top of page

Kryeshkencëtari i Budallënjës para pasqyrës



(Mund ta lexoni si para dhe pas pasqyrës)


Prolog

Ju do të pyesni - çfarë ndodhi me qytetin e Budallënjës? Nuk mund të thuhet me dy fjalë. Fundja ka një histori të paparë. Dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe sot e pandarë.

***

Burhan Bulla filloi nga Budallënja. Fliste me veten. Fliste dhe pëshpëriste ndërsa griste letra me thasë. Griste dhe gati sa nuk pëlciste. Fliste…

Nuk e di nëse ai e ka lexuar Shekspirin! Por ata që e kanë lexuar, e dinë profecinë e errët të shtrigave (ato tre!): „I pamposhtur do të jetë Makbethi, derisa/ Druri i Burnhamit të marshojë në fushë/ Në Kodrën e Dunsinane...“.

E gjitha ndodhte në një datë. Le ta themi më shumë se një datë, por nuk duam të ngatërrojmë, diçka shumë më madhështore se ajo që ndodhte në Budallënjë. Atje në atë qytet të sapojohur nga Akademia e të Marrëve marshoi injoranca kundër dijes. Tempulli i dijes është zhdukur. Në mënyrë simbolike u larguan baballarët e shkencave dhe vendin e tyre e zunë të sapoardhurit nga Budallënja. Ata tashmë, që drejtuan kortezhin e shkencëtarëve, të cilët çdo manjat dhe ndërmjetës i fuqizuar i poshtëron, përçmon dhe grabit, do të ulen në pensionimin e tyre dhe do të shkruajnë rrjeshta fjalimesh me mëditje. Ore, shkurt me pagesë për injorantët që votuan kundër tyre.

Kështu ishte përhumbur Burhan Bulla! Tashmë do të ishte në krye të detyrës. Me kënaqësi dhe një ndjenjë të çoroditur të detyrës ai nisi të shkruajë fjalimin e tij të parë….

Ne nuk kemi nevojë të futemi në të cekëtat mendore të mediokritetit të pangopur dhe agresiv për ta kuptuar atë. Ajo është cinike e sinqertë në dëshirën e saj për të fshirë "mbetjet" e së shk(r)uarës. Në Budallënjë.

Kësaj radhe ishte i pari mëvotues që nuk i pyeti shkencëtarët me qortim pse nuk u hodhën kundër shkrirjes apo kundër gropës së krapit në rezervatin e njohur për politikën, nuk i kërcënoi se do të jepte dorëheqjen dhe nuk u tregoi se po shkojmë në zgjedhje”. Nuk u thirr askush. Ishte ky një veprim fyes? Fyes pse vendoset as në trotuarin përballë në rolin e protestuesit kundër pleqve protestues?

Kur vetë kjo zgjedhje mashtron një nga rolet e saj, nuk do të thotë se mashtron një tjetër. Kësisoj unë dotë kem rolin e pajtuesit dhe arbitrit fisnik, - përfundoi fjalimin e tij Burhan Bulla. Dhe me shkas filloi rendin:

Dhe në dhomat tona ulen komisarët...

Në 10 minuta, refuzoj punën për 20 a 30 vjet.

Përfundimi i luftës kundër të marrëve.

Një këshillim i vjetër lajkatonte dhe ngushëllonte akademikët.

Ndalimi i ministrave të reparteve të tyre (me dashuri të quajtur Mumja dhe Pica) për të hedhur kualifikime në media, për të bërë shaka me diplomat fallco nga Universitetet dhe madje dhe shaka me shkencëtarët.

E pastaj i vetëmburrej tashmë vetes që shfaqej e plotëfuqishme para pasqyrës së zyrës në Budallënjë:

Si një Moisi, ai ( pra vetë ai, Burhan Bulla) e çliroi këtë mjedis shkencor nga skllavëria faraonike e të mëparshmëve (dhe nënqeshi me vete, po unë, Unë ku hyj këtu?).

Shpall …, po kë të shpall si administrator kryesor buxhetor?

Megjithatë, nën syrin vigjilent të një komisioneri tashmë të huazuar qeveritar që do të emërohet nga Strategu, domethënë nga partia mëmë në pushtet, emri dhe personaliteti im nuk do të jetë thjesht Burhan Dabulla në Budallënjë.

E pra e shikon moj pasqyrë, ky komisar politik do të jetë edhe … më i madh se sa ishin të tjerët më parë (kështu tha Strategu, megjithëse marrëveshja ishte ndryshe), do të marrë pjesë në mbledhjet e kryesisë, do të mbikëqyrë organizmin në Budallënjë, do të marrë vendime pa pasur as një miligram kërkesë për të dhe për të gjithë ata që të kuptojnë shkencën. Një politikan! Dhe një qendër e shtuar poltike. Një qendër në Budallënjë, që do të zbatojë urdhrat e partisë, do të diktojë dhe kontrollojë jetën e shkencës, siç urdhërohet nga e sotmja, dhe do ta nënshtrojë tërësinë e këtij organizmi të shkencave ndaj interesave politike (dhe ekonomike) të autoriteteve (dhe papatëve lakmitarë që qarkullojnë rreth tij). Komisari politik do të menaxhojë atë, do të disponojë paratë e saj dhe do të sigurojë inteligjencën në shkenca, sepse gjithçka, pra që nga ato që quhen kapëse letrash te kompjuterët dhe nga mikroskopët te ndërtesa do të varet nga gjykimi i tij shkencor. E gjithë kjo, sipas një projektligji të shkruar nga një i emëruar i përhershëm dhe i diskutuar me udhëheqësin e rrethit mbi një gotë verë të kuqe në ambasadën … e pathënë në datë. Pra e sheh sa e qartë. Jam para teje e dashura pasqyrë që të hedh tërë këtë dhe atë në kartë. Nuk është më imagjinatë! Dhe brezat do të mësojnë… fundja do të thonë, pasi ta mësojnë. Do të mësojnë se ne ngritëm Akademinë më të Madhe të Budallallëqeve.

Njëherë e një kohë ishte një qytet i quajtur Budallënjë, që u ngjiz nga kjo e thënë. Banorët e saj e mbanin me krenari këtë emër të bukur, e përshëndesnin çdo kryetar të ri me drithërimë dhe besim, e përshëndetën edhe burrin tonë të pashëm dhe shpëtimtarin tonë, puthnin dorën e tij të fortë të majtë, dhe u kënaqën në liritë e tyre vetëm për budallallëqe, rrëmbimet budallaqe dhe mendjelehtësitë budallaqe.

Burhan Bulla përshkroi historinë mahnitëse, zemërthyese dhe udhëzuese të qytetit Budallënjë, të budallenjve, vetëm budallenjve, dhe vetëm budallenjve të budallenjve, por dhe, mbi të gjitha, të sundimtarëve të tyre më budallenj në një libër të madh e të pabotuar më parë nga ndonjë shkencëtar. Shumicës së anëtarëve autori u ka kushtuar faqe të shumta, nga të cilat mësojmë se njëri mund të fluturonte, tjetri kishte këmbët e kthyera mbrapa, që të mund të shpëtonte më lehtë, i treti kishte një kokë të mbushur, që ia vlente të hahej me mustardë dhe i parafundit kishte një pamje të qelqtë si akulli dhe pa çdo mendim, dhe që shprehej gjithnjë shkurt e me frikë: „Unë do të shkrrij!“ dhe „Nuk do ta duroj ngricën!“

Por në numrin e anëtarit 22, i fundit në këtë seri madhështore, Burhan Bulla ndau me publikun e shkencave vetëm tre fjali: „Pelivan i Madh, major dhe në shumë fusha. O qetësi e heshtur që hesht, dhe që kthehet nga të fryj, a nuk je zbulimi i fundit tij. Ai hipi në Budallënjë mbi një kalë të bardhë, dogji një Universitet dhe shfuqizoi shkencat për qejf të vetë.“

Përkthyer: „Për këtë do të hesht. Arriti në Budallënjë me kalë të bardhë, dogji (dogji, djeg, do të djegë) shkollën dhe gjithë diturinë (anuloi, ndaloi, shfuqizoi) shkrimin dhe gjuhën“.

Bërat e të tjerëve zbehen në krahasim me veprën historike të këtij të fundit dhe të vetë fjalim-libër shkruesit. Vërtet, a ka gjë më arkostrategjike se sa të thyesh prangat e dijes, të rrënosh dhe të copëtosh tempullin e spiritualitetit, të çlirosh përgjithmonë Budallënjën nga barrat e asaj bezdi, e të flakësh tek barrën e shkencës?!

Kush më mirë se Burhan Bulla mund ta bëjë këtë?! Fundja a nuk vjen nga koha kur e gatoi vetë Dulla?

***

Epilog

Ju do të pyesni - çfarë ndodhi me qytetin e Budallënjës pasi Strategu u takua menjëherë dhe urgjentisht me shkencëtarin e madh Burhan Bulla. Nuk u ngrit si spital asnjëherë dhe nuk funksionoi si i tillë. Historia duhet të jetë e tmerrshme nëse vetë Burhan Bulla dhe Strategu preferojnë të heshtin.

27 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page