, kishte vullnet të çuditshëm, një ego të dallueshme dhe për t’u patur zili në kuptimin më të mirë të fjalës. Për 10 vjet me radhë drejtoi me profesionalizëm komisionin e lëndës, të cilët shërbenin si bërthama shkencore e katedra të vogla për trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve. Gjergji, duke qenë me formim të plotë shkencor dhe profesional dhe me pretendime të larta për vete dhe punën, ka a