KU PO SHKOJNË KËTA TË DY?
Kapërcyer kanë fjalën, malin , shiun, vetëtimën, në duar- zjarrin, teksa hapërojnë në ajër në pllajën e dielluar bujarisht.
Përballë tingëllon jeshili përanash asgjëja qielli përmbi.
Për ku janë nisur këta të dy?
Mali hijerëndë fija e barit përkundur nga era kundërmimi rigonit cinxëri, thellë gëmushës livadhi blegëruar nga luleshqera kanë dijeni, se jo më larg se koha e mjaftueshme për tu shuar zjarri do shfaqet kroi, kalldrëmi, kisha dhe mermeret rradhë rradhë që heshturojnë hijshëm përkarshi.
Ku po shkojnë këta të dy të lidhur gjuhësh iu purpuron këmisha?
Përballë pylli përanash asgjëja qielli përmbi.
תגובות