Kujtim Stana: Koment në vargje, për poezinë “Gonxhe në shpërthim”
- Jun 27
- 1 min read

Kujtim Stana: Koment në vargje, për poezinë “Gonxhe në shpërthim”
(Të shkrimtarit Fatmir Terziu )
Më tërhoqi e më bëri sot për vete
kjo poezia: "Gonxhe në shpërthim",
flakërimë e dritë gjer në dehje,
nostalgjisht përcolli shpirtit tim.
Për të mbajtur gjallë, vargjet e tua
eh poeti ynë i dashur, Fatmir
të më falësh, po t'i marr ca fjalë hua
metafora në gurgullimë, gaz e shpirt.
Pa qenë gonxhe, s'kurorëzohet lulja
as ilaç shërues s'i bëhet botës,
bashkë me të çdo sfidë do mundja
jetën mjaltë, në çdo stinë të moshës.
Më ka ngjitur e s’më ndahet kjo poezi
flet për jetën dhe për ndjenjën më të bukur,
dashurinë, porsi lulja në gonxhim
vjen e sertë dhe delikate krahëflutur.
Rrjedh ujvarë e kristaltë, shkrirje bore
këngë e bukur, sa turpërohen bilbilat,
flladon zhegun, me një fashë freskore
mirësive në maksimum, jua çel grilat.
Thonē se nuk i ngjan jeta-jetës
është një cikël që kalon çdo njeri,
"Gonxhe në shpërthim", yllëson kujtesës,
Jetën time, film me shumë seri.
Ndaj poezia ka mision të shenjtë
ajo te njerëzit merr e jep mesazhe,
t’i bën muajt të stinojnë pranverë
të buzëqeshësh, në sa më shumë çaste.
Ky koment për mua është i rrallë
me urime për poetin tonë Fatmir,
koha është të shtoj dhe një varg:-
Për gjithshka përçon, një falenderim!
Me respekt, Kujtim Stana, 27.06.2026


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Comments