Kristo Çipa: NAFORË E KUNGIMIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 23, 2024
- 1 min read

( Motiv kënge dhe lirikë)
Shkallët si i ngjite
Me këmbë a me thua?!
Pse shpresën ma grise
Me ato që s’thua?
Duke ngjyer vezët
Shkon hije në ikje
Kur hapat tl zbresën
Kthehu pa trokitje!
Kthehu ,moj të rimë!
Si ujët në gotë
Nakatosim sytë
Trazojmë atë botë.
Botën kanakare
Flakë nëpër dafinë
Paqja kur ndjen zjarre
Digjet me dëshirë.
Naforë e kungimit
Pashka u afrua
Dy vezët e gjirit
Ti përpjek, unë dua…..
Me buzët e saj, Nafora
Më dha verë e u kungova.









Comments