KU DO TA GJEJMË KASTRIOTIN?


Luan Çipi

KU DO TA GJEJMË KASTRIOTIN?

Nga Luan Çipi


Një lajm i beftë në eter,

Sikur u shkrua me dorë:

Kaçi ynë, iku si errë

Më tridhjetenjë dhjetor!

E la të helmuar Florën,

Djalin dhe vajzën flori;

E la të hutuar Vlorën:

Si mund të vdes kaq i ri?

I pa sëmurur një herë,

Për çdo ditë peshkim në det,

Lart e poshtë me shokë të tjerë

Dit’ e natë  n’ motoçikletë.

Pa e kthyer fjalën kurrë,

Kurdoherë me besë si burrë,

Me shokët e kishte grurë,

Buzëgazi, gjithë nur.

Për grua dhe për fëmijë,

Ishte dashuri e rrallë;

Për shokë, miq e gjitoni:

Në gëzime dhe në hall!

Po Alberti, që la pas,

Ku do ta gjej ngushëllimin,

Vëllai i vetëm shend e gaz,

I pa fat, gjeti amshimin.

Po qan Vlorë, Zvërnec e Kume,

Motori, më s’do gjëmojë,

Po për ne, përherë më shumë

Kastriot Bani, do rrojë!

Hollandë, 01.01.2020


#Luan #Çipi

12 views

Shkrimet e fundit