
Ku ishit ju, ADAMË?!!!
"Të heshtësh bën akt terrorist!" DEAN FANTE
(poezi)
Nga Përparim HYSI Kam një pyetje që nuk më lë të qetë, Kam një pyetje që kërkon përgjigje:
-Të gjithë ju,ADAMË,ku qetë,
Kur në SHQIPËRI u bënë krime?
Ku qetë kur TRIFON XHAGJIKËN vranë me plumba
Vetëm e vetëm se"Atdhenë e pa lakuriq" *
JU veshët me dyllë,nga goja:vuva!
E bëtë sehir kur e vunë në kryq!!!
Dhe Vangjel Leshon e vranë dhe FAdil KOKOMANIN
(Por ju nuk i patë se"sytë i kishit mbyllur")
Po si mund të hidhnit poshtë partinë e komandantin?
Se ju,besnikërisht,me partinë qetë lidhur.
Krijimtaria juaj shkonte"fjollë" dhe partia u vinte dafina Se në prozë a me vargje"zbukuronit oborrin e partisë" Gojën hiç nuk e hapët as kur u prishën xhami e kisha Se ju kot nuk ishit"krenaria e kulturës dhe e letërsisë". Heshtët dhe kur u vranë dy POETË në LIBRAZHD (UH,po si në LIBRAZHD të ketë poetë?!!!) Me partinë e pushtetin kullotnin në një grazhd Dhe për ju sahati i konfortit rrinte tetë!!! Kurba e terrorit ngrihet ca më lart Në KUKËS varën POETIN HAVZI NELA!!! Heshtët se në shpirtëra kini natë Dhe për ju,ADAMËR,më kap e vjella. Tani zini e flisni,zbrazni pushkë pas luftës, Dhe gati"bini therorë" me tuajat shkrime Nuk kini kokrrën e kripës,as druajtje prej krupës Se jini bashkëfajtorë në krime. Pendesë nuk njihni dhe hiqeni inoçentë "Qe kohë e keqe dhe qe diktaturë!" Secili që dje heshti,sot gati të shpallet disidentë
Ç'është më e keqja:-Ndonjë rreh gjoksin se qe burrë! ADAMËR! JU nuk e hapët gojën,kur duhej folur, Dhe partia e pushteti ju mbuloi me çmime Patjetër,kur erdh demokracia,pendesë duhet të kishit njohur (këto vargje të mia,e presin një përgjigje) * varg nga TRIFON XHAGJIKA.
Tiranë,24 shtattor 2021
Comments