top of page

KU T’I GJEJ TRIMAT E RËNË?


Odhise Gridho, Ferhat Çakërri dhe Skënder Hasko

Ferhat Çakërri (1929-2000) është një ndër poetët e letërsisë Shqipe për fëmijë e të rinj mjaft i njohur me krijimtarinë e tij të pasur.

Brezi ynë i atyre viteve, që e kemi njohur nga afër kemi kujtime dhe kjo në bënë të publikoj një poezi nga krijimtaria e tij poetike!


KU T’I GJEJ TRIMAT E RËNË?


Nënë,moj e dashur, nënë

Ku t’i gjej trimat e rënë?

Tek çel lulja e lind dielli

Bir, dëshmorët do t’i gjeni!

Nëpër ara plot me grurë

Të bashkuar në flamurë!

Nëpër male plot me borë

Do të gjesh plot dëshmorë.

Nëpër kodra,fusha, pyje

Bisedojnë me hënë, me yje.

Nëpër kroje anës lumit

Ku lajnë plagët e plumbit.

Nëpër shkolla, nëpër sheshe

Me fëmijët përshëndeten.

Në çdo festë ngrihen në këmbë

Mbushur lule, mbushu këngë.

Në shtëpi, në ballë, në dhomë

Edhe thellë në zemrën tonë!


Mar nga “ Antologjia e poetëve të Vlorës“,viti 2004, f, 54 Pregatitur nga Arqile V Gjata

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page