Kristo Çipa: TË T’A PUTHIM FJALËN!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 1
- 1 min read

TË T’A PUTHIM FJALËN!
Bëje shpirtin- mot, fresko Shqipërinë!
Fjalën-shpresë dhëne të çel gjelbërim
Buzëqeshjen-botë të mbush zbrazëtinë!
Shkrepe penën tënde, ç’bën në amëshim?!
Shtroje-drithë are urtësinë tënde!
Dehjen- zinxhir ari për një sahat xhepi
Dëborl-Morave, zbardhe atë mëndje!
Ti mos fli tek bari, Dritëro poeti!
Të t’a puthim fjalën çdo mëngjes e darkë
Nëpër tym cigari, temjan mbi ikona
Kombin kur fle natën, mbuloje me varg!
Duku, dil nga varri edhe Dritërona!
Të kërkon në qiell e s’po të gjen Shqiponja!
_________________________________________________________________
Sqarim: DHËRMI-PRILL 1995
Përkujtohej Petro Marko dhe lumturova çastin e bëra këtë foto. Sot duke shfletuar albumet më doli përpara siç dalin profetët në frymëzimet epokale. Këto vargje m’i mbolli si borzilog Dritëroi!
Comments