Kristo Zharkalliu: NJERIU MË I LUMTUR NË BOTË...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 29, 2024
- 5 min read

(Ose jeta e bukur i një të mbijetuarit nga Ausviçi) (DUKE LEXAR LIBRIN E EDI XHEIKU)
NGA KRISTO ZHARKALLIU.
Duke qënë një lexues i pasionuar (Libërngrënës më ka quajtur Joana e jonë) shumë herë librat më lënë mbresa të thella dhe të pashlyeshme . Qëkurse e mbaj mënd veten time- qëkur shkoja në shkollën fillore të Çiflikut të Konispolit- atje kishim kullotat tona dhe disa mijra krere dhënsh- ku mbarova dy klasa-vetëm dy klasa të shkollës fillore- e kujtoj veten gjithnjë duke lexuar ndonjë letër të shkruar dhe më vonë një libër që me kaq vështirësi dhe dhe mundim përpiqesha ta gjeja... Duket e çuditëshme se njerëzit që më rrethonin nuk njihnin shumë gjëra për librat, madje në shtëpinë tonë nuk kishim asnjëherë as dhe libra të shënjta- si bënin disa që predikonin besimin (çuditërisht im atë nuk ishte besimtar i madh!) Është e çuditëshme të mendosh se si ke kaluar rreth 85 vjet një rrugë të mundimëshme- plot vuajtje dhe brengosje të panumërta- dhe shumë herë trishtohesh. Por nganjëherë e ,kthen pyetjen së prapthi dhe thua: si ndryshe? Si do të ishte jeta ime në se nuk do të më kishin ngjarë kaq prapësi, kaq vështirësi dhe me qindra rreziqe?Ka mundësi se po të kishte rrjedhur jeta ime si shkoja në shkollën fillore të Çiflikut, pas disa viteve të mbaroja shkollën tregëtare të Korçës dhe pastaj të më dërgonin në Vjenë – si më kishte premtuar im atë (Këtë dua të mësojë mirë se do ta dërgoj në Vjenë ta bëj doktor!’’ i kishte thënë mësuesit tim të parë (dhe të vetëm) Jahja Veselit!) Patjetër jeta ime- biri i një të pasurit të asaj kohe (të gjithë pasanikët dërgonin djemtë në Vjenë ose në Paris!) do të ishte krejt ndryshe- ndoshta si fushë me lule, veçse diçka që nuk e ke jetuar nuk mund ta imagjinosh dhe ta përshkruash. Atë pranverë pra (1948) u përmbys gjithçka për familjen tonë si rrjedhojë dhe për djalin me dy klasa shkolle! Shteti (pushteti i ri komunist...) vendosi të na shkatërrojë- duke na shtetëzuar gjithçka, akoma dhe gërshërët që qethnim delet dhe napat e djathit. Duke na lënë në mes të rrugës në Qafë të Nevarricës... Ishte 11 maj 1948 kur dhjetra burra të armatosur, rrethuan stanin tonë që po shtegëtonte për në Kolonjë dhe i thanë Babait: Ti ke ngrënë të drejtën e çobenjve, ti je shfrytëzues i popullit- dhe nuk do të vononin të na shpallnin dhe armiq të popullit!...Se si vazhdoi kjo histori nuk është e mundur të përshkruihet këtu. Veçse djalka me dy klasa shkollë vazhdoi të lexonte çdo letër ose faqe libri që i binte në dorë ose gjente në shkurre. Ishte i aftë të mbetej pa ngrënë që të blinte një libër si ndodhi njëherë kur u gjend në Peqin (as që i kujtohet pse!) Zbritën nga një kamjon që të hanin diçka- djali ishte ngahera i uritur- por atje ku shkonte të mirte ndonjë bukë ose simite- i doli përpara një vitrinë librarie! Atje pa një libër të ri. Ishte ‘’Hasta la vista’’ e Petro Markos! Harroi urinë dhe me ato pak lekë që kishte bleu librin! Harroi dhe urinë e përherëshme...
Pse po i kujtoj të gjitha këto? Sepse besoja se jeta ime ishte një peripeci plot humbje dhe dhimbje. Megjithatë shumë herë mendoj se ja dola të mos mbytem nga dhimbja dhe vuajtjet. Madje shumë herë besoj se e përballova jetën me guxim, megjthse ngahera më dilnin pengesa dhe rreziqe. Por disa herë më zë dëshpërimi dhe më duket sikur kam qënë njeriu i vetëm në botë që përballoi kaq pengesa, kaq vuajtje duke mos pasur asnjëherë faj për diçka. Por a isha unë i vetmi? Sigurisht jo! Me qindra e mijra njerëz vuajtën, u poshtëruan dhe me mijra të tjerë humbën dhe jetën e tyre. Prandaj besoj se e përballova mirë jetën- u qëndrova rrebesheve poshtërimeve dhe, kryesisht, padrejësive që më kanë bërë me vite me radhë! Në përgjithësi kam pasur ngahera aleatin tim të ngushtë:LIBRIN! Madje duke lexuar një libërth të çuditëshëm që ma solli ime bijë dy ditë më parë- e cila më sjell vazhdimisht libra- me një titull jo të zakonëshëmË
NJERIU MË I LUMTUR NË BOTË- Jeta e bukur i një të mbijetuarit të Ausviçit.
I shkrojtur nga njëqind vjeçari EDI XHEJKU- nga Australia.
E pohoj që në fillim se më befasoi- se kur pashë titullin m’u duk si ndonjë libër sentimental nga ato që qarkullojnë pëditë vitet e fundit. Veçse vura re se këtë libër e shkruan një 100 vjeçar, Edi Xheiku nga Australia! Kurreshtja ime ishte e madhe. Ç’lidhje mund të ketë një 100 veçar australian me kampin famëkeq hitlerian të Ausviçit? Kishte lidhje dhe lidhje tragjike! I lindur në Gjermani para të vinte Hitlerit në pushtet, familja e tij hebre bënte një jetë normale madje shumë të mirë. E donin Gjermaninë,krenoheshin me popullin gjerman dhe ndiheshin pjesë përbërëse të atij popullit të talentuar dhe punëtor. Por kjo para se të shfaqej murtaja hitleriane. Edi fillimisht u detyrua të ndërrojë emër e të regjistrohet në një shkollë teknike ku prodhoheshin makineri moderne sidomo vegla të nevojëshme për spitalet dhe për kirurginë. Ishte nxënës i talentuar por fshihej- duke mbajtur emër të rreme- dhesi mbaroi shkollën me nota të mira vendosi të shkonte në Laipsing ku ishte familja e tij- prindëri dhe motra... Por kur mbërriti në shtëpi e gjeti bosh dhe të rrënuar dhe sapo hyri brënda- duke e hapur me çelësin që kishte- mbërriti dhe gestapo dhe e arrestuan. Që këtej e tutje histortia është e njohur: burgosjen,terrorin e gestapos dhe filloi kështu të qarkullojë nga një kamp në tjetrin derisa përfunduan familisht në Ausviç...Prindësrit i hodhën menjëherë në sallën e djegies të doktor Mengele, por atë e mbajtën se ishte i aftë për punë...ski dhe mlotrën e re. Nuk përshkruhen vuajtjet dhe terrorin e nazistëve kundër hebrejve- megjiithse 100 vjeçari përshkruan hollësisht me qartësi të mahnitëshme. Besoj e çdo i ri sot që don të mësojë historinë tragjike të shekullit të kaluar, duhet ta lexojë këtë libër dhe të kuptojë se ç’mund të bëjë një njeri me kurajë dhe besim në veten e tij. Edi Xheiku është-ishte- njeriu më i lumtur në botë sepse mundi të dalë nga skëterra naziste dhe të qëndrojë më këmbë duke besuar në të ardhmen! Dhe ja arriti dhe të krijojë një familje të merkullueshme në Australinë e largët me bij e bija dhe mbesa e stëripash me të cilët krenohet- kjo është atë çka admiroj më shumë dhe më duket se edhe unë kam qënë bashkëudhëtar i këtij 100vjeçarit, ndonse në kushte të tjera dhe, mjerisht kur nazizmi ishte poshtëruar dhe fituar. Por...nuk mund të mos theksoj se edhe mua më ndoqën, më poshtëruan, por nuk mundën të më fitojnë...Si Edi edhe unë humba Babanë në një burg të Vlorës- pa pasur asnjë faj veçse ishte i pasur dhe i biri ishte arratisur në Greqi- dhe unë dymbëdhjet vjeçari m’u desh të punoj: bari në një fshatar në Gjashtë për 15 kilogram misër në muaj! Me delet e dajallarëve ku një dajë e kishte për mirë të më krekoset se mirë na e kishte bërë pushteti! Ose, ose bari me delet e fshatit, punëtor ë minierën e Mborje Drenovës- në baxhot e Maliqit dhe pastaj falë mirësisë të Riza Kodhelit, punëtor në kampin e pushimeve të punëtorëve në Voskopojë (Po, po! Jam ndeshur dhe me njerëz të mirë...por kaq të pakët!) Por asnjëherë nuk u përkula- ngaherë kisha një libër në dorë dhe kur dikur u gjenda në një shtet të huaj (në Greqi) në moshën 22 vjeçare u njoha me njerëz të mrekullueshëm që më ndihmuan të harroja dy klasat e shkollës fillore ose një klasë të shkollës shtatvjeçare...Më thanë: ti je...i kulturuar... Nuk je i humbur...por mos harro dhe rrënjët e tua. Mos harro tokën ku të ka rënë koka... Dhe ja dola! Jam dhe unë një 85 vjeçar i lumtur! Dhe nuk e dija! Ma mësoi një 100 vjeçar EDI XHEIKU..nga Australia e largët. E falenderoj nga zëmra!
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 29 korrik 2024
Comments