top of page

KU I KEMI HERONJTË E SOTËM


Vullnet Mato

KU I KEMI HERONJTË E SOTËM

Ku i kemi trimat e bëmave të mëdha heroike?

Ku janë heronjtë e sotëm të vetëflijimit atdhetar?

Flenë moteleve me dashnore e kurvicka histerike,

pinë “Viagra” dhe injektojnë “Heroinë”në damarë.

Mbushin faqet e shtypit dhe ekranet me ngjyra,

prototipat e vipat, që bëjnë shou, në “Big Bradhër”,

ku kacafyten tre muaj, e bëjnë tualet në pasqyra,

të fitojnë miliona, duke puthur vajzat e radhës.

Puthen e zhgërryhen në emisionin “Përputhen”

ndërrojnë femrat gjokszbuluar, si gratë mbreti.

Secili ka në “Low Story”, një harem me pipiruqe,

për t’i imituar fëmijët, në moshë adoleshenti.

Përdhunuesit ndërkombëtar, furnitorët e drogës,

të dënuarit nga kodet evropiane, që bëhen deputet.

Dergjen pas hekurave, për katër-pesë, heqje koke

dhe ngrohen në diell lirie, pasi janë dënuar përjetë...

Pseudoheronjtë, që zotërojnë mjeshtërinë e shpifjes,

duke zbrazur për rivalët helm më të fortë se të gjarprit.

Qejflinjtë e sofrave, me fondet mbledhur të gjobitjes,

shkatërruesit e pronës shtetërore, që paguajnë të varfrit.

Famëmëdhenjë e lajmeve me tituj:”Eskobar i Ballkanit”,

që nën hundët e rendit, ngrenë shumëkatëshit luksozë,

që bëjnë vila buzë deteve, me emrin e ndonjë rrufjani,

duke shirë drith hashashi në lëmenjtë e kapove mafiozë.

Dhe gjejnë sheh Don Kishotët, që u ngordhën kuajt,

për tundur shpatat e ndryshkura e për të vjellur vrer,

duke çuditur të gjithë popullin shqiptar e kudo të huajt,

pasi për t’u ulur kolltukët e vjetër, u ka marrë koka erë.

Ku i kemi trimat e bëmave të mëdha heroike?

Ku janë heronjtë e sotëm të vetëflijimit atdhetar?

Flenë moteleve me dashnore e kurvicka histerike,

pinë “Viagra” dhe injektojnë “Heroinë” në damarë...

22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page