top of page

Ku ta lidh ëndrën


Kristo Çipa, “Mjeshtër i Madh”, me librin me poezi: “Ku ta lidh ëndrën”, bot.UETPRES, maj 2022. Nga doc.Odise Çaçi, Vlorë, më 24 qershor 2022

Ka një parathënie dhe një analizë konçize nga poeti e studiuesi Ilirjan Zhupa dhe nje pasthënie nga i madhi Petrit Ruka.Ky është një vlerësim i madh për këtë poet, shkrimtar, eseist, rapsod etj, Pena e këtij poeti është ngjyer në bedenat e Bregut jJonian dhe në valët që përplasen mbi këta shkëmbinj mijëravjeçar, sa dhe vetë jeta. Ilirjan zhupa e quan librin “Ishull Kënge dhe poezie”; ndërsa Mjeshtri i Madh Petrit Ruka : ”Poezi të tilla, të mbira mbi trungun shekullor të një tradite mijëravjeçare, u ngjajnë ullinjve pleq që “flenë” si trungje shekuj të tërë plot zgërbonja dhe ja , befas një kohë u teket dhe nxjerrin degë të blerta, lastarë të gjatë të bukurepsur nëpër ëndrrat e tyre të fshehta e të normatisura nga misteri”(Tr.2019) Nuk marr përsipër një analizë letrare, por do jap disa mendime për këto poezi brilante , që janë si një gjerdan margaritar i veshur rreth zonjës Himarë. Autori e nis librin me poezinë:”Popullin tim kërkoj” ku këtë popull e quan “të prangosur këmbë e duar”, nën qiellin burg”, ku “qiriri dhe e qiparizi, popullin tim kërkon si eremit” dhe detin nuk përgjigjet dhe “shteti ikën e fshihet”. “Ku Evropa qesh e lot me ne, për ushtarë në Iran, Afganistan, Bosnjë, Ukrahine, Vërtet një Shqipëri në tranzicion të pa fund…, ku poeti e krahason Evropën me mitologjine e Penelopës…Pen e Lyp”..Dhe autori si udhërrëfyes mban Shqiptarinë dhe SHBA…I bën thirrje popullit të zgjohet dhe këtë popull ta kërkojë :“mes ditës”.Vërtet nje poezi që troket në zemrat e shqiptarëve patriot… Poeti Çipa i ka kushtur poezi Dhimitër Angnostit që e quan “sy Apolloni, ju përtej kohës shikoni”; Robert Ndrenikën “Për rolet e vetëtimta , o sheksperian Ndrenika, Zeusi që kishte Çika” dhe kërkon nga shteti “të nderojë bijtë e vetëtimës”, ndërsa për prof.dr.Rexhep Qosen “Merrni dritë që kurrë nuk soset, Nga mendimii Rexhep Qoses”; Ismail Kadarenë e quan “Gjeniu gjirokastrit” dhe thotë se “Të lumtur të gjithë sa qenë, që jetuan Kadarenë”. Ai ka trajtuar dhe Elegjinë, kushtuar Mjeshtrit të Madh ,Petrit Ruka e quan “Nafora e Kombit”,”Ke pas karvanë mitologjike, Shalo një kalë e kthehu sërisht”. Ai i këndon vëllait të tij, Lefter Çipa, Nder i Kombit dhe kërkon sot nga “Shkoni breza , merrni dritë,/ Nga dheu ku fle poeti,/ Këngën ta doni si sytë, /Atdheu është amaneti!”, pasi ishte “Poeti i këngës së re!”. Poeti ka trajtuar këngë lirike si dhe balladën… Autori i këndon “Shqiponjës”, këtij zogu krenar, që qëndron mbi flamurin tonë në shekuj, mbase dhe mijevjeçar , kërkon që kjo botë e trazuar: “Të mos ketë frikë nga simbolet me Shqiponjën, pasi sa të jetë toka: “trupin do kërkojë koka”, pra coptimi i trojeve shqiptare nga 144 mije km katrore, në 94 mije dhe pas viteve 1878, 1913, 1920 dhe 1946 ngeli ne 28748km katrorë.Ne sot nuk kërkojmë asgjë përveç atyre ,që caktoi Kuvendi Historik I Vlorës më 28 Nentor 1912-një Shqipëri Natyrale. Kristo Çipa ndalet tek “Plaga e gjuhës”, ku: “Nëpër prush e nëpër flakë flitet gjuha ime”, ku “darkë më darkë e mësoja, ditën e mbuloja”, pasi ishte një gjuhë e anatemuar nga pushtues të ndryshëm…”Jam gjuhë që jam vrarë,/ që bija kam lindur,/ Dhe gjak më kanë marrë, /por nuk jam gjakaprishur” dhe vazhdon:”Nxij mallkimin dhespoti, nxij ferman veziri”.dhe konkludon se:”Vetëm identiteti është drita në liri, Atë që nuk e bën shteti, o Nënë , bëje ti!.Kjo është një thirrje për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e banojnë të mos harrojnë kurrë gjuhën e hyjnishme shqipe… Tek poezia “Mos lini të thahen degët”, ai kujton nga Himara ,Plavën e Gucinë: “Ku luftuan të parët tanë” dhe kujton me mallëngjim:”Të shtrënjtat Plavë e Guci, Ju të voglat si sy” dhe vazhdon se “Kur vëllai vjen tek porta,/ Zemra zgjerohet sa bota”.Po ishte Flota e Fuqive të Mëdha që krijoi bllokadën në vitet 1880 dhe ja dorëzuan Plavë, Guxi e Ulqin, Malit të Zi”.Një tmerr i vërtetë i bërë nga Evropa, Perandoria Ruse , në bashkëpunim me Perandorinë Osmane dhe Kristo Çipa, shqiptari, jep atë që koha kërkon:”Plavë, Guci e Himarë, Oh, sa mirë me qen shqiptarë!”. Ai u këndon arbëreshëve ,që për 6 shekuj nuk harruan gjuhën amtare, shqipen” ”Nuk u tret gjuhë e bekuar..”,”Si petalet e zambakut, janë gjithë këngët e djepit”.Tek poezia “Kur zgjohet Fëmijëria” autori kujton : ”Ata baballarët tanë,/Të hollë si jataganë, /Me poture tallaganë,/ Llafin e kishin fermanë” dhe kujton se “Zile e mushkës si gjëmime,/E zgjon fëmijërinë time…”Bukur.. Tek “i munduari” autori ndalet tek ëndërrimet, që ngelen të tilla, pasi bota është e “parfumosur” ,ku dhe zemra është e ndarë, plot me plag ajo për vete ,”Gjysma tjetër është behar, .. hoje blete”, dhe “ mjerimi i murmë s`më ndahet,/ shkon në tru si gjak i mpiksur” dhe vazhdon:”Shpojnë ethet e mjerimit si gozhdët e kryqëzimit”.Figura letrare që rrallë i gjen sot… Autori i këndon trimërive të trimave të 1920, ku brënda tre muajve furia popullore i hodhi në det, pushtuesit Italianë.Vërtet një popull trim e liridashës. Dhe autori kujton se “Furtuna zgjoi Evropën,Nuk rron dot trupi pa kokën” dhe ndonëse kanë kaluar mbi 100 vjet, kombi nuk ecën përpara pa u bashkuar:

”Pa bashkim s`ndryshojme dot jetën” Lufta e Fushë- Kosovës ,1389 një luftë Ballkanike ku furia osmane, mposhti Ballkanin dhe ngriti Piramindën me kafkat e të vrarëve.Dhe autori i kujton Evropës:”Në dyzimet evropiane,/ Dy shekuj varur si era,/ Ti si pema e bajames/, Çel pa ardhur pranvera” dhe kërkon sot nga politika shqiptare në të dy anët e kufirit:”Hapni shtigje,prishni prita/, Pse dy shtete për një popull!Nga guximi ndizet drita,/Rreth e rreth shqiptarë rrotull” Autori në këtë tranzicion duke parë lukuninë qeveritare, si vendore dhe qëndrore jep alarmin për grabitjen e tokave në bregdet, nga lukunia qeveritare”U ulën këmbëkryq” dhe “foleja sikur s`është jona,/ zogjtë po i merr bota/, u ngjall në korie skifteri dhe mua më mbeti bosh qielli” dhe kritikon largimin masiv nga Himara:”Ju veç arratisjen njihni, dhe jetën e varët në portë” dhe autori u kujton atyre që grabitën pronat :”Unë qiellin do ta bëj udhë,/ Sinorët i kam në sqep,/ të mos bien malet në gjumë,/ Do t`i tund-fosnjat në djep” dhe vazhdon:”Të tre si trini e shënjtë…Shqiponja, unë dhe të rënët”. Autori e mbyll librin “Në pikën e lotit” dhe autori kujton “Dua të fshehë lotin tej në guvë të Zanës,/ në boshtin e globit në bark të bërthamës” dhe vazhdon:P”Shqipëria ime mes perandorive,/ Vallë si s`u fshive nga syri i stuhive?/Romaku dhe sllavi,/ bizanti Osmani,/ Kur zij çelte bari /ti dlje nga varri” , “Se shteti do burra,/ do kollonë vatani,/ Ballkani në zjarre, /bota i bën roje…Dil zot Shqipërie si Krisht i ringritur!” dhe e mbyll se “Në pikën e lotit,/ babait të kombit ti puthim duart”.Ky është poeti “i zjarrit” Kristo Çipa, një djalë nga bregu i Jonit, ku dallgët e kanë përplasur shumë herë nëpër shkëmbinjtë të gjakosur., por mbijetoi. Ky është një libër për të gjithë ata që e duan poezinë dhe vëndin ku kanë lindur.Kristua edukon ndjenjen e atdhetarisë, u bën thirrje shqiptarëve dhe në veçanti bregasve të Jonit, të kthehen dhe ti riblerojnë ato brigje me portokale, limona, ullinj dhe frutikulturë, me blegtori që të rioshëtijnë malet nga Çika deri në Konispol e Gramoz si dikur.Urime miku im Kristo!

Vlorë, më 24 qershor 2022 Nga doc: Odise Çaçi

70 views12 comments

12 Comments


Timo Merkuri

Fatmir Terziu ky nuk është koment, ky është një studim konçiz më vete dhe di i tillë duhet publikuar. S'ke arsye pse për hir të modestisë të rezervohesh të shprehesh. Mosshprehja është dhe një "fshehje" vlerash të dyanëshme, të poetit dhe studiuesit, indirekt

Like

Fatmir Terziu:

Duke i ndriçuar të gjitha, ndërsa pikëzat e errëta flashten tutje largësisë dhe dimensionit të vlerave që jo pak herë pena e Doc Odise Çaçit transmeton qashtër në ndalesat e tij kritike dhe analitike të krijimtarisë dhe krijuesve. Dhe kështu autori dhe poeti, Kristo Çipa, „Mjeshtër i Madh“ vëmendshëm me zhurmat e jashtme dhe të brendshme vrapojnë simetrikisht të shembin murin që mbart në izolimin e një vendi të errët të freskët. Ky izolim i tillë shkëputet nga bota rreth vargut dhe vendoset në heshtjen që flet, pasi sikurse thotë Çaçi“Pena e këtij poeti është ngjyer në bedenat e Bregut Jonian dhe në valët që përplasen mbi këta shkëmbinj mijëravjeçarë, sa dhe vetë jeta.“

E aty poeti qashtër…

Like

Zylfie Sulcaj

Pershkruar mjeshterisht prej jush ! Respekte !

Like

Drita Agaj

Rezume e merituar per mjeshtrin e penes Kristo Cipa, per vlerssimet e poetit per koleget , poetet e shkrimtaret qe bene epoke per atdheun e vecanerishte per brigjet magjepse joniane qendisur nga pena e profesorit ,studjuesit e krijuesit te papertuar Odise Caci! Gjithnje te respektuar !

Like

Eqerem Canaj

Urime Odise Caci, urime zjarri poetik- Kristo Cipa!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page