Kriza e Legjitimitetit në Kosovë


Kriza e Legjitimitetit në Kosovë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kosova sot është në një krizë institucionale e cila e ka burimin nga kriza e legjitimitetit. Kriza e legjitimitetit erdhi si rezultart i puçit parlamentar, ku LDK-ja është promotore e humbjes së legjitimiteti demokratik, autore e devijimit të vullnetit popullor, të verdiktit popullor të vitit 2019, ku populli votoi VETËVENDOSJEN si forcë politike të parë për të qeverisur Kosovën.

Me krijimin e qeverisë së kualicionit LVV-LDK u duk se filloi kthimi i shpresës dhe të besimit popullor, se tashmë po fillonte epoka e ndryshimit të madh, koha e ndarjes përfundimtare prej politikës së krimit dhe korrupsionit, po fillonte ndryshimi dhe procesi i VETING-ut në Drejtësi e politikë.

Por ky proces u ndërpre falë “meritës” së politikës së vjetër e cila përdori me efikasitet puçin parlamentar të formimit të një legjitimiteti pakicë puçist parlamentar i cili sfidoi legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019.Dhe si rezultat u formua një qeverisje pazari e matrapazllëku jolegjitim me parti humbëse të zgjedhjeve.

Kjo krizë apo puç parlamentar tashmë është transferuar edhe në qeveri, ku Kosova ka një qeveri ilegjitime, më të paaftë dhe më të dështuar në historinë e saj.

Prej këtij parlamenti tani Kosova do të zgjedhë edhe presidentin e kësaj linje politike puçiste dhe antidemokratike.

Prandaj duhet domosdo zgjedhje të reja politike parlamentare të parakohshme në mënyrë që demokracia t’i kthehet popullit , pasi politika e korrupsioni ia kanë rrëmbyer kosovarëve demokracinë dhe lirinë. Nëse p.sh. nuk do të zgjidhej në kushtet aktuale President i Kosovës ose Z. KURTI, ose Znj. OSMANI (ose ndonjë tjetër por jo partiak nga partitë e tjera) , pasi ata , ndonjëri prej tyre, Kurti ose Osmani e meritojnë, sepse ata janë njërëzit më të votuar në Kosovë, atëhere kjo do ta vuloste përfundimisht dhe do ta vertetonte katërcipërisht faktin se legjitimiteti demokratik dhe proceduralizmi konstitucional kanë rënë. Në këto momernte të rëndesishme historike kur edhe faktori ndërkombëtar këmbengul për bisedimet Kosovë - Serbi mjerisht Kosova ndodhet në këtë derexhe politike ashtu sikurse fatkeqësisht dhe mjerisht jo më mirë nuk është as Shqipëria, pasi edhe në Shqipëri ka krizë institicionale dhe porobleme me parlamentin,kushtetutën, Presidentin, zgjedhjet dhe me demokracinë.

30 views

Shkrimet e fundit