Kristo Çipa: NËSE MES QESHJES JAM I LOTUAR!…..
- Jul 13, 2025
- 1 min read

Nëse kam humbur ndonjëherë
Në shkretëtirat me dëborë,
Me rrjetën-rërë më ka mbështjellë
Sinqeritet i rremë femëror!
Nëse si pupël jam tronditur
Nga llavë e shpirtit zemërak,
Nëpër humnera i llahtarisur
Intrigë e femrës më kap si lak!
Nëse mes qeshjes jam i lotuar
Dhe neps-nepërke pi për mëngjes
Kjo thikë e femrës së xhelozuar
Të ngulet thellë por nuk të vdes!
Sa herë vdekja është nisur
Të më rrëmbejë si pren, skifteri
Një sy i bukur i qëndisur
Më ka kthyer nga rrathë ferri.
Dhe më ka zbritur në botë- mëndafsh
O syri i bukur, kurrë mos më qafsh!








Comments