Krimet e komunistëve dhe “rastësia” Neritan Ceka?



Nga Nebil Çika*

Sa herë shqiptarët ndërmarrin ndonjë nismë antikomuniste shfaqet gjithnjë Neritan Ceka i cili e pengon atë të jetë kjo një rastësi? Kështu ndodhi në vitin 1991 kur shqiptarët ju drejtuan bllokut komunist për tëpërmbysur diktatorët e gjallë, doli ai me megafon e i drejtoi nga busti i diktatorit të vdekur duke shmangur shansin më të madh të shkëputjes nga komunizmi të popullit e vendit tonë.

Javën qe shkoi pas presionit te madh te brendshëm e te jashtëm nisen gërmimet pre gjetjen e eshtrave te burgosurve politike antikomunistë te zhdukur ne burgun komunist të shfarosjes në Burrel . Pas lajmërimit tëbujshëm se qeveria dhe kryeministrit po plotësonin këtë kërkese të përsëritur legjitime të familjeve të të zhdukurve nga komunizmi gërmimet u pezulluan pre “arsye teknike” . Si 30 vjet me parë doli sërish në skenë Neritan Ceka i cili u ripërdor nga komunistët për të ndaluar një akt tjetër të rrezikshëm për ta ne aspektin politik edhe juridik.

Politikisht kryeministri Rama dhe partia e tij nuk pasur kur interes te tregojnë provat e krimeve te tyre siç janë gjetja e te zhdukurve nga komunizmi ne Shqipëri. Ne muajin korrik te këtij viti ne seancën e fundit parlamentare te sesionit te kaluar kryeministri Rama deklaroi nga kuvendi se paraardhësit e tij gjenetik , politik e juridikë , komunistet ishin ne anën e drejte te historisë dhe se ia ndjehej krenar që ishte pjese e tyre, te njëjtën gjë deklaroi edhe spiuni i sigurimit të shtetit dhe mistri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste, kreu aktuali i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi javën e kaluar. Është qartësisht e dukshme qe nga kjo qeveri qe mburret me krimet e komunisteve te pritet gjetja e trupave te viktimave të këtyre krimeve. Çdo trup i gjetur është një prove juridike krime dhe ne baze te procedurës penale prokurori qe asiston ne zhvarrimin e tyre duhet te nisi një çështje penale duke nisur kështu edhe procese hetimore e gjyqësore pre dënimin e autorëve te këtyre krimeve ne Shqipëri te cilët janë ose pjese ose paraardhës gjenetike te kupolës se pushtetit përfshi edhe te atin dhe te afërm te tjerë te kryeministrit Rama.

Politikisht Rama ndjehet gjithashtu i kërcënuar nga gjetja e trupave të te zhdukurve pasi edhe shqiptari me naiv edhe me militanti i tij përballë provave te krimit do ta ketë te vështirë te besoje mashtrimin e tij publik qe: “ komunistet ishin ne anën e duhur te historisë” dhe do te kuptonin se sa kriminale është krenaria e tij si pasardhës i tyre.

Personalisht kam besuar se me Burrelin do te behej diçka për shkak te presionit te shtetit italian dhe BE-se pasi ne këtë burg ka vdekur nga torturat edhe një shtetas italian por me sa duket Rama edhe atyre ua gjeti mashtrimin. I ndërpreu gërmimetpër arsye teknike dhe për këtë i erdhi serish ne ndihme “eksperti” i vjetër Neritan Ceka. Nuk e dinte Tax- Forca qe duhej arkeolog para se te niste gërmimet , po IMCP që ka përvojë ndërkombëtare dhjetëra vjeçare në gjetjen e te zhdukurve ?! Përfundimisht arsyeja “teknike” është vetëm justifikimi për te ndërprerë gërmimet pasi arsyeja e vërtet janë zhdukja e provave të krimeve të komunisteve dhe kjo nuk mund te pritet sa kohe ata janë ne pushtet dhe “neritanët” e Sigurimit të Shtetit gjithnjë në shërbim të tyre. Gjetja e te zdukurve eshte ceshtje e drejtesise , pikerisht asaj qe komunistet i tremben si "djalli nga temjani" qe nga viti 1991 deri sot .

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

27 views

Shkrimet e fundit