top of page

Kristo Zharkalliu: 2024...NJË VIT I MBARË...


2024...NJË VIT I MBARË...

(pa epidemi e pa...luftra!)

Nga KRISTO ZHARKALIU

  Sa mirë do të ishte sikur të mundnim të bënim një urim të tillë dhe të besonim se mund të ishte kështu, se urimi ynë kishte mundësi të realizohej. Sa kohë, sa vite e shekuj njerëzit nuk kanë bërë urime të tilla: një vit me shëndet  me paqe e begati dhe sa kohë këto urime përgënjeshtrohen nga realiteti i hidhur. Një vit më i mirë nga i kaluari themi dhe harrojmë se ngarkojmë mbi shpatulla një vit më shiumë, me halle e me telashe që s’kanë të mbaruar. Shikoni për rreth dhe vëzhgoni se sa njerëz janë më të lumtur, më të shëndetëshëm dhe më të lumtur nga vitin e  kaluar..Shpresat janë por mbeten vetëm shpresa. Vitet kalojnë në mënyrë të pamëshirëshëm si një rrotë gjigande mulliri që bluan e bluan papushim të kaluarën për të rifilluar bluarjen e së ardhmes që shumë shpejt bëhet e kaluar dhe ti kujton vitet e kaluar dhe habitesh sesa shpejt janë zhdukur në humnerës ne kohës që mund të quhet histori..Histori? Dhe ç’është historia veçse e kaluara, veçse kujtime ose zbukurime për ata që do të vijnë pas nesh? Historia është e kaluara dhe s’ka asgjë të bukur!

Por a duhet të jemi kaq pesimsitë tani në fillim të këtij vitit që shënon afër një çerek të shekullit 22? (kush ta besonte se do të arrinim të përshkruajmë shekullin XXII-të ? A nuk është kjo një arritje fantastike në jetën tonë?)Madje dhe  jetën që bëjmë është  e pabesueshme që nuk ngjan me asnjë shekull të së kaluarës. Jo larg, aty nga mesi i shekullit të kaluar jeta ishte krejt ndryshe, madje aso kohe asqë mund të imagjinonin telefonin (me kabllo) në familje,televizioni ishte akoma panjohur, madje dhe radjoja ishte diçka luksoze për   popullin që në shumicën e rasteve nuk kishin as dritë elektrike. Në ato vite të rinisë kur unë jetoja në Shtyllas të Levanit dhe pastaj në Voskopojë, pothuajse në asnjë  fshat nuk kishte elektricitet,pale për telefonin nuk bëhej fjalë dhe na dukej çudi kur dëgjonin nepër zyra të bërtisnin në telefona me manivellë ‘’ALO ALO!’’ me zëtë lartë drejtori i fermës kurse në Voskopojë kishim një telefon në Lokalitet-nga ku unë përherë të parë fola me Korçën...nuk e di pse kur isha 20 vjeç... Habitem se si na vinin telegramet me postë brënda tre katër ditëve nga Tirana!! Thua se na vinin me këmbë se ja ku është Tirana nga Korça as 200 kilometra rrugë dhe çfarë rrugësh me zallishte të bëra nga Italia fashiste! Këto rrugë kalonin me orë të tëra skodat (I kishin bërë dhe këngë Skodës!) dhe zisat ruse të asaj kohe. Ishim të rinj dhe na dukej se jeta kishte bukuri dhe ne të rinjtë mundëm të elektrifikojmë Voskopojën me një vijë ujë të mullirit, me ndihmën e Riza Kodhelit që na solli tubacionin dhe motorët përkatës nga Tirana! (Të dy kampet, ai i punëtorëve (me tuberkuloz) dhe ai i pionerëvë pranë shën Prodhomit elektrifikoheshin me gjeneratorë plot zhurmë!) Kishte  lezet jeta rinore por   shumë herë ecnim me kilometra më këmbë se nuk kishte autobuzë e makina, (ato që i quajmë komunikacion sot) të tjera veçse kur gjenim ndonjë kamion. Në përgjithësi përdornim mushkat ose këmbët...Ecnim shumë atëhere, të gjithë ishin të detyrar të ecnin.

  Por mos kujtoni se më tej kufijve të Shqipërisë jeta ishte ndryshe, ose shumë ndryshe.Kur u ndodha në Greqi në fillim të viteve 60, gjëndja nuk ishte më e mirë që të mos themi më keq. Aso kohe grekët emigronin në masë kudo: në Gjermani – ku sapo ishte hapur kërkesa për punëtorë-në Amerikë- si kurdoherë,- në Kanada, në çdo vend të Europës që i pranonte dhe në Australinë e largët- aso kohe preferohej shumë nga grekët-sidomos nga vajzat e pamartuara ku kërkoheshin shumë  në Australi nga burra që i kishin shikuar në ndonjë fotografi të rreme bardhe e zi të dërguar me kërkesë për martesë -që bënin dy dhe tre muaj me vaporë të vjetër që të arrinin në tokën e largët të premtuar ku zhgenjeheshin...Dhe më e keqja? Që të nxirrje pasaportë për jashtë ishte shumë e vështirë dhe që të udhëtoje kudo për punë duhej autobeografi të ‘’mirë’’ domethënë të mos kishe ide të majta ‘’antikapitaliste’’!!!

 Por kjo është histori e vjetër (?) aq e  vjetër sa do të jetë për shqiptarëve pas nja gjysmë shekullit- ose kur të mbarojë dhe ky shekull. Nga ana tjetër rrugët dhe komunikacioni nuk ishte dhe  shumë më i mirë nga ato të Shqipërisë së asaj kohe. JA një shëmbull: udhëtuam nga Janina (unë dhe Kamber Merdini) deri në Athinë dhe e bëmë plot 14 orë! Sigurisht në rrugë ku kapërxehet deti (Rio- Andirio- sot ka urë moderne!) qëndruam rreth dy orë sa të na kalojë një traget rrëngallë nga ana tjetër dhe Kamberi i shkretë pyeste oficerin që na shoqëronte ‘’Ku është more Athina?’’ dhe oficeri  që ishte mësuar me kësi shoqërimi qeshte dhe përgjigjej shqip:’’Ku je ti, ku je ti!’’ që më vonë u bë si anekdotë! Me fjalë të tjera vendi dukej i varfër dhe sikur po përpiqej të mirte veten. Athina sigurisht ishte qytet i madh qe atëhere- kryeqytet!- por edhe këtu komunikimet ishin të kufizuara. Telefonat në familje ishin të rralla që të mos themi se akoma nuk ekzistonin. Ne kishim një dyqan dhe detyrimisht kishim telefon dhe ishim në  një nga lagjet më të pasura dhe të preferuara të Athinës,të asaj kohe, në Kipseli ku banonin të gjithë aktorët, gazetarët dhe shkrimtarët  shumë prej të cilëve ishin klientë të dyqanit tonë ushqimor..Por kjo s’ka rëndësi: të gjithë klientë tanë vinin e bënin trelefona në dyqanin tonë dhe kur i ftonin po në telefonin tonë, ne vraponim t’i lajmëronim që të flisnin me njerëzit e tyre të largët që prisnin me telefonin hapur dhe atëhere telefoni nuk ishte aspak i lirë. Më vonë nisën të vinin nëpër famije por që të të vinte radha të mirrje telefon- si e kishe paguar paraprakisht- do të prisje dy dhe tre vjet që të të vinte telefoni dhe kjo në se kishte linjë në lagjen ku jetoje. Sigurisht pas kësaj nisi të bëhet familjar telefoni, por pagesa ishte tejet e rëndë  për familjet me të ardhura të ulta. Ndërkohë u mbushën rrugët me kabina telefoni ku me monedha të caktuara mund të komunikoje brënda qytetit- për rrethet kishte tarifa të tjera në se kishin paisje për telefona të drejtpërdrejtë...Për jashtë shtetit vetëm një shëmbull: që të mirrje telefon, një numër të njohur, në Gjermani duhej të kërkoje të të lidhin 24 or më parë dhe në se do të të lidhnin...Për Amerikën e më tej ishte shumë më vështirë..Sigurisht Shqipëria ishte shumë më keq- atje as në ëndërr nuk mund të shikonin telefon në shtëpi qytetarët e thjeshtë. Kur në vitin 1993 shkova në Korçë m’u desh të shkoja në...postë që të marr nj telefon në familje në Athinë dhe me vonesë të madhe. Nuk kishte ndryshuar asgjë qëkurse kisha qënë 30 vjet më parë në këtë drejtim- madje dhe ato ndryshime të mëdha që ishin bërë në fusha të tjera- dhe ishin bërë- ishin shkatrruar dy vitet e fundit të...demokracisë..

   A mund të bëhet krahasim shekulli 22 me atë të më parëshmi? Kurrsesi jo!  Tani sikur jetojmë në një botë tjetër..Elektronika ndryshoi jetën e njerëzve kudo në botë. Zbulimi dhe  krijimi i internetit besoj se ishte një nga zbulimet më të mëdha njerëzore...Komunikimi i njerëzve kudo në botë, sado larg, është  i shpejtë dhe i mrekullueshëm. Celulari ndodhet sot në dorën e kujtdo, madje shikon fëmijët që shkojnë në shkollë me nga një celular në dorë dhe prindërit mund të komunikojnë dhe kontrollojnë në çdo çast...Kompjuteri ndodhet pothuajse në çdo shtëpi dhe ja...po harrohet posta dhe letrat- tani njerëzit komunikojnë me emejlin që kanë- madje dikur gazetarëve u duhej të shtypnin në maknë shkrimi e artikujt dhe  në se ndodheshin larg t’i postonin shkrimet e tyre për në gazetë që s’do mend se ngahera ishin t vonuara. Tani me një buton dërgon tekstin, dërgon fotografitë akoma dge videot- pastaj mud të lidhesh me në çdo skaj të botës me  SKYPE, Viber, Mesaxher, Whach up dhe të bisedosh shtruar shtruar sikur ndodhesh në studjo te televizionit! A mund të imagjinoheshin të gjitha këto  në shekullin e kaluar? Sigurisht jo...vetëm se bota nuk u bë më e mirë—ka prapë varfëri, uri dhe luftra. Megjithatë mund të them se jemi brezi i privegjiluar sde mundëm t’i shohim dhe t’i shijojmë të gjitha  këto mrekulli të shkencës! Pandaj tëmos ankohemi. Në se jetuam gjatë ishte një bekim që të bëhemi dhe pjestarë të këtyre mrekullive shkencore. Prandaj ja vlen të themi GËZUAR VITIN 2024! Ka gëzime ka, mjafton të duam t’i shohim.  Në fund dua të përmend  se një miku im dje...mbushi plot 100 vjet! Po, po, i lindur në vitin 1924 dhe akoma është në gjëndje të bisedojë, të flasë në celular (!) dhe të krijojë muzikë.. I thua apo nuk i thua këtij GËZUAR  100 VJETORIN! GËZUAR 2024!

                                         KRISTO ZHARKALLI, Athinë 15 janar 2024.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page