Ku janë perënditë?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 6, 2023
- 1 min read

Ku janë perënditë?
Astrit Lulushi
Në botën ekstradimensionale në një Tokë alternativë me rregulla të ndryshme, është shtëpia e të gjithë perëndive. Mbretëria e tyre është në Bjeshtët e Nëmuna.
Zeusi ka evoluar në Jupiter dhe është bërë funksionar më i lartë, së bashku me gruan e tij Hera, e cila është bërë Juno.
Eathena tani sundon në vend të tij. Në këshillin e saj janë vëllezërit e motrat Apolloni, Artemida, Herkuli, Mërkuri, Venusi, Tritoni, nipat e saj Eros dhe Thanato, dhe xhaxhallarët e saj Hades dhe Vulkan.
Kushërira e saj Persefona ulet gjithashtu në këshill, Aresi është i lidhur me zinxhirë në Tartarus dhe rolin e tij e ka marrë djali i fundit i Zeusit, Megas Alexandro, i njohur tashmë si Mars.
Poseidoni është ende përreth, por në një rol kryesisht këshillues, pasi i ka dhënë vendin djalit të tij Tritonit.
Dietitë e tjera, Kalipso, Pan, Dimeter, Thetis dhe "zotat e rinj" si Akili veprojnë si roje të tyre.
Ata ende e tërheqin fuqinë nga ne, sa herë që bëjmë filma, libra ose komente rreth tyre, adhurimin e paganëve ose kur e bëjmë Merkurin simbolin e luleshitësve ose i emërojmë një aeroplan ose raketë Hercules, Jupiter, Nike, ose Neptuni. Ata ecin me ne edhe sot e kësaj dite.
Comments