Kujdestarët tanë moralë


Kujdestarët tanë moralë


Fatmir Terziu


Kur e dëgjova për herë të parë proverbin shumë domethënës „unë prisja drutë me sëpatë dhe ti bëje „Uh“, qesha për të kaluar radhën dhe mos ofenduar atë që m'a tregoi, ndërsa tani qesh dhe qaj njëherësh. I dyti që bënte „Uh“ dilte më i lodhuri dhe më i raskapituri, por në fakt dhe më i mençuri i një shoqërie të tillë, që vazhdon prej vitesh e vitesh. Them më i mençuri se ai është i zoti të bëj turma për vete, ai bëhet dhe një karem për zyrat, kutitë e votimit, podiumet dhe stendat e vlerësimit. Është i zoti mjaft! Shkurt mbetet „pelivan“ edhe në fjalë. Edhe në mesin tonë ka mjaft të tillë. Ne shkruajmë me javë, me muaj, kërkojmë, hulumtojmë, shtrydhim mendjen dhe njohuritë e mara në shkolla e universitete, dikush bën një „like“, „një koment në rrjetin social“ dhe quhet „gjeni, gjenial“(!) Dikush gjen ndonjë citat, lëshon ndonjë fjalë pikiatë dhe fap me dhe pa imagjinatë përdoret si did