Kujtesë nderimi në 76 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës-1944 2006


Vilhelme Vrana Haxhiraj



Ibrahim Rugova, elitar i Kombit, atdhetari , shkrimtari, ideologu dhe politikani





Ibrahim Rugova, intelektual,politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar, i cili udhëhoqi luftën popullore në Kosovë. Rugova i quajtur "Gandi i Ballkanit”, pas vdekjes u shpall “Hero i Kombit” .Rugova mbante titullin Doktor. Është Presidenti i parë i Kosovës, bashkëthmelues i partisë Demokratike. Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, i cili ndoqi një rezistencë paqësore ndaj sundimit jugosllav dhe pikërisht për këtë qëndrim pati mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova nga kosovarët është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit”.Pas vdekjes u shpall “Hero i Kosovs” .

Më 10 janar 1945, kur ai ishte vetëm foshnjë pesëjavsh, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë e tij, Ukë Rugovadhe gjyshin Rrustë Rugova, i cili kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Ibrahim Rugova kreu me sukses arsimin e mesëm në Pejë në vitin 1967. U diplomua në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

I. Rugova qëndroi gjatë një viti Akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi studimet e veta shkencore në fushën e letërsisë, ku veçanërisht u përqëndrua në teorinë letrare. Ibrahim Rugova mori Doktoraturën në letërsi, pranë Universitetin të Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Është autor i dhjetë librave me vlera. Dr. Ibrahim Rugova ishte redaktor nismëtar në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada. Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", organ mediatik që e botonte ky Institut.

Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Si intelektual i formar, apo politikan i matur, fitoi famë, sepse ishte atdjhetari që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike. Më 23 dhjetor 1989, Dr. Rugova u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjë që për kohën ishte një hap i rëndësishëm zhvillimi ideo-politik. Kjo për një arsye madhore se, ishte forca e parë politike që doli si formacion më vete. Formimi i partisë së parë politike në Kosovë, pra Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ishte ajo që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicën dërrmuese të votave.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë: