top of page

KRISTO ZHARKALLIU: KUR DHJETVJEÇARJA TEPRON...DHE ËSHTË SHQIPTARE...



                                                                                                                      NGA KRISTO ZHARKALLIU

KEMI PARË E DËGJUAR shumë gjëra në jetën tonë, por për një nxënëse që tepron për herë të parë e shohim. Shumë herë një nxënës mungon nga shkolla dhe merr mungesa  të pa arsyeshme, madje kush nga ne që kemi shkuar në shkollë- edhe dikur- nuk kemi bërë mungesa madje të pa justifikuara? Madje në fund  të simestrit në dëftesë shënohen dhe ditët ose orët që nuk kemi ndjekur mësimet rregullisht. Akoma, mësa di unë kanë një nivel të caktuar të mungesave të cilat po i kapërceu një nxënës mbetet në klasë. Të gjitha këto janë të kuptueshme në kuadër të arsimit të çdo vendi. Vitet e fundit janë bërë hapa pozitive në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, madje kohët e fundit po mirren dhe masa pozitive si  është , fjala vjen ajo e ndalimit të tilefonave celularë në klasa ngs nxënësit të vitet e fundit ishin bërë problematike. Të gjitha këto i dimë se edhe ne kemi pasur dhe kemi fëmijë në shkolla si fillore ashtu dhe të mesme (nuk flasim për Universitetet se atje ka ligje të tjera që nuk mund t’i diskutojmë...

 NJË ligj i ri ë ka dalë në Greqi thotë- kështu justifikohen të paktën- se në një klasë nuk mund të ketë më shumë se njizetepesë (25) nxënës! Mirë, kur në një qytet ku ka  mjaft ambjente shkollore domosdo nuk duhet të jenë të ngarkuara klasat për mbarëvajtjen e mësimit. Por si bëhet kur në një fshat ka vetëm një klasë shkollore? Këtu fle lepuri i madh në një ferrë të vogël! Sidomos në Greqi! Nuk jam njohës i posaçëm se si fuunksionojnë shkollat në Greqi- ndonse shumë nga njerëzit e mi i kanë frekuentuar dhe ja kanë dalë faqebardhë ngahera dhe kudo- nga shkolla fillore deri në universitet greke,ndonse shumë herë të huaj- prandaj lajmi i fundit më ka bërë të indinjohem dhe njëherë, jo me arsimin grek, por me racizmin e disa mësimdhënës grekë. Rasti më tipik është ky i fundit që ngjau në një fshat të Halkidhiki- Selanik që më ka zëmëruar shumë madje dhe opinioni  i shëndoshë grek e ka dënuar dhe i ka dhënë publicitet të jashtzakonëshëm. Thonë se ministria e arsimit  ka vendosur që në çdo klasë- si e theksuam dhe më lart- nuk mund të jenë më shumë se 25 nxënës- por ma merr mëndja se kjo ka të bëjë kur ka dhe klasa të tjera. Por si bëhet kur në një fshat mjaft të largët ka vetëm një klasë dhe kur numëri i nxënësve i tejkalon të 25tët? Sigurisht se zgjidhja është që të pranohet dhe një nxënës më shumë kur e paraqet nevoja...Por kur ky nxënës është vëndas- grek le ta zëmë- vazhdojmë mësimet pa bërë zhurmë duke shtuar një karrike.

  PO KUR KY NXËNËS ËSHTË SHQIPTAR dhe na tepron si  bëjmë? Kjo e tregoi shkolla  me të cilën po  mirremi. Ndonse vajza shqiptare dhjetvjeçare ishte regjistruar rregullisht- kishte shkuar she një vit më parë në atë shkollë-na doli se tepronte! Mësuesja- ose mësusi- numëroi nxënësit e klasës  dhe i duallnë 26! Dikush tepronte! U thirr dhe drejtoresha e shkollës e cila menjëherë e gjeti zgjidhjen: në klasë na qënka dhe një shqiptarkë dhe ajo sigurisht tepron!- tha. Dhe kur vajza  dhjetvjeçare nuk pranoi të braktiste shkollën duke qarë dhe  lajmëroi të atin- i cili diku punonte në ndërtim-drejtoresha e nderuar lajmëroi policinë që të largonte me forcë nga ‘’shkolla e saj’’ shqiptarkën kokfortë! (Mirë thonë arvanitiko qefali!) Dhe policia? Korrekte në misionion e saj futi vajzën dhjetvjeçare në makinën policore dhe e largoi nga shkolla...

 Është një nga rastet më tipike flagrante raciste dhe të antishqiptarizmit që akoma mbizotëron në kokat e mykura të disa njerëzve që ndoshta thonë: Ç’u duhet shqiptarëve shkolla? Ata mirë punojnë për ne...Por besoj se tashmë njerëz të tillë me mëndje të mykura janë pakësuar shumë dhe në Greqi, ashtu si janë pakësuar dhe shqiptarët që e kanë braktisur masivisht Greqinë.  

Në shypin  dhe në televizionin grek pati jehonë të madhe ky akt i pa parë në historinë e arsimit dhe kjo i nderon...kurse shtypi shqiptar nuk i dha dhe rëndësinë e duhur- si bëhet zakonisht! Po të kishte qënë vajza kriminele ose trafikante drogë, ose dhe prostitutë- e atëhere ja vlente që edhe shtypi shqiptar, si e ka zakon, të bëjë jehonë për një vajzë dhjetvjeçare shqiptare! Ashtu si bën përditë për çdo të keqe për çdo lajm antishqiptar që botohet në shtypin e huaj...si ishte ajo e ‘’blegores19vjeçare amerikane’’ që gjoja kishte thënë se u a kishte frikë shqiparëve dhe se nuk do të shkonte më atje se ndihej e pasigurtë, si u botua në një gazetë antishqiptare angleze- por harruan të botonin përgënjeshtrimin e vajzës amerikane që akuzoi gazetën angleze për gënjeshtare dhe se ajo’’Ishte dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi dhe se do të udhëtonte përsëri në Shqipëri...’’ Ka nevojë për komente këtu? Jo sigurisht!

                                                     KRISTO ZHARKALLIUM  Athinë 23 shtator 2024.

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page