top of page

KRITIKA LETRARE E SORRAVE TË KOMUNIZMIT


Kolec P. Traboini


Xhezair Abazi, ish kritik letërsie dhe dishepulli mediokër i Real - Soc-it të komunizmit famëkeq, ish shef i sektorit të kritikës në Lidhja e Shkrimtarëve para vitit 1990, më sulmoi me mllef në internet. E kisha menduar këtë emër të tretur si kripa në ujë. Mendoja se sorrat e komunizmit kishin humbur kahmos. Po ja që herë pas herë shfaqen. Nuk mund të rrija pa i dhënë këtë gjegje:

“Xhezair Abazi, nëse je ai dibrani, ai kritiku i PPSH, mund të them se që në atë kohë ke qenë kryemediokrri i kritikës letrare të Soc - Realizmit shterpë. Prej devocionit në këtë fushë të kanë nderuar si personazh në libra satirikë. Të njoh shumë mirë. Komunist fanatik i devotshëm. Një ushtar prej plumbi i Xhelil Gjonit. Më detyron të përgjigjem për shkak të gjuhës së helmët që përdorë kundër meje, se as që kam ndërmend të merrem me Zylot e Demkat e P.P.SH. Me ta është marrë Dritëro Agolli.


Fundi fjalës, më nderojnë mospëlqimet e çdo sulm i disa ish-komunistëve, që duke mos mësuar asgjë nga historia, përcjellin citatet e Enver Hoxhës në faqet e veta elektronike, vazhdojnë të mbijetojnë si vemje të kuqe dhe kudo përhapin helmin e vet në mediat sociale, nga Shqipëria, Gjermania e deri në Amerikë, ku kanë zënë strehë e ku, strukën e shtyjnë ditët e fundit si qyqarë zhytur në mjerimin e idealeve të falimentuara.”


I mjeri kritik në fjalë aq mediokër është sa bazorelievin e Rozafës së murosur e percjellë me shenimin shpjegues

"Kreshnikët e Jutbinës."...


K. P. Traboini

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page