Kryetari i Grupseksionit, biznesmeni Cufaj përshëndet marrëveshjen


Gazmend Cufaj



Mesazhi i parë vjen nga Kryetari i Grupseksionit të degës së PD-së Barking dhe dagenham në Britani të Madhe, biznesmeni i mirënjohur shqiptar, Gazmend Cufaj. „U ndjeva mirë dhe kam marë me qindra telefonata dhe mesazhe nga anëtarët e PD-së së Grupseksionit tim, nga miq dhe dashamirës të PD nga të gjithë anët ku ata jetojnë dhe punojnë, me vendimin e daljes më 25 Prill si Opozitë e bashkuar rreth PD-së së kryeministrit të ardhshëm, z. Lulzim Basha.“ – na thotë ai. Kështu lajmi i shpërndarë nga mediat se 24 shkurti shënoi afatin përfundimtar të krijimit të koaliconeve parazgjedhore dha dhe faktin se pas ditësh e orësh negociatash, Partia Demokratike firmosi marrëveshjen parazgjedhore me dhjetëra parti, ku mund të përmendim PR e Fatmir Mediut, FRD të Bamir Topit, PDK, Nard Ndoka, LZHK, Dashamir Shehu e të tjera.

Kjo e bën akoma më të fortë tashmë besimin dhe përkushtimin tonë dhe të Grupseksionit tonë, vazhdon Gazmend Cufaj, i cili ka kohë që nga nisja e fushatës që po angazhon në forma virtuale dhe të tjera efikase në angazhimin e të gjithëve për të ofruar votën e duhur për fitoren e PD-së. Të gjithë janë me familje dhe të afërm në Atdhe, ndaj me ndihmën e tyre realizojmë atë që na takon, atë që duhet ta bëjë çdo demokrat në këto ditë deri në fitoren e merituar.

Për këtë Kryedemokrati Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, theksoi se ka ardhur koha për ndryshim dhe se në krye tanimë duhet të jetë opozita e bashkuar. “Ka ardhur koha të ndryshojmë. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”, shkroi Basha. Vlen për t’u përmendur se LSI ka zgjedhur që të kandidojë e vetme në zgjedhje, por megjithatë në disa qarqe ku ajo nuk e ka të sigurt sigurimin e një mandati, mund të përfshihet në lista të përbashkëta me PD-në, aleate të saj.


40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif