top of page

KRYERRUGA E ÇDO NJERIU


Vullnet Mato


Është një rrugë, ku të mbijnë krahë shqiponje, shtigjeve të padukshme të qiellit të natës. Është një rrugë, ku të përcjellin jonet, e një kënge të heshtur në ajrin e kaltër.

Është një rrugë, ku nata të bëhet mesditë, dielli të rri, mbi dy bregoret e zemrës. Është një rrugë, ku horizonti të ngjitet tek sytë, dhe të bëhet llambë shtylle, disku i hënës. Është një rrugë, ku mund të bëhesh erë, Si maratonomaku drejt qëllimit. Është një rrugë, ku dëshpërimi i thellë, të bëhet shpresa jote e ngazëllimit. Është një rrugë, ku nuk e ndal vrapin, as në lartësitë më shkrepa të përpjeta. Është një rrugë, ku truri të gjallëron hapin edhe kur je larg, me mijëra kilometra. Është një rrugë, ku njësoj, si kali e mushka, trokon thundrat e tua me revan. Është një rrugë, ku mali dhe fusha, të duken, sikur janë nëna me babanë. Është një rrugë, ku çdo njeri i largësisë, bëhet shpendë shtegtar, kudoqoftë. Është një rrugë, me strehën e shtrenjtë të shtëpisë, kryerruga, ku të pret prehri i familjes së ngrohtë

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page