Vullnet Mato
Shkenca, me përparimin kozmik,
nuk arriti prapambetjen të shkuli,
nga kthimi pas, te prejardhësi arkaik,
në koliben e hershme të majmunit.
Luftërat e pareshtura në Palestinë,
për të zotëruar varrin e Krishtit,
vërtetojnë, se trashëgojmë egërsinë,
si në xhunglën e majmunit ku ishim;
Klandestinët mbytur në Mesdhe,
nga lufta siriane e parafundit,
dëshmojnë kthimin e kohës së re,
në çadrat si kolibe të majmunit;
Mizëria masive, e ikjes afgane,
në tmerrin e aeroportin të Kabulit,
dëshmojnë prapakthimet mjerane,
në koliben fillestare të majmunit;
Kur Dubai, Amerika, Sharm El Sheik,
bëhen shembull modern gjithkundi,
primitivizmi i hershëm, nostalgjik,
na rikthen në koliben e majmunit.
Kthehet shfarosja me pandemi
si në kohërat e errëta të kolerës,
vdes njeriu goditur në mushkëri,
nga virusi përhapur prej erës.
Virus i përgatitur, për eliminim,
armë biologjike e fuqisë së fundit,
përmbi raketat atomike në asgjësim,
për t’u kthyer në koliben e majmunit.
Lënia e globi, në flakët e zjarrit,
përmbytjet nga dallgët e tajfunit,
tregojnë mbetjen e mijëvjeçarit,
në koliben e hershme të majmunit.
O krerë shtetesh, o paranojakë,
të etur për para dhe pushtet,
po ndizni luftëra të derdhni gjak,
ta bëni Tokën, Hënë të shkretë;
Por këtu do të ngordhni edhe vetë!...
S.Athanasi:
Vargje të ndjera ku buçet mendimi i protestës ndaj prapësive të të fuqishmëve të këtij planeti., që vafshin në djall. Urime! / S.Athanasi!