Kujtesë e hidhur Mat‘ hauzen” Andrea Petro Milo
Nga docent Odise Çaçi
(Historian, studiues). Vlorë,19 maj 2021
Faleminderit që më jepet mundësi që të diskutojë për librin më të ri të bashkëpatriotit tim Andrea Petromilo, i cili vjen pas shumë botimeve në gjini të ndryshme si:tregime, publicistikë, fabula, romane , novella, drama,, skenare, esse ,monografi, antologji poetike dhe përkthime. Libri ” Kujtesë e hidhur Mat‘ hauzen” na jep me detaje kampet e tmerrit , të krijuara nga dora kriminale e nazizmit me Adolf Hitlerin ,në periudhën 1938 deri në maj 1945. dhe shtojë se “1000 vjet duhen për të formuar një shtet dhe një orë mund ta kthejë atë në Pluhur”.Atë bëri agresiviteti i një shteti nazist. Libri që në kopertinë të jep idenë e një skëterrë naziste, Kremtariumet dhe basorelievi “Partizani Fitimtar” i skulptorit të popullit Odise Paskali,: “Një panoramë në ish kampin nazist Mat`hauzen me rastin e 75 vjetorit të çlirimit ” dhe se”Brezat që vijnë, duhet përmes "simboleve historike" të ruajtura me kujdes, të përjetojnë imazhin e një tmerri, që nuk duhet ta përjetojë në asnjë çast bota njerëzore” dhe vazhdon se “Kush mbyll sytë nga e kaluara, mbetet i verbër ndaj së ardhmes” ..Në Luftën e Dytë Botërore u vranë 24 milion 456 e 700 ushtarë e oficerë në shkallë Botërore Memoriali i ngritur përballë Bashkisë së qytetit Vlorë, atje ku në vitet e luftës antifashiste nacionale-çlirimtare ishte burgu, nga i nisën drejt kampit të përqëndrimit Mat`hauzen djemtë e Vlorës,pas fushatës së arrestimeve nga nazistët.Nga ky memorial nisën lotët e nënave, për 450 të arrestuar, djemtë, burrat , vajzat që nuk u kthyen kurrë më…Këtu në këtë qytet agjenti i shërbimit sekret gjerman ,më 10 tetor 1944 dhe 12 gusht 1944.., u derguan drejt kampeve famëkeqe për të mos e parë më kurrë Vlorën, për të cilën luftonin përditë….një ëndërr që do bëhej realitet më 15 tetor 1944, kur u çlirua Vlora dhe më 29 nëntor 1944 u u çlirua Shqipëria. Teksti është i ndarë në 17 sytha, njëri më i veçantë se tjetri. Tek” Çasti Meditativ” nëpërmjet kujtimeve të së kaluarës, porta e kyçur hapet me ngadalë, pavarësisht ndryshkut të bravës.Dera hapet , shpirti ende lëngon, plagët rrjedhin gjak .. se brezi që po ikën duhet të lë diçka pas për të lidhur “hallkën e historisë”.Janë “simbolet” ato që nuk harrohen kurrë.Kujtojmë lapidarët në kujtim të betejave etj…Kujtojmë delegacionet e 40 shteteve në “Sheshin e Apelit”, në ish kampin e Mat`hauzen, më 5 maj 2019. Tek Një telefonatë dhe im bir… çdo njeri duhet të kujtoje “simbolin “si kujtesë e historisë...kujtojmë 5 majin 1945, kur forcat aleate çliruan kampin nazist, sot flasim me gjuhën e “simbolit” ku në Mat-hauzen ata shikojnë se aty kishte vdekur gjyshi, babai, xhaxhai, vëllai, motra, qytetari, bashkëfshatar etj…Ato shkatonin dhimbjen shpirtërore , ngjallnin nostalgjinë e mallin për atë që nuk jetoi, nuk e pa, nuk u gëzua me atë, një mbresë…..Kujton jetën e Adolf Hitlerit ,ku dallon dy sytë të shplarë, por me shprehi të një bishe.…Na sjellë krizën e viteve 1929-1933, e cila u shfrytëzua me mjeshtri nga grupi nazist i Hitlerit, me teorinë e racës superior Ariane, me zbulimet e bëra në Gjermani, me njeriun e bardhë të Neandertalit…nje ½ nofull dhe disa dhëmbë. Raca Ariane duhet të mbizotërojë mbi racat e tjera.... mashtrimi i madh që hodhi botën në kasapanë botërore. Po ardhja e Hitlerit në fuqi më 30 janar 1933,me mashtrime dhe katër shtyllat e këtij shteti: E para ,ai i trupave sulmuese SA(terror në gjithë Gjermaninë) E dyta, ishin trupat e mbrojtjes e të kontrollit(SA dhe SS), trupa që i komandonte Hajnri Himler…mbronte jetën e Hitlerit. E treta, ishte GESTAPO(polici sekrete, të cilët vëzhgonin trupat SA dhe SS).Gjithsej 100.000 ushtarak efektivë e agjentë.Këta i jepnin llogari vetëm Adolf Hitlerit.. e drejtonte Geringu, dora e djathtë e Hitlerit. E katërt, ishin trupat sekrete (SD), pjesë të GESTAPOS, shpërndarë në të katër anët e botës.Këta komandoheshin nga Reinhard Hajdrih, ose siç e njihnin të burgosurit Hajdrih Litari. Kujtojmë 20 kampe me 20.000-30.000 vuajtës, ku i trasportonin me trena mallrash, i linin të vdisnin urie, i ekzekutonin, gjymtonin , për eksperimente etj… në zhvatjen e parave, pastaj i digjnin në kremtariumet.Kjo fuqi e lirë punëtore hapte tunele dhe ndërtonte rrugë ushtarake etj.. Në vazhdimin e rrëfimeve na sjell pushtimet…., Austrinë, Çekinë, Poloninë e Bullgarinë.. Danimarka,Norvegjia, Belgjika, Hollanda, Luksemburgu, pushtohet Franca, Suedia shpalli neutralitetin.Fillon bombardimi i Londrës për 56 ditë rresht..Sulmohet Italia,, Greqia, Rumania dhe një pjesë e kontinentit Afrikan, shkel Marrëveshjen “Për mos sulmim” e 23 gushtit 1939 me B.Sovjetik. dhe me 121 divizione sulmon më21 qershor 1941 B.Sovjetik.Sulmon SHBA ,por pëson humbje dhe tërhiqet. Më 9 maj të vitit 1945 sulmi perfundimtar mbi Raishtag. Ngjarja ndodhi ne mëngjesin e datës 9 maj 1945, pak orë pas ngritjes të flamurit të fitores nga reshteri Mikhail Egorov dhe Meliton Kantaria. Në sheshin para godinës dëgjoheshin rrënkime të plagosurish, të cilët përcilleshin nëpër tezga sanitarësh, të përkulur nga ngarkesa dhe tensioni i frikës që dominonte. Nëpër ambientet e godinave të shkatërruara fshiheshin ushtarë nazistë. Komanda e divizionit 150 bënte thirrjen e fundit për tu dorëzuar. Me një altoparlant në dorë, një oficer i ri, i cili paralajmeronte dorëzimin “Nuk keni pse të vazhdoni këtë luftë të pakuptimtë, u drejtohej gjermanëve të fshehur. “Lufta ka marrë fund. Dorëzoni armët dhe ejani të punojmë për paqen bashkarisht”. Fjalen paqe në gjermanisht “Fri...” një flurudhë plumbi e shënjoi në gjoks. Dukej sikur paqja “ngecte” në gjuhen gjermane.Ai thirri fort dy herë “frieden, frieden”, pas të cilës ra për të mos u ngritur më. Trupi i një gjermani bashke me një pushkë snajper ra mbi bordurë.. fillojnë e dalin ushtarë gjermane të rreckosur, me një shami të bardhë lidhur mbi një shkop e me duart pezull mbi kokë. Adolf Hitleri zhduket duke lënë pas shumë enigma… Autori na njeh me Guroret e Famshme në afërsi të Mat`hauzeni dhe në Guesen.. ishin hebrej,austriak,, nënpunës, intelektual, politikan, prifterinj, aktivist e komunist, cigan etj.. kampet e shfarrosjes në Dakaos,Bukenvaldit,Sashenhauzen,Ravensbrukut,kampi vetëm për gra., kampi i Aushvicit, Belzaku dhe Treblenickës ishin në Poloni.,etj Ish Kampi shfarosës ngritur në krye të kodrës, me muret kështjellë të Kampit famëkeq Mat`hauz., kujtojme” “legjendën vampiriane”, brënda këtyre mureve, ku 600 shqiptarë të pafajshëm dhe tek porta e ferrit të kampit shkruhej: ”Ju që hyni këtu, lini çdo shpresë”. Tek Përshkrimi : Kujdesi i Bashkimit Evropian, për të përkujtuar çdo vit , 5 majin 1945., Autori na njeh me kujdesin e e Austrise, ku filloi interesimi për Memorialin e Mat`hauz dhe u hap më 1970 ekspozita e parë historike..Sot , BE, për të mos u shuar nga kujtesa e njerëzimit, martirët e pafajshëm, që u burgosën e u torturuan në këto kampe e nënkampe të shfarosjes, organizon “Memoriali Mat`hauzen simbol i historisë bashkohore” në nderim të dëshmorëve të Mat`hauzenit, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga vendet evropiane.Shkallët e vdekjes…186(shkallë) duke mbajtur mbi shpinë 50-60 kg peshë., shkallët e tmerrit… Dhomat e Gazit, të cilat” dhuronin” vdekjen, në uzinat kimike si : “Farben” e “Krup”,ishin instaluar në dhjetë kampe si në Gjermani e Poloni.Vdekja brenda 15 minutash nga “Zilkon B “.Andrea me një mjeshtri artistike ka përshkruar “Telat me Voltazh” sipas rrëfimit të një polaku, një rrëfim mallëngjyes, duke kujtuar besën e shqiptarit se nuk do më treste dheu” .Lexojeni dhe do kuptoni vërtet shqetësimin njerëzor, ai ishte kudo njëlloj si në Breg të Jonit dhe ne Balltikun e Largët. Matrikullimi dhe Veshja kanë qënë pjesë e “Sheshit të Apelit” ku bëhej dorëzimi I mjeteve për të internuarit.., një matrikull ku shënohej numëri, dy gërma ,që tregonin identitetin e tij dhe vendin nga vinte…dhe mbi dore një numër skllavi SS me damkosje nga hekuri i nxehtë dhe në kokë një shirit flokësh të pa qethur.Taman si një skllav… Po ushqimi?..Këta njerëz ngriheshin në orën 3 të mëngjesit dhe punonin deri vone në mbremje. pra 1450 kalori nga 4500 kalori që i duheshin trupit për të jetuar…Nga kjo rrugës vdisnin nga 30 deri 150 në ditë.Trupi i njeriut kishte aritur peshën 28 deri në 40 kg. … Djegjen në këto furra të tmershme, ku në kampin e Mathauzenit, por dhe në kampet e tjera shfarosëse si n ë Guessen, Ebesen, Melk dhe Arthmen, Aushvic , u dogjën gjithsej 27.556 veta…Këtu janë dhe emrat e shqiptarëve që u eleminuan me djegje…një tmerr i vërtetë….Mjedisin e eksperimentit: Tek Baranka e Burgut kanë kaluar 4600 persona, nga të cilët 4200 persona janë masakruar. Kujtojnë greminen ku hidheshin pas eksperimentit dhe Tavolina e ekzektutimit me plumb pas koke..Tek pjesa “Statistikat tronditëse” janë vërtet alarmuese per të mos e harruar kurrë kohën e nazifashizmit. Kampi I Mat`hauzenit kishte të regjistruar 206.000 të internuar..Mbeten gjallë vetëm: a-meshkuj 66.534 ;b-Femra 1.734 Autori na ka skalitur edhe disa personazhe të cilët janë pajisur dhe me nje jeteshkrim autobiografik të aktivitetit te tyre patriotic si :Jani Kosta,Isuf beriberi,Dy vëllezër , Kristaq e Kristofor Gjylli, Perikli Papingji,Izet Mamaj, Rexhep Toto,Qazim Çakëri, Athanas Babe,Vangjel Shkurti, Mihal Pema,Vehbi Vreshtazi, Bedri Agalliu,Siko Naqo, etj.. “Shqiptarët në kujtesën e kombit”, ku jepet lista pranë kremtariumit Mat`hauzen”.Ai na njeh dhe me dy revoltat, 2 korrik 1942, ku morën pjesë 360.000 të internuar, të cilët më vonë qeveria naziste i zhduku në forma të ndryshme…Pasi ndërhynë aforcat aleate, bënë Çlirimin e kampit të Mat`hauzen.Në 1 maj 1945 ishin çliruar.2.500.000 persona dhe mes tyre dhe 23 shqiptar.Pas çlirimit të kampit rezultoi se :.Në gjithe Evropën nazistët kishin ngritur e funksiononin 1226 kampe kryesore.: a-1011 kampe përqëndrimi dhe b-114 kampe shfarosese , ndërsa për hebrej, gjithsej 2351 kampe e nënkampe. Tek pjesa “Gjyqi dhe vendimi” na njeh me vendimin e 8 gushtit 1945 nga Fuqite e Medha per krijimin e Gjykates për të vënë në bankon e të akuzuarve kriminelet nazito-fashist..Vendimi i 18 tetorit 1945 ne Berlin Gjykatës ju dha Pretenca për të pandehurit.Më 20 nëntor 1945 nisi proçesi dhe paraqitja e provave perfundoi më 31 gusht 1946.Disa dokumenta u gjeten ne minieren e kripes dhe muret e disa godinave…Gjykata Nderkombëtare ushtarake vendosi: 12 me varje, 3 me burgim te përjetshëm,, 2 me 20 vjet ,, 1 me 15 dhe 1 me 10 vjet..Ekzekutimi u krye në godinën pranë oborrit te Burgut të Nurenbergut….Autori librin e mbyll me Optimizmin, ku mbresat dhe britmat zgjojnë botën nga kolapsi duke i kerkuar shteteve e qeverive :” Kush mbyll sytë nga e kaluara, mbetet i verbër ndaj të ardhmes” dhe autori i bën thirrje brezit të ri, mos e “braktis simbolin”.Bëhu edhe ti, si ata , që e ndjekin pas historinë, përmes simboleve…”Ky liber vlen për çdo familje shqiptare për të mos harruar ata që ranë për çlirimin e atdheut.Brezi i ri duhet të zgjohet dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e demokracisë, për atë demokraci, që luftuan breza të tërë.Eshtë një libër, që edukon dhe ngre lart moralin patriotik duke këmbëngulur në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.Urime Andrea për këtë punë kërkimore e shkencore.Faleminderit Më 19 maj 2021 ora 10.30 në Bibliotekën "Nermin Vlora Falaski" ,të universitetit "Ismail Qemali"Vlorë
Comments