Kufizim


Astrit Lulushi

Kufizim

Astrit Lulushi


Gjatë këtyre 3 dekadave, shqiptari ka jetuar si i liruar me kusht pas qëndrimit në burg për 45 vjet. Si dëshmitar material i vjedhjes, krimit e korrupsionit, atij tani i mohohet e drejta për të udhëtuar dhe mbahet në izolim. Kjo është si kohë para-zgjedhjeve, kur njeriut i ofrohen premtime e dhurata, ose para-gjyqit, kur dëshmitari udhëzohet e përpunohet.

Pa lëvizje nuk ka gjallëri; të qenit gjallë është jetë; pa liri të lëvizjes nuk ka as të menduar, pasi duke mos qenë i lejuar për të dalë në rrugë, automatikisht eleminohet mendimi se “çfarë do të bësh kur të dalësh?”

Gjëja e parë që synon një qeveri tiranike - të cilën themi se e njohim, por duket se jo, por ekspertë të saj jemi - është kontrolli i lëvizjes së shtetasve, ashtu si me këmbën mbi pedal, shoferi kontrollon lëvizjen e makinës, duke e frenuar ose e lëshuar atë me vrull. Heqja e lirisë paralizon lëvizjet dhe njeriun. Keqbërësi dërgohet në burg për të mos patur kontakt me të tjerët jashtë