NGA KRISTO ZHARKALLIU
Megjithse jetoj afro 64 vjet larg Atdheut, vitet që jetova atje- në rini të herët- nuk harrohen kurrsesi. Me të mirat dhe të këqiat e asaj jete...Shumë herë na kujtohen njerëz që nuk jetojnë më, na kujtohen vende dhe ngahera shpresojmë (më kot) që t’i rishkelim ato vende të bekuara. Dhe sado qesharake të duhet, na ka marrë malli dhe ndihemi të pafuqishëm dhe pa shpresë se nuk do të kemi mundësi më jo vetëm të takojmë ata njerëz të atëherëshëm- që nuk janë më në jetë (sa kanë mbetur nga të njohurit e mi të asaj rinie?) por edhe vendet ku kemi shkelur e dashuruar. Vitet e para të mërgimi- madje deri vonë- rroja me ëndrrën e kthimit, ëndrrën e ritakimi me njerëzit dhe me vëndet ku kisha jetuar dhe dashuruar. Megjithatë malli për tokën ku ‘’na ka rënë koka’’ nuk shuhet kurrë megjuthë mungesën e shpresës dhe të mundësitë reale për shkak të moshës. Edhe kur m’u dha mundësia- pas shëmbjes të regimit diktatorial, nuk munda kurrë të vizitoja ato vende ku kisha jetuar (me dashje apo me detyrim) për arsye të ndryshme. Thonë se edhe një i b urgosur, si lirohet pas disa vjett ndien nostalgji për vitet e burgut dhe sëshiron të shkojë ta vizitojë burgun ku dikur ishte i izoluar. Ja, p.sh. kohët e fundit më ka lin dur dëshira të shkoj ttë vizitoj ishullin e thatë të internimit të Greqisë (para demokracisë) Jaron ku vuajta për bukë, ujë dhe liri po ku n joha dhe personalitete të shquara të këtij vendi që vuanin të izoluar në atë copë ishull, i rrethuar nga deti dhe policisë, si unë. Sigurisht askush n uk e harron Jaron- janë shkruar kaq shumë për atë ishull të mallkuar- por kjo s’do të thotë se nuk duhet të kemi nostalgji për ato vite të rinisë që besonim se po luftonim për liri dhe demokraci...që dikur menjimënd erdhën dhe na..kujtuan!!
Para dy ditëve mora në vaiber (VIBER ...sa ka ecur teknologjia...) një nipin tim Nikon në Korçë që t’i uroj për një festë kur ky , papritur më pyeti për njohjen time në kohën kur jetoja akoma në Voskopojë, me Riza Kodhelin. Duket diku e kam përmendur dhe kam shprehur mirënjohjen time për sjelljen e tij të mirë ndaj familjes sonë kur të gjithë të tjerët donin të na shfarosnin..U habita pse donte të mësonte diçka që ka ndodhur kur ai nuk ishte lindur akoma, madje në një kohë që askush n uk guxon të thotë një fjalë të mirë për personalitetet e asaj kohe të zymtë . Në një lidhje telefonike- qoftë me vaber- nuk mund të thiuhen shumë gjëra por pyetja e tij më lindi dëshira të rikujtoj ato ngjarje në...kompjuter (nuk themi t’i hedhim në letër më!)
Rlza Kodheli ishte një figurë e njohur në rrethin e Korçës- që në kohën kur kishte luftuar për pamvarësinë e Shqipërisë bashkë me austriakët. Kur e njoha unë ishte i moshuar dhe kishte gradën kolonelit dhe banonte në fshatin e tij, Çemerricë. Ishte nbjeri i çuditëshëm Riza Kodheli. Kur r njoha unë ishte mjaft i moshuar dhe megjithse nuk shërbente më në ushtëri, ai vishej ngahera me unoiformën ushtareke me gradën e kolonelit- spaletat e tij ishin ngahera të shkëlqyeshëm. Ne ishim të internuar në Shtyllas të Levanit kiur ai u paraqit një ditë në zyrën e Beshir Nikollës sdhe kërkoi një bari për delet e tij. Mësuam se kishte afro njëqind a dyqind krere dele dhe se kishte marrë kullotën në Zhupan- ngjitur me kullotat e fermës. Qarkullonte ngahera hipur mbi kalë me shalë dhe nderohej e respektohej nga të gjithë si veteran dhe luftëtar- madje thoshin se gjatë operacionit të dimrit gjerman, ai me çetën e tij kishte shpëtuar nga sulmi nazist Shtabin e Përgjithëshme- madje se kishte miqësi me vetë Enver Hoxhën, thoshin. Sidoqoftë, ai u paraqit në zyrën e Beshir Nikollës dhe kërkoi një bari nga ata të fermës që i kishte me shumicë. Nuk e di se nga e mësoi se edhe familja jonë ishte e internuar po aty dhe për habi të Beshirit (ishte drejtor i fermës Beshir Nikolla) ai i tha: ‘’Dua të më japësh djalin e Vasilit...’’ dhe e plotësoi edhe mbiemrin tonë. Nikolla u gjend në pozitë të vështirë se nuk mund të lironte një të internuar që e ksihte vetë në punë, por kush mund t’i thoshte jo Riza Kodhelit? Kësisoj im vëlla u bë bari i sdeleve të Riza Kodhelit i cili, lpër habi të të gjithëve erdhi në mbrëmje, hipur mbi kalë dhe me spaletat e kolonelit, i shoqëruar nga Bedshir Nikolla në shtëpinë tonë një dhomëshe të fermës. Ai qëndroi mjaft orë- Nëna u bëri kafe (ajo gjithnjë do të kishte diçka që të gostiste miqtë edhe në varfërinë tonë ekstreme të asaj kohe’) dhe si na tha se do të mrte Leoniodhën me dhënte e tij në Çemerricë me premttim se do t’i ppaguante rrogën rregullisht, i tha Nënës: ‘’ Kur të ngjiteni në Voskkopojë ju pres në shtëpi në Çemerricë! ‘’’Nëna buzëqeshi me hidhërim duke mos pasusr shpresë se dikur do të ngjitej në Voskopojë...Por jetës nuk i dihet dhe në pranverën e 1956-ës u lejuam të shkonim në qëndrën tonë të vjetër të banimit, në Voskkopojë, ku Nëna nuk kishte shkelur qëkurse kishte filluar lufta dhe familja ishte detyruar të largohej nga Voskopoja që ishte fushë luftrash...
Kurrsesi nuk dua të flas mirë për kohën e diktaturës, por nuk mund të mos veçoj disa njerëz të mirë që nuk kishin përgjegjësi për mjerimin e të internuarve. Njëri nga këta ishte Riza Kodheli që më sa kam ditur nuk ishte askurrë komunist por vetëm luftëtar për atdheun. Tjetri ishte drejtori i fermës së Levanit Beshir Nikolla- që të dy i kam patur njohur nga afër dhe nuk kam kujtime të hidhura prej tyre si ka ngjarë me shumë të tjerë të njohur, miq dhe të afërmit e mi të cilët ishin ndihmuar në të kaluarën kur familja jonë ishte në gjëndje të mirë ekonomike...dhe u treguan jo vetëm mosmirënjohës , por edhe urrejtës dhe dashakeqas ndaj nesh. Kur u kthyem në Voskopojë im vëlla, Leonidha ishte akoma bari tek delet e Riza Kodhelit në Çemerricë. Është e çuditëshme se si në ato fshatra të Oparit ku s’kishte asnjë komunikim- rrugë automobilistike, telefon akoma nuk kishin as dritë elektrike- punonin dhe jetonin ata njerëz kaq fisnikë madje dhe me ndienja të larta patriotike. Kur isha katërmbëdhjetë vjeç kisha shkuar bashkë me Nënën në shtëpinë e Rizait që të shikonim dhë vëllanë që ishte aty rreth dy vjet. Na pritën me dashamirësi dhe ngrohtësi dhge unë u habita kur ditën tjetër pashë Rizanë i veshur si kolonel dhe me kalin me shalë që e priste tek dera e oborrit. Çudi se sa kulturë kishin ata njerëz shumica e të cilëve ishin pa shkollë- shkolla ishte hapur disa vite më parë dhe gumëzhiste nga fëmijët e shumtë- madje dhe vetë Rizai nuk kishte ndonjë shkollim të rëndësishëm. Sidoqoftë ajo vizitë në Çemerricë më ka mbetur e paharruar sidomos nga sjellja e ngrohtë të familjes- akoma dhe një nga vajzat e tij që ishte në shkollë të lartë, na u soll me mirësi.
Riza Kodhelin do ta takoja disa vite më vonë në Voskopojë ku ai na u paraqit si kandidat për...deputet në Kuvëndin Popullor! E kisha parë nga larg kur vinte të shoqëronte Petrit Dumen (mos harrojmë se në Voskopojë ishte poligoni qëndëror i Ushtrisë ku bëheshin manovra çdo vjeshtë me qitjet dhe përdorimi i armëve të asaj kohe) madje akoma dhe kur në Voskopojë arriti mareshalli Zhukov- Rizai ishte në krahun e tij. Unë sigurisht si ‘’armik i popullit’’ rrija larg tyre veçse kur u shpall kandidat për deputet më thirrën dhe mua në mbledhje që do të zhvillohej në mbrëmje në shhkollë- ku shkoja dhe unë në shkollën e natës dhe isha bërë i dashur me të rejat e të rinjtë e fshatit dhe me mësuesët Katerin Baba dhe Profesorin Dhori Falo dhe sikur ishte zbehur titulli famëkeq të armikut të popullit! Shkolla ishte plot me fshatarë dhe të rinjtë e shkollës kur Riza Kodheli hyri në sallë i veshur si ngahera me uniformën ushtarake të Kolonelit! U ngjit pra në ‘’Tribunë’’ i shoqëruar nga kryesia e fshatit, arsimtarët dhe shoqëruesit e tij. Si ndërruan disa fjalë të zakonëshme, ai tha këto fjalë duke shikuar sallën plot me njerëz dhe mua më dukej sikur më shikonte mua. Por si të më kujtonte? Veçse sytë i përqëndroi mbi mua- që nuk dija ku të fshihesha nga ankthi se më dukej vetja se isha i tepërt në atë mbledhje- dhe nisi të flasë..: ‘’Unë-tha- nuk di të flas në Parlament se ata maskarenjtë tallen me mua. Dua të më thoni kërkesat tuaja me shkrim që t’ja çoj kryetarit.. ‘’ Kryetari i këshillit nxori një fletore dhe lapsin gati të shkruajë kur Rizai m’i nguli sytë dhe tha- gjë që habiti të tërë të pranishmit dhe më shumë mua!: ‘’ Ti djali i Vasilit- më drejtoi gishtin- eja rri pranë meje dhe shkruaj kërkesat e fshatit me shkronja të pastra!!’’ Unë isha ‘’djali i Vasilit’’ dhe të gjithë të pranishmit- që deri pak kohë më parë më kishin për ‘’armik’’- sikur ngrinë...- por si të kundërshtonin Riza Kodhelin që- si thoshin- dhe vetë Enver Hoxha e dëgjonte? Kërkesat e fshatarëve ishin të shumta por kryesorja ishte drita elektrike- deri atëhere nuk kishte ndërsa Kampi i Punëtorëve dhe të Pionerëve (i pari ishte ngjitur me fshatin dhe i dyti ë pllajë afër Manastirit të Shën Prodhromit- që funksiononte akoma , furnizoheshin me dritë elektrike me gjeneratorë zhurmëmadhe!). Ai më bënte me shënjë të shënoja dhe kishim shumë kërkesa! Kur mbledhja po mbyllej aty nga ora nëntë e darkës , të gjithë u bënë gati të dalin nga shkolla dhe kryetar Llambi i u afrua Rizait që ta shoqërojë në ‘’Bazën’’ që i kishin përgatitur si bëhej zakonisht me zyrtarët që kalonin natën në fshat. Papritur e për habinë time dhe të të gjithë të pranishmëve ai më kapi mua nga krahu dhe tha: ‘’Mos u shqetësoni për mua! Do të shkoj në shtëpinë e mikut tim të vjetër! Me djalin e Vasilit!!!’’
Askush nuk e priste një gjë të tillë dhe më shumë nuk e prisja unë. Ne banonim në një kasolle që kishim ndërtuar në truallin e shtëpisë së vjetër që ishte shëmbur nga bombardimet gjermsne dhe ishte një grumbull me gurë. Vetëm pusi me ujë të kulluar që kishte hapur Gjyshi im funksiononte akoma...Ku ta çoja atë njeri në atë orë pa lajmëruar Nënën? Por a mund ta kundërshtoja Rizanë? Kësisoj, duke m’u dridhur këmbët u nisëm për në shtëpinë tonë, ndërsa ai më mbante nga krahu se ishte dhe errësirë. Kryesia e fshatit mbeti në oborrin e shkollës pa diitur se si të ssillej me atë njeri kokëkrrisur. Vetëm kur i u afruam kasolles sonë- nuk ishte larg nga shkolla- ai, duke kuptuar tronditjen dhe shqetësimin tim- më tha: ‘’Mos u mërzit se nuk ke shtëpi të mirë...më informoi kryetari. Mos harro se unë kam fjetur ne shumë kasolle...Rëndësi ka se si të presin njerëzit dhe jo...pallatet!’’ Kjo më dha zëmër dhe sapo i u afrova kasolles thirra nga larg Nënën e cila kishte akoma zjarrin ndezur se më priste! Rizai thirri:
‘’ A pret miq moj Nuse e Vasilit!’’ Nëna ime e mrekullueshme u ngrit më këmbë dhe doli nga kasollja duke thënë: ‘’Mirse na vjen zoti Riza! Shtëpia jonë e varfër ka pritur ngahera miq! Dhe ti na nderon në kasollen e varfër!!’’Moj Nuse-tha ai- unë të kam parë dhe në pallate! Të kujtohet se isha dhe në dasmën tënde! ‘’ Sigurisht unë nuk i dija këto hollësira. Si u vendosëm pranë zjarrit Nëna vendosi të bëjë darkën si e gostiti mikun me një gotë raki. Më kujtohet se sa kohë Nëna po përgatiste darkën jashtë ai i vuri kurrizin zjarrit se i dhimbte që në kohën e luftës tha.,.Pastaj...edhe sot nuk mund ta besoj se si ajo Grua që kishte lindur 11 fëmijë, ishte varfëruar, kishte mbetur e ve në kohën më të vështirë, ishte internuar në Tepelenë, Patosin e Vjetër dhe së fundi në Shtyllas bashkë me një tufë fëmijë të mitur, pas një orë na paraqiti byrekun e famëshëm të saj, të pjekur për bukuri me saç, sallatë – nuk e di se si kishte mbajtur domatet e qepët dhe shishen me raki mbi sofër! Rizai buzëqeshi kur pa byrekun e tij të preferuar dhe tha: ‘’Të lumçin duart moj Nuse e Vasilit! E dija unë se këtu do të
Të nesërmen në mëngjes më kërkoi ta shoqëroja në Kampin e punëtorëve ku drejtor ishte një njeri i çuditëshëm që quhej Mehmet Cerova ose Terova. Gjatë rrrugës më pyerti dhe unë i thashë se kisha punuar në minierën e Mborje Drenovës ku kisha njohur sdrejtorin Zisi Avrami dhe më kishte përtkrahur që të bëhesha gazmatës për arsye të moshës sime, mandej se aso kohe punoja në punishten e qumështit në Maliq ku kishte një bibliotekë të pasur dhe unë gjeja libra për të lexuar. ‘’Po pse nuk punon në kamp?’’ më pyeti. ‘’Fshatarët që punojnë në kamp i rwekomandon këshilli i fshatrit, kryesisht kryetar Llambi!’’ thashë. Buzëqeshi, ‘’Ashtuuu’’ tha sikur fliste me vete kur po arrinim tek hyrja e kampit. Atje na doli përpara Mehmet Cerova i cili hapi krahët duke thirrur: ‘’Po ku je o komandant! Nderi i madh për ne të na vizitosh!’’ Rizai i dha dorën si me përtim ndërsa Mehmeti llomotiste se si kishte qënë partizan në çetën e Riza Kodhelit! Rizai e ndërpreu duke i thënë: ‘’Pse nuk e merr këtë djalin të punojë në kamp që të jetë afër familjes?’’ ‘’Shoku komandant fshatarët na i jep këshilli i fshatit..’’ u mundua të justifikohej Mehmeti i gjorë! ‘’I thuaj atij këshillit se unë të urdhëroj ta marrësh që nesër në punë djalin e mikut tim!!’’ Mehmeti si u përkul disa herë- servilizëm i padiskutueshëm, thirri: ‘’Si urdhëron shoku komandant!’’ Dhe me të vërtetë: që ditën tjetër fiullova punë ndihmës furniuzues i Ndreko Bicollit në kamp, pranë familjes. Kjo ndërhyrje më zgjidhi shumë probleme- se kështu mundja të ndiqja shkollën tetëvjeçare të mbrëmjes pa pengesa...madje isha nga punonjësit e pakët që nuk qortonte ose shante ish partizani Mehmet Terova... Jam i bindur se duhet të kujtojmë ata njerëz që dhe në ato ditë të zymta të jetës sonë, se tekefundit vuajtjet dhe terrorin që jetuam e kemi pasqyruar dhe në shkrime trë tjera. Unë do të kujtoj dhe nderoj ata njerëz që edhe atëhere kur na kishin izoluar dhe përjashtuar nga jeta shoqërore, nuk ngurruan të na hedhin dorën e ndihmës njerëzore..
KRISTO ZHARKALLI. Athinë 31 dhjetor 2024.
GËZUAR VITI 2025! QOFTË NJË VIT I MBARË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO QOFSHIN!
Comments