NJË NGJARJE E PAPRITUR DHE E ÇUDITËSHME...DHE TRAGJIKE.
Vite më parë ishim mësuar me dosjet që mbanin organet e sigurimit për çdo njeri- sidomos të dyshimtë. Sapo u gjenda në Greqi, 63 vjet më parë, filloi jeta ime me dosje në sigurim ose në Asfalinë greke. Aso kohe në Greqi ‘’demokracia’’ishte formale dhe organet e sigurimit- asfalisë- ishin të plotfuqishëme. Të mos harrojmë se Greqia kisht dalë nga një luftë të përgjakëshme vëllavrasëse që u quajt ‘’luftë civile’’ dhe ‘’fitimtarët’’ ruheshin shumë dhe kujdeseshin për çdo fjalë që thuhej ose shkruhej. Unë isha shumë i ri dhe nuk i dija akoma këto gjëra dhe bëra gabimin e parë që do të më krijonte dosjen e parë për njeri të dyshimtë 0se m troç-si shkruhej në dosjem time – ‘’Njeri i rrezikëshëm për sigurinë kombëtare greke!’’ Ç’kishte ndodhur? Në Janinë ku na mbanin për hetime na bënin dhe provokime të ndryshme ‘’ideologjike’’ Mua mnë provokuan kështu: ‘’Ç’mendim ke ti për gjyqin e Manolis Glezosit?’’ Aso kohe Glezosi- që tani quhet hero kombëtar- gjykohej në Athinë për një intervistë që kishte marrë nga një udhëheqës komunist, s’ka rëndësi nga kush, por për regjimin ‘’demokratik’’ grek të asaj kohe ishte një akt armiqësor dhe...spiunazhi. Qëkurse isha në Shqipëri kisha lexuar në gazetat e Tiranës se Glezoja na qënkej hero dhe se ...përsekutohej nga qeveria ‘’monarkofashiste’’ e Athinës, si e quanin, për bindjet e tija politike. Kësisoj dhe unë- naivi- i u përgjja oficerit të asfalisë greke: ‘’Nuk pajtohem me gjyqin kundër Glezosit se në demokraci fjala është e lirë dhe gjithsecili duhet të shprehet lirisht atë që beson!’’ Kaq u desh që të karkterizohem i ‘’rrezikëshëm për sigurinë...’’ Dosja ime ishte bërë si jo më mirë dhe do të më ndiqte vite me radhë madje nuk më lejohej të largohesha nga Athina se isha nën garanci nga një i afërmi im se do të qëndroja urtë dhe nuk do të...rrëzoja pushtetin ‘’demokratik grek’’ të asaj kohe. Madje dikur kur po përgatitesha të shkoja në Itali, i ftuar nga bashkatdhetarë andej, më thanë: ‘’Nuk mund të udhëtosh ti jashtë Athinës se je..i rrezikëshëm për sigurinë kombëtare!’ E njëjta gjë do të përsëritej disa vite më vonë kur kërkova të nxjerr patentë për shofer. Fati im pra ishte përcaktuar mwe tre fjalë të shkrojtura nël dosje me shkronja të kuqe të mëdha: IRREZIKËSHËM! Dhe unë për inat të tyre u bëra menjimënd ...’’irrezikëshëm’’ duke marrë pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen për demokraci në Greqi, duke marrë pjesë në demostratat e përditëshme në rrugët ne Athinës derisa Junda na mblodhi të gjithëve në ishullin e vdekjes, Jaro. Mora pjesë në shumë organizata antifashiste ku u njoha dhe u bëmë miq edhe Manolis Glezon- e takova në Jaro dhe mbetëm miq , madje banonim në të njëjtën rrugë shumë vite dhe takoheshim shpesh duke biseduar për...politikë dhe ideologji! Dhe për çudi: Pas kësaj, kur junda fashiste u shporr, mua më shpallën bashkë me 7500 grekë të rezistencës, Luftëtar për demokracinë greke! Po, pashë Musafin!
NUK ISHA MË I RREZIKSHËM PËR SIGURINË KOMBËTARE E GREQISË! (Asnjëherë nuk kisha qënë megjithatë ndosha jam njeri i vetëm që mban në kurriz- ose në beografinë e tij- tre tituj të çuditëshëm: Në Shqipëri ARMIK I POPULLIT, në Greqi IRREZIKSHËM PËR KOMBIN dhe në fund ‘’LUFTËTAR për demokracinë HELENE! Më gjeni një tjetër...
Sigurisht nuk nisa të shkruaj këtu historinë e jetës sime- ajo që të shkruhet duhen me qindra e mijra faqe- por që të flas për diçka absurde që më ngjau këto ditët e fundit. Besoja se me Shqipërinë i kisha larë hesapet- mosha ime tashmë nuk premton aktivitet të ardhëshëm. Besoj se Atdheut tim i kam dhënë aq sa kam mundur dhe asnjëherë nuk e kam tradhëtuar ose poshtëruar. Madje dhe në ditët më të errëta të jundës fashiste unë e mbrojta Shqipërinë- dhe atëhere kisha ndihmën e shumë demokratëve grekë. Një rast tipik i fanatizmit tim atdhetar për të mbrojtur Shqipërinë, u grinda me poetin e shquar grek, Jani Riços, i cili aso kohe mbronte politikën e Moskës kur Tirana i kishte prrishur marrëdhëniet me Kremlinin. Por të gjitha këo janë shkrojtur edhe herë të tjera. Tani dua të flas për ngjarjen absurde të këtyre ditëve të fundit.
Në Shqipëri supozohet se demokracia është sistemi që përjeton këto 33 vjet! Them supozohet se ka patur shumë zikzake dhe turbullira qëkurse u shëmb diktatura komuniste. Unë vazhdova të mbroj çdo gjë shqiptare,madje jo njëherë shkrojta në shtypn e shqiptarëve në Athinë për racizmin dhe diskriminimin ndaj emigrantëve shqiptarë që kishin mbushur Greqinë. Por edhe më parë isha aktivizuar në lëvizjen e Arvanitasve duke bashkëpunuar ngushtë me Jorgo Marungën (nxirte revistën ‘’Dialogji’)’ dhe me Aristidh Kolën si dhe arvanitas të tjerë. Dhe jo kaq: me Pandeli Pandeleun nxorëm revistë ‘’I nea Alvania’’ ku unë shkruaja pothuajse shumicën e artikujve, gjithnjë dashamirës për Shqipërinë. Në këtë revistë,përveç të tjerash shkrojta dhe një përmbledhje të shkurtër për Letësinë shqipe, sidomos për Rilindasit tanë. Këtë të fundit e përmend se duket se u bë shkas që të ndëshkohet Andronika Çaprazi- (unë njihja si mike Donika, ishte motra e mësueses sime të Voskopojës Athina (Katerina) Baba..) Donikën e takoja kur vinte nga Korça tek e motra ose kur vinte për vizita në Kampin e punëtorëve në Voskopojë, ku unë punoja aso kohe- duke vazhduar dhe shkollën tetë vjeçare ku arsimtare ishte Athina Baba. Me Donikën (Andronikën) nuk kishim miqësi të veçantë, kurse me të motrën, Arsimtare, kishim miqësi meqënëse dhe shtëpitë i kishim pranë pranë dhe ajo më ndihmonte në mësime dhe më jipte dhe libra të lexoja- ajo kishte një bibliotekë të pasur dhe të shoqin e kishte oficer në Vajinën e Voskopojës!
... Në vitet tetëdhjetë (1980) u hapën rrugët për vizitorë të ndryshëm që kishin farefis në Greqi, ashtu dhe anasjelltas, Isha i etur të mësoj të reja ng Atdheu dhe sa herë më jipej rasti takohesha me ndonjë vizitor. Isha shumë i kujdesëshëm me ta se e dija se pozita e tyre ishte tepër delikate. Në vitin 1988 më telefonon nga Igumenica një i afërmi im- farefis i Anës- dhe më thotë se në Igumenicë kishte ardhur si vizitore Donika (Andronika) dhe kërkonte të takohej me mua. Madje kërkonte të vinte ajo në Athinë. Nuk m’u duk e arsyeshme të udhëtonte ajo nga Igumenica në Athinë- madje edhe unë nuk doja të shkoja, por ajo ngulmonte duke më telefonuar pothuajse çdo ditë. Më në fund vendosa të shkoj unë bashkë me Anën (ajo kishte njerëzit e saj në këtë qytet) me kusht që të takoheshim dhe me Donikën. Ajo ishte në një familje në Asproklish e të Filatit, tek njerëzit e së jëmës- Kapurani. Kësisoj një mbasdite unë , Ana dhe e motra Hia me të shoqn Miço, shkuam dhe e takuam në shtëpinë e Kapuranit. U përqafuam të përmallur dhe si folëm për njerëzit tanë (pa bërë asnjë fjalë për politikë) përderisa atje ishin dhe disa njerëz që nuk i njihja dhe ndruhesha shumë. Qëndruam aty rreth dy orë dhe unë-ky ishte gabimi im- i dhashë një kopje të revistës KOHA JONË e Lec Shllakut dhe Isa Ndreut në Romë, ku unë shkruaja shpesh. Në atë kopje shkruaja për Kosovën- madje mëkujtohet se ishte një shkrim sairik antisërb me titullin ‘’Arma e irredentistit të vogël’’ duke shpresuar se do të bënte përshtypje të mirë në Shqipëri dhe , kryesorja, ta lexonte ish mësuesja ime Athinaja (Katerina). I dhashë gjithashtu një kopje të shkrimit për Letërsinë shqipe të Rilindasit. Jo, nuk përmendja asgjëkundi Lumo Skëndon dhe Faik Konicën (si më akuzojnë) Kaq ishte takimi ynë me Donikën- as fotografi asgjë- askush nuk kishte aparat fotografik- në dukej të paktën.
E vërteta ishte se e kisha harruar këtë ngjarje. Zhvillimi i ngjarjeve të mëvonëshme, i mbuluan shpejt ato të asaj kohe. Andronik kishte ardhur në Greqi- si kaq të tjerë- dhe kërkoi të takohej me mua, por unë nuk munda ta takoj herë tjetër përderisa na kishin mbytur njerëzit tanë të porsaardhur në Greqi dhe të gjithë kërkonin ndihmën tonë..Pak më vonë kishte ardhur dhe Athinaja dhe vajta e takova në Nea Ionia- një lagje të Athinës- dhe nuk i pashë herë tjetër. Më vonë mësova se kishin vdekur si njëra dhe tjetra, gjë që e mësova me vonesë. Të gjitha këto i kisha harruar, por duke se ‘’historia’’ na ndjek nga pas kudo që shkojmë. Kështu pra, para dy ditëve më erdhi një lajmërim në Mesager- nga një nip nga Korça. Kur e hapa mbeta gojëhapët si guak! Ishin disa fotografi dhe një proçes gjyqësor. Në fotografi isha unë, Donika, Ana me të motrën dhe Miçoja. Në sallonin e shtëpisë në Asproklishi ku kishim shkuar të takonim Donikën më 1988! Nuk mund t’u besoj syve! Si është e mundur? Kush na kishte nxjerrë në fotografi në një shtëpi ku të gjithë ishim të njohur? (KISHA BESUAR SE NUK KISHA DOSJE TJETËR NË Shqipëri pasi ishte gjendur herët si kishte rënë diktatura, vendimin e ‘’ Komisionin të Dëbimeve dhe të internimeve’’ i kryesuar aso kohe nga Beqir Balluku, ku ishte vendosur internimi nga Voskopoja dhe arrestimi i familjes sonë- gjë që e mësova me kohë dhe u ‘’arratisa ‘’ për në Greqi më 24 mars 1961 Sigurisht kjo ishte histori e vjetër, madje të gjithata që kishin nënëshkruar vendimin kundër familjes sonë, ose ishin ekzekutuar nga vetë partia e tyre ose kishin vdekur.)
Gjatë gjithë kohës që jetonim në Greqi si unë ashtu dhe vëllai im u munduam të qëndrojmë larg akteve antishqiptare-forcat shoviniste ishin tepër aktive asokohe- sepse e dinim se çdo gjë që do të bënim ne do të ndëshkoheshn njerëzit tanë- madje vëllezërit e mi njëri dilte tjetri futej në burg me akuza qesharake kurse Nëna dhe pjestarët e tjerë të familjes mbaheshin të internuar në Grabjan të Lushnjës. Nëna vdiq në Grabjan më 2 maj 1984. Nga ana tjetër bënim ç’ishte e mundur që të dukemi se shikonim punën tonë-gjë e vërtetë. Unë shkruaja- si theksova dhe më sipër- në shtypin e emigracionit gjithnjë shkrime në favor të kombit, duke shmangur çështjeve politike shoqërore. Madje isha kaq naiv sa të besoja se shkrimet e mia lexoheshin në Tiranë dhe pëlqeheshin. Madje shkrimet e mia kishin të bënin me arvanitasit dhe pas viteve 80 me Kosovën...Prandaj i dhashë Donikës dy shkrime, njëri për Letërsinë e Rilindasit (që ishte botuar në Athinë) dhe tjetri një pjesë satirike nga cikli ‘’MOTIVE NGA KOSOVA’’ me titullin ‘’Arma e irredentistit’’ botuar në Koha Jonë, si thamë më sipër!
E, nuk do ta besoni si nuk e besova dhe unë! Si del nga proçesi gjyqësor këto dy shkrime u bënë shkas që Donika të dënohej shtatë (7) vjet burg! Shkrimet e mia u lexuan dhe u konsideruan...armiqësore! Ekspertja e hetuesisë (?) apo e letërsisë (?) MARJANA ZAIMASI, konfirmon në gjykatën e lartë se shkrimet e mia ishin armiqësore për diktaturën e proletariatit dhe se atje përmëndeshin armiqtë Lumo Skëndon (Mitat Frashërin) dhe Faik Konicën...si ‘’gjigandë’’ të letërsisë dhe gjuhës shqipe! Kjo ishte habia ime e dytë pas fotografive...Kjo ‘’eksperte’’ me qëllim fallsifikon përmbajtjen e shkrimeve se unë asgjëkundi nuk përmend Frashërin dhe Konicën...Sidoqoftë Andronika e gjorë u dënua, madje atje përmendet dhe motra ime Lule Beta- e cila nuk kishte asnjë lidhje me të gjitha këto akuza absurde!
Kanë kaluar 35 vjet që atëhere dhe këto dokumente gjënden akoma në arkivat e shtetit shqiptar! Sa dosje të tjera mund të kenë për mua? Sa akuza janë trilluar kundër meje dhe kundër kujtdo?Dhe pse ruhen këto dosje- apo që t’i botojnë copa copa në gazetat e Tiranës si zbulime të pabesueshme? Kujt i shërben ruajtja e këtyre dosjeve që shpifin paturpësisht kundër personave që nuk u pëlqen aspak publikimi i tyre? Unë sikur kam ngrënë një grusht në stomak qëkurse hapa telefonin dhe pashë fotografitë dhe përmbajtjen e ‘’proçesit gjyqësor’’ kryesuar nga Eleni Selenica dhe e përbërë nga M. Kushi dhe A. Zanko. Ka mundësi që këta si dhe ekspetrja Marjana Zaimasi të jenë bërë drmokrate të kulluara pasi u shëmb diktatura...Sidoqoftë edhe njëherë m’u prrish qetësia dhe ndihem si...fajtor për dënimin absurd të Andronikës!
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 30 prill 2024.
PO DOSJET E GJYQEVE A DO HAPEN NDONJËHERË?
February 28, 2015 by dgreca
Nga Abdurahim Ashiku-Athinë/“Unë e dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”. Kjo urtësi ka udhëtuar mijëra vjet pa u ndryshuar, pa shtuar apo pakësuar gjë.Unë e dua Presidentin, Kryeministrin, edhe pse tash nëntëmbëdhjetë vjet nuk kam votuar. Ata, dua apo s’dua unë, janë drejtuesit e vendit tim, Shqipërisë që e dua mbi gjithçka. Por më shumë se ata unë dua të vërtetën.Presidenti i vendit tim doli në fillimjavë me zë dhe figurë dhe kërkoi që në 25 vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës të bëheshin një sërë veprimtarish në dënim të diktaturës.Jam me të. Le të hapen dosjet për të gjithë dhe le të bëhet…