
NGA KRISTO ZHARKALLIU..
Kemi më shumë se tridhjet vjet që dëgjojmë dhe ndjekim zgjedhje ‘’të lira’’ dhe në Shqipëri. Më parë në kohën e diktaturës bëheshin votime dhe kurrsesi zgjedhje...se nuk kishin kë të zgjidhnin përderi sa kishin vetëm një kandidat (gjoja të Frontit Demokratik!!!) dhe e kishin të sigurtë se do të mirrnin 100% ose më pak si disa vota të hedhura pakujdes se kështu kishte lezet. Por më absurdja ishte se ‘’kundërshtarët imagjinarë’’ nuk kishin as të drejtën e këtij votimit qesharak. Kësisoj të gjithata që ishin shpallur ‘’Të prekur’’ ‘’të shpërngulur’’ ‘’Kulakë’’ ‘’Të internuar’’ dhe së fundi ‘’ata që ishin shpallur armiq të popullit’’ nuk kishin të drejtë votë. Shkruesi i këtyre radhëve ishte nga ata që ishin shpallur armik i popullit dhe nuk kishte të drejtë vote...dhe për herë të parë i bënë favorin ta lejonin të votonte për deputet Riza Kodhelin në Voskopojë... Madje më parë kishte ngjarë episodin e organizatës së rinisë, që në padijeni të ‘’ligjit’’ më kishin zgjedhur...sekretar të rinisë gjë që detyroi Sekretarin e rrethit të Korçës Vaskë Kolën të vijë në mes të natës që të më ‘’shkarkojë nga detyra’’ si njeri i rrezikëshëm dhe armik i popullit që isha në moshën 18 vjeçare!! Sigurisht aso kohe ishin gjëra që ndodhnin veçse të rinjtë dhe të rejat e Voskopojës nuk më konsideruan, nuk më quajtën askurrë armik i tyre... Kjo sigurisht nuk më lëndoi dhe kaq shumë se isha mësuar me përdjekje e ‘’përbuzje’’ qëkurse isha tetë vjeç kur kishin filluar luftën kundër familjes sonë (Ju kujtohet lufta e klasave? Këtë luftë e kisha provuar vazhdimisht në kurrizin tim thua se unë isha një nga ata që kishin shfrytëzuar proletariatin e paqënë të Shqipërisë së atëherëshëme... Por çusditërisht këto quheshin zgjedhje madje mbusheshin rrugët me parrullën e famëshme: ‘’ÇDO VOTË PËR FRONTIN DEMOKRATIK ËSHTË PLUMB NË ZËMËR PËR ARMIKUN!!’’ Dhe ku ishte armiku? Ata e dinin dhe na veçonin se njëri nga ata isha dhe unë që haja ...plumbin në zëmër.. Jo se nuk e kishim ngrënë plumbin në zëmër-e kishim paguar shumë shtrënjtë luftën e klasave, sidomos kur luftohet një familje që e pasur dhe unë isha vetëm tetë (8) vjeç kur kishte filluar kjo luftë që të shpëtohej...proletariati botëror!
Por nuk duhet të flasim vazhdimisht për të kaluarën e diktaturës- kanë kaluar pothuajse tridhjetepesë vjet që komunistët braktisën si lepuj pushtetin duke u a dorëzuar ...demokratëve që ishin shfaqur sa hap e mbyll sytë, thua se komunistët po i përgatisnin prej kohësh që të marrin pushtetin. Ishte menjimënd e çuditëshme dhe pak komike se si disa ish komunisgtë të thekët zbuluan se na qënkeshin demokratë të kulluar. Në një bisedë që pata me një emigrant i vjetër shqiptar që jetonte në Amerikë se si do të kalojë sistemi nga një regjim në tjetrin dhe kush do ta drejtonte demokracinë ai më kishte thënë: ‘’Mos u bëj naiv! Ne jemi të gjithë të moshuar dhe banojmë në vende të largëta dhe nuk kemi asnjë dëshirë të lëmë rehatinë tonë dhe të shkojmë në Shqipëri të rikrijojmë demokracinë. Nuk kemi as dëshirë as dhe fuqi. Shumica e demokratëve antikomunistë kanë vdekur ose janë në ditët e fundit.Fëmijët tanë u shkolluan në vende të huaja- në Amerikë ose Europë e kudo gjetkë, shumica e tyre nuk dinë gjuhën shqipe dhe nuk kanë asnjë arsye pse të braktisin jetën e tyre dhe të shkojnë të...demokratizojnë Shqipërinë! Si përfundim kush do të marrë pushtetin dhe të bëjnë dermokracinë? Djemtë e komunistëve- dhe vettë komunistët e rinj- që janë të shkolluar dhe të përgatitur, (bijt e kujt janë studentët që gjoja protestojnë?) për një fillim të mbarë! Kjo është trrashëgimia komuniste dhe asgjë tjetër se vetë komunistët gjoja dorëzuan pushtetin qetësisht në mënyrë paqësore...’’
Sigurisht sikur i smadhonte pak gjërat ish demokrati i vjetër pesimist. Nuk ka dyshim se u shfaqën dhe vepruan dhe demokratë të kulluar që besonin në një demokraci të vërtetë. Veçse demokracia shqiptare ishte e mangët që në fiillim kur kryesinë e rrëmbyen ish komunistët më të rreptë. Por kjo s’do të thotë se nuk ishte shëmbur diktatura ndonse edhe shëmbja e saj ishte tepër zhurmuese në krahasim me vendet e tjera komuniste. Sidoqoftë u krijuan parti dhe u vendos të bëhen zgjedhje ...parlamentare shumëpartiake. Zgjedhjet e patra si parashikohej i fitoi ajo që ishte në pushtet 45 vjet por ‘’demokratët’’ nuk i pranuan dhe dfilluan demostratat pastaj u bënë zgjedhje të reja kui fitoi...partia ssdemoikratike me..Saliun! Sidoqoftë ishte bërë hapi i parë drejt demokratizimin të vendit ndonse pak i vonuarf në krahasim me vendet e tjera. Por më e keqja ishte ikja masive e popullit për në vendet e tjera, duke u përpjekur t’i shpëtonte varfërisë së madhe që po pëfrjetonte , madje më keq me të ashtuquajturën dermokraci shqiptare...
Kanë kaluar 34 vjet që atëhere, janë bërë disa herë zgjedhjet parlamentare- ku këmbehen në pushtet dy partitë e mëdha me përjashtim ndonjë interval të vogël me qeveri ‘’për shpëtim kombëtar’’ apo dhe kualicione të vogla që t[ qetësoheshin gjakrat e rrebelëve të ndryshme. Por patjetër kanë qeverisur PD- me Sali Berishën ngahera- dhe PS me krayetarë të ndryshëm me kryesorët Fatos Nano dhe Edi Rama i sotëm. Ndërkohë shumë parti të vogla pothuajse janë zhdukur dhe vetëm tre kanë mbijetuar si parti parlamentare dhe pushtetmbajtëse. Kohët e fundit po skërmoqet dhe një nga partitë që ka lojtur rol të rëndësishëm, ajo e Ilir Metës i cili ndodhet i burgosur për mëkatat e tij, duke qënë se ngahera hidhej në majë të pushtetit, disa herë si ministër, pastaj kryeministër dhe së fundit në majë të pushtetit duke u zgjedhur dhe President i Republikës. Është e ditur se shumë pak persona nga ata që nisën ‘’demokracinë’’ në vitin 1990, kanë mbetur vetëm njëri nuk don ta dijë as nga mëkatat ose gabimet e së kaluarës, as dhe nga SPAKu as dhe nga mosha..Ky është Sali Berisha i cili, ndonse i shpallur nongrata nga Amerika dhe Britania, ndonse është nën hetime gjyqësore për akuza të ndryshme , ai u rikthye pothuajse me dhunë në krye të PD-së. Si rrjedhojë nga 1990 ka mbetur i palëvizur vetëm 80 vjeçari Sali Berisha i cili pretendon të marrë dhe njëherë pushtetin dhe të hakmerret edhe njëherë ndaj kundërshatrëve të tij, kryesisht kundër Edi Ramës...
Si thamë më sipër këta 34 vjet demokraci Shqipëria i përjetoi të gjitha. Në radhe të parë ikjen masive e popullsisë- tani pothuajse popullsia është përgjysmuar-, pastaj dallaveret dhe korrupsoioni , më tej rrebelimin për firmat piramidale, Gërdecin, 21 janarin vjedhjen e votave, shkatërrime dhe së fundi 13 vjet me një qeveri të Edi Ramës. (Rama i fitonte vazhdimisht zgjedhjet më shumë për arsye të dobësisë dhe gabimeve të pafalëshme të opozitës!) Nuk mundim të gjykojmë arritjet , korrupsionin që ka qënë i tmerrëshëm, por arritje mund të quajmë shfaqja e SPAK-ut... Nuk e di se si do të zhvillohen zgjedhjet më 11 maj- shpresoj të qeta dhe jo alla shqiptarçe-. Kësisoj shpresojmë që edhe emigrantët të japin kontributin e tyre duke marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e 11 majit. Sigurisht brënda mundësive të tyre dhe është pozitive që edhe në Shqipëri lejohen për herë të parë të marrin pjesë dhe emigrantët e shumtë nëpër botë. Prandaj dua t’u uroj shqiptarëve zgjedhje të mbara pa ankime dhe akuza të kota dhe të fitojë ai që do të ketë besimin e shumicës si është bërë zakon në parlamentet e vëndeve të vërteta demokratike... Dhe të themi:Më në fund Shqipëria është demokratike!
KRISTO ZHARKALLI 14 janar 2025.
Comments