KRIMI SI TREGUES SINTETIK ...


OPINION


KRIMI SI TREGUES SINTETIK I KRIZËS MORALE TË SHOQËRISË SHQIPTARE.


shkruar nga: Fran Gjoka


Vitet e fundit, ngjarjet kriminale nё shoqёrinё tonё, kanё qёnё tё shumta. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që shenjat në jetën tonë shoqërore janë të tilla, që tregojnë se në shumë aspekte shëndeti i shoqërisë është dëmtuar nga sasia dhe intensiteti në rritje i krimit. Madje ai po shfaq patologji të reja sociale, pikërisht nga ndikimi negativ dhe theksimi i nuancave të forta të krimit, intolerancës, dobësimit të solidaritetit social dhe komunikimit human. Kjo nga që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, krimi po dëmton keq “mekanizmat” socialitetit human, aftësinë për të jetuar në