Kryesorja dhe mbi të gjitha mbetet Familja


Kryesorja dhe mbi të gjitha mbetet Familja


Një nga aktivistët e mirrënjohur të komunitetit shqiptar në Londër, Lutfi Gashi, ka postuar së fundi disa fotografi në përkushtim të familjes. Z Gashi që njihet si një nga drejtuesit dhe mbështetësit e dieve të shumta familjare të Shoqatës „Peja“ tashmë shihet në ditë të përkushtuara pushimi me familjen e tij jashtë territorit ku ai banon, punon dhe angazhohet prej vitesh.

Me një shënim të shkurtër „viti 2021“ dhe me fotografinë nën simbolikën e shkruar pingul „PALMA' kuptohet qartë se ai ndodhet në ditët e tij të tilla në territorin spanjoll, ku nga harta e postuar kuptohet se ai tashmë ndodhet në Cala Mayor Beach, Palma De Mallorca, të Spanjës. Nuk është ehra e parë që biznesmeni i njohur i këtij komuniteti di të ndajë kohën e tij me familjen dhe të jetë një shembull i ndjeshëm edhe për të tjerët. Kryesorja dhe mbi të gjitha mbetet Familja, ky është mesazhi që nënkuptohet nga e gjitha.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit