top of page

KRISANTHIT: Motrës sime të porsa ndarë nga jeta.



Çdo shpend, në ajër fluturon, është jetë,

Është dritëzë në errësirë.

Botë, krahëze dritjëruese në përshkënditje.

Bëhet frymë.


Me cijatje diellore,

Fluturoi shpendi pranë një ëndrre.

Në sqep mbante gjethe dafine,

Dashurie dhe fisnikërie,

Por qëlluan skifterët botën delikate.

Ëndrra u copëtua.

Gjethja e dafinës prej qiellit ra,

 jeta u tha.


Motra ime e brishta,

Ëndërr çiltra

Fustan basme, holluara,

Mollëza përskuqura nga ëndrra që s’u tha.

Me gishta të bardhë, delikatë,

Në dritaren me stalaktite,

Vizatoje zogj të tjerë.

Hu, hu, hu hukasje doçkat e vogla, të ngrira.

Qysh në fëmijëri furtunë përballuara.


E ftohta, ngrica skërmitej përjashta,

Qielli mbushej me lot’ kristalorë.

Doje motra ime të krijoje diell të ngrohtë,

Për të gjithe ne,

Me zogj këngëtarë,

Pa shpendë grabitqarë,

Ndaj vizatoje në qiellin e kristaltë,

Miliona ylbere,

Nuset të visheshin me fustane të bardha,

nusërie...

Por ish dimër dhe tmerrësisht ftohtë

Skërmitej ligesia me dhembë skalaktike.

Dhe zogjtë fluturonin drejt viseve ë largëta...


Motra ime,

Të mundonte vetmia e madhe,

Edhe pse gjendeshe mes turmës zhurmëmadhe.

Si zog i brishtë,

Nën të voglën strehëzë

Nën furtunë shi dhe erë.


Motra ime,

Krahë dallëndyshe në qerpikë,

Botë drithëruese, mirësie,

Dëlirësie, dhembshurie, dashurie.


Sërish hidhje dhe hedh në kanavacën e bardhë,

Ngjyra shkëlqimtare diellore

Dhe zogj pendë artë,

Mbasi ishe dhe mbete

Motra ime

 mirësia, dashuria, fisnikëria vetë,

Shenjtore për të gjithe ne.

 Qytetin mbare

Rrallë bën nëna në këtë jetë.

Kristaq@Turtulli

20 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page