
Njerëzit jetojnë duke ëndërruar dhe duke shpresuar se dikur do të realizohen ëndrrat. Nuk është sekret se njeriu që kur lind fillon të ëndërrojë, të shpresojë për një jetë më të mirë, madje dhe për aventura të mëdha, por kryesisht për një të ardhme më të mirë. Qëkurse filluam të kuptojmë jetën, sapo të hedhim hapat e para, besojmë se e nesërmja do të jetë ndryshe, do të jetë më e mirë. Por kur fillojmë të kuptojmë jetën që na rrethon, kur arrijmë moshën që detyrohemi të shkojmë në shkollë-kur mundemi dhe kjo- dhe mbushim kokën me shkrimet ose me numërat e para nuk kuptojmë se do të na ndjekin gjatë gjithë jetës dhe se kjo nuk mbaron kurrë sa të jetojmë.. Kësisoj follojmë luftën e jetës, përpjekjet për të ardhmen duke besuar se e nesërmja do të jetë më e mirë, duke mos kuptuar akoma se, çdo ditë që kalon nuk kthehet më dhe se kemi filluar të numërojmë së prapthi dhe se asgjë nuk varet nga dëshira ose vullneti i ynë! Faktorët e jashtëm që na imponohen janë shumë herë- që të mos themi ngahera- shumë të fuqishëm dhe të pa kontrollueshëm.. Madje dhe ata që besojnë tek fati ose tek zoti,dikur kuptojnë se sa e kotë ka qënë kur mendonin se diçka do të ngjiste sipas dëshirave me ndihmën e fatit!
Duke menduar kështu m’u kujtua një hostori e vjetër: para 85 (tetëdhjetë e pesë) vjet në stanin e një çelnikut të madh të asaj kohe- (ishin larguar nga Voskopoja ku kishin shtëpinë dhe banonin me familjen e madhe -tre vëllezërit bashkë me familjet- se ishte kohë lufte dhe Voskopoja ishte bërë vatër e rezistencës kundër okupatorit) . Nga ana tjetër dihet se aso kohe blektorët vllehë në përgjithësi ishin shëtitës- bagëtitë i çonin në verë në malet e Kolonjës dhe në dimër zbrisnin në kullotat e ngrohta, afër detit Jon. Çelniku ynë kishte kullotat në Konispol të cilat i kishte blerë nga agallarët e atëherëshëm që po vetshpronësoheshin me shpejtësi- dhe kishin ngritur stanin dhe kasollet dimërore afër fshatit Çiflik mbi një bregore. Një mbrëmje pra më 14 Nnëntor 1939, gruaja e çelnikut tonë lindi fëmijën e shtatë..Sigurtisht nuk bëhet fjalë për maternitet (si sot!) as për mjekësi të posaçme. Gratë lindnin nën kujdesin e grave më të moshuara dhe kur një femër që kishte lindur gjashtë fëmijë deri atëhere, nuk ishte problem të lindte dhe fëmijën e shtatë.. Kësisoj pra atë mbrëmje u mblodhën disa gra si ishte zakoni, që të ndihmonin lindjen e fëmijës së shtatë. Një nga ato gra ishte dhe vjehrra e së resë që po lindte fëmijën- domethenë Gjyshja e porsalindurit. Nuk pati ndonjë vështirësi ose të pa pritur në lindje- dhe vjehrra (Gjyshja e fëmijës) mori të porsalindurin në duar dhe nisi ta kontrollonte se mos kishte djali- ishte djalë- diçka mangut, gjë që zakonisht e bënin gratë. Gjyshja pra e pa të saktë djalin dhe aty ku po e lante i vajtën sytë tek këmba e majtë e fëmijës! Si e vuri re ajo grua e çuditëshme? Ajo konstatoi se djalka kishte gjashtë gishtërinj në një këmbë- në atë të majtë! Bo bo sa gjë e papritur! Ajo fëmijë dukej të ishte ters dhe mund t’i sillte familjes dhe stanit të çelnikut fatkeqësi të mëdha! Nuk ishte rastësi që në kohë lufte të lindë një fëmijë me gjashtë gishtërinj në një këmbë! Gjyshja pra nuk e mendoi shumë! Nuk pyeti lehonën që ishte akoma në shtrat- me të mirreshin gra të tjara! Hapi sendukun pra dhe mori një gërshërë që qethnin dhëntë dhe pa pyetur njeri dhe pa ngurruar, në habi të grave të tjera- krraç- ja preu nga rrënjët gishtin e tepërt! (Nuk mund të përshkruhet habia e të porsalindurit as edhe dhimbja që po i shkaktonte Gjyshja sapo kishte ardhur në këtë botë! Ma merr mëndja se po pendohej që dilta nga barku i Nënës ku kalonte si jo më mirë!!) Po ajo që dhëmbi më shumë ishte Nëna e tij kur pa se si një curril gjaku po i skuqte këmbën.. ‘’Aman, ç’i bëre djalit!’’- thirri me sa mundte nga dobësia e lehonës...’’Është ters’’ thirri Gjyshja e cila nuk dukej kaq e egër në raste të tjera! Megjithatë ja lidhi djalit plagën mirë që t’i ndalojë gjakun.. madje nuk prrishej bota po të vdiste ai djalë ogurzi...Nëna e tij kishte gjashtë të tjerë- të gjithë si molla shëndosh e mirë pa asnjë cen në këmbë apo në duar.. Veçse Gjyshja e mirë nuk mund të kontrollonte dhe sytë e djalit të porsa lindur.. i cili ishte miop...dhe do të jetonte (kur të gjithë besonin se do të vdiste pas prerjes të gishtit..) një jetë të gjatë me dy sy miopë dhe ... vite më vonë, në një qytet të largët dhe të panjohur për Gjyshen e mirë, pasi të kalonte turpin e qorrit do të mbante gjatë gjithë jetës syze! Nga ana tjetër Gjyshja analfabete nuk kishte dëgjuar legjenden greke se kur të lindte një mbret me gjashtë gishtërinj, ky do të ...’’çlironte’’ Konstandinopojën (dmth Stambollin) nga turqit.. Veç kësaj djali i porsalindur nuk ishte me gjak mbretëror...dhe nuk e dinte se nga binte Stambolli.. (Do ta mësonte më vonë, shumë më vonë!)
Djali pra nuk vdiq: me kujdesin e tepruar të Nënës ai mundi ta marrë veten dhe dikur plaga u mbyll, dhe Nëna i kontrollonte këmbën ku kishte plagën përditë dhe thoshte kur Gjyshja e shikonte pak vëngër ‘’Është djalë shumë i urtë dhe i ëmbël..’’ Dhe me të vërtetë: ai djalë do të ishte gjatë gjithë jetës i urtë, i butë...nuk kishte ambicie vetëm këmbëngulte te rronte, të shijonte dhe ai këtë jete edhe me gjashtë gishtërinj (po ta lejonte Gjyshja e mirë se në fakt Gjyshja nuk ishte e keqe, por me aktin e prerjes të gishtit të porsalindurit besonte se mbronte familjen nga fatkeqësi që mund ta gjente për shkak të gishtit të mallkuar dhe të tepruar.) E vërteta ishte se edhe sikur të vdiste djalka nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe...se ishte fëmija e shtatë, si thamë më sipër. Aso kohe vdisnin ose lindnin të vdekur ose duke u lindur shumë fëmijë dhe askush nuk shpallte ditë zi për këtë- kur gratë lindnin nga dhjetë fëmijë e më shjumë, madje dikush që ,kishte katër pesë fëmijë konsiderohej se kishte pak ..
Historia e djalit me gjashtë gishtërinj do të mbetej aty në harresë, sikur ai vogëlush të mos kishte ngulmuar të jetonte dhe të dallohej. Jo, nuk e pati të lehtë. Megjithse donte të kalonte jetën i padukëshëm, i urtë dhe pa kërkesa çdo gjë rreth tij e detyronte të dallohej dhe kjo nga fatkeqësia e të tjerëve. Kishte dy kushërinj moshatarë që ishin të dy jetimë! Njëri nga Babai (ja vranë gjermanët) dhe tjetri nga Nëna e cila vdiq nga tifoja në mungesë të mjekimit. Këta të dy i donte shumë Gjyshja, i përkëdhelte sdhe i mbant ngahera pranë...veçse ata të dy donin pranë dhe gjashtëgishtin! Sigurisht të dy jetimët i rrinin pranë Gjyshes- njëri në njërin krah dhe tjetri nga krahu tjetër- që t’i përqafonte lehtë Gjyshja, kurse djalka jonë rrinte pak më larg sikur ai të ishte jetim dhe i huaj por nuk ankohej ndonse hidhërohej shumë..Kishin një moshë dhe ishin bërë të pa ndarë, ndonse të gjithë, jo vetëm Gjyshja, përkëdhelnin dhe preferonin të dy jetimët..akoma dhe Babai i djalkës sonë miop. Shkonin bashkë në shkollë në Çiflik dhe ndërsa të dy jetimët nuk çanin shumë kokën për mësimet, gishtpreri ishte ngahera nxënësi më i mirë në klasë, megjithë miopinë e tij..(Për të lexuar detyrat që shkruante në drrasën e zezë mësuesi, e ndihmonin të tjerët-madje Angjelina që i rrinte pranë e kuptoi dobësinë e tij,- pa i thënë asgjë, i mirte fletoren dhe shkruante detyrat në fshehtësi nga të tjerët dhe nga mësuesi se po të kuptonin dhe të pohonte dobësinë e të shikuarit do ta quanin ..qorr!!(turp i madh!) dhe duket se vajza e vogël e kishte kuptuar këtë dhe e ndihmonte në fshehtësi). Ai ishte një fëmijë e heshtur që nuk binte në sy, thua se fshihej, sikur kishte turp që ekzistonte, nuk grindej me shokët, nuk mburrej kurrë sikur u ndruhej të gjithëve. Në familje ishte fëmija e shtatë- si thamë- dhe Nëna kishte lindur dhe dy fëmijë të tjerë.. Kush mund të mirrej me të? Sigurisht Babai përpiqej të mos i mungonte asgjë dhe nuk i mungonte dhe vetëm kur shkonte për vizitë në shkollë- gjë e rrallë- pyeste për të tre djemtë se si shkonin me mësime...dhe atëhere mësuesi kujtohej për ekzistencën e tij dhe thoshte: Ai shkon shumë mirë...është për ndonjë klasë më të madhe...kurse të dy të tjerët (kushërinjtë) s’e kanë mëndjen në mësime.. Atëhere Babai sikur buzëqeshte dhe e shikonte ndoshta me dashuri dhe bënte plane për të ardhmen- ëndërronte që djalin e heshtur dhe ëndërrimtar ta bënte doktor duke e dërguart andej nga Vjena!
2. Duket se Gjyshja kishte të drejtë kur kishte parashikuar se ai fëmijë ishte ters dhe se do t’i sillte fatkeqësi familjes së pasur të Çelnikut të njohur! Nga lufta doli e përgjakur- gjermanët kishin vrarë vëllanë dhe kishte përgjakur të tërë familjen duke çuar dy pjestarë në Korçë në klinikën e Polenës ... Bagëtia pothuajse ishte e përgjysmuar- të gjithë ndërluftuesit donin të hanin por duke shpresuar se paqia do të rregullonte gjëra ishin optimistë se kishin një kope me fëmijë të rritur be të mitur. Heroi ynë ndodhej në botën e tij- ai ëndërronte dhe fantazonte shumë gjëra për të ardhmen por më shumë dëshironte të kishte sa më shumë libra! Dhe atëhere nuk ishte gjë e lehtë të gjeje libra kur qëndronin larg Voskopojës së djegur dhe njëherë nga gjermanët. Shtëpia e tyre trekatëshe prej guri ishte rrafshuar nga bombardimi gjerman thua se atje strehohej shtabi i partizanëve.. Do të kalonin shumë vite që familja (e përgjysmuar’) do të kthehej në Voskopojë- si kishin humbur Babanë, të gjithë pasurinë, ishin internuar në Shtyllas të Levanit,vëllezërit më të mëdhenj ishin të burgosur ose të arratisur dhe më e papritura ishte se ai që kujdesej për familjen... (kishte vëllezër dhe motra më të vegjël- akoma dhe një nip i...braktisur) në Voskopojë tashmë ishte ish gishtpreri...dhe pastaj...mori dhenë..që të njihte botën, ndoshta dhe...Stambollin! Sa të gabuar kishin qënë grfatë- akoma dhe Gjyshja- se ai ishte ters dhe nuk do ta kishte të gjatë! Veçse ai i shijoi të gjitha prapësitë e e jetës dhe të familjes dhe nuk e uli askurrë kokën.Shijoi luftën e nazistëve, pastaj erdhën komunistët- edhe këta kishin në shënjestër familjen e tij dhe atë vetë- më tej do të shijonte dhe fashizmin e ‘’kolonelëve të zinj’’ dhe të gjithë sikur e kishin në shënjestër- përndjekje- internim në Shtyllas nga komunistët- internim në Jaro nga fashistët e mëvonëshëm. Pastaj erdhi dhe...demokracia...dhe doli faqebardhë megjithse shënja e plagës të gishtit të prerë e sheh përditë kur mbath çorapet...Kush mund të parashikonte se ai fëmijë terse do të arrinte të jetonte më shumë se 85 vjet- se akoma jeton dhe mund të arrijë dhe...90!!! Prandaj e kemi kot të parashikojmë dhe të paracaktojmë jetën dhe të ardhmen. Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen ashtu si gabuan të gjithë (akoma dhe Gjyshja e mirë) me gishtin e prerë të djalit të atëherëshëm...
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 21 Nëntor 2024.
Comments