KRYEGENI ARBËROR
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 30, 2020
- 1 min read

Me rastin e celebrimit të martesës së Kryeçiftit Arbëror Andronika Arianiti dhe Gjergj Kastrioti më 23 prill 1451

KRYE GENI ARBËROR
Prillit , seç u ndër ylberi , mbi kështjellën Kaninjote, Andronika bija jonë, rrëmben zemër Kastriote… Tri ditë dasma, tri ditë festa, ato tri dit’u ndez dheu, Trinia përmbi Kaninë, dhëndërr na vjen Skënderbeu… “ Pegasi ” , me flatra zjarri, pesëqind të tjerë mbas tij, Gjergj Arianiti lotuar, Udhë e mbarë, të qoftë moj bijë!... Grisi qiellin vetëtima, Shashica ca pika loti Andronika - Skënderbeu , lidhje që e deshi zoti!... “ Kish ‘e Bardhë” shpërthen portat , çiftit bekim Ungjillor, Ardenica u ndez flakë, me kalorës e dasmor… Nga kalaja drejt kalasë…, fluturoi dallëndyshe, Ngrihet valë nga katakombet : - Dukesha jonë u bë nuse!… Shpata , jatagan në lojra , Berati flakërimë fare Geg’ e tosk vallen eterit, nën shqiponjën dykrenare… Shkëmb na shkëputet nga shpirtiii…, për ta, urim vllazëror, Se të mpiksur, që në vezë,- Krye Geni Arbëror!... N . L . ( F ) 23 / 04 / 2019
Comments