KRIJUESI LETRAR QË SHPREH RRAFSHIN MË TË LARTË TË GJUHËS POETIKE, SHPREH RRAFSHIN MË TË LARTË TË VET



KRIJUESI LETRAR QË SHPREH RRAFSHIN MË TË LARTË TË GJUHËS POETIKE, SHPREH RRAFSHIN MË TË LARTË TË VETËDIJES ARTISTIKE KOMBËTARE

Bisedë me shkrimtarin dhe studiuesin e letërsisë – Anton Nikë Berishën


A e kapim dot Botën?


Kultura e një vendi formon jetën e secilit. Jetën e gjithkujt, që jeton në atë vend. Mënyrat se si krijimtaria ka thekur kulturën është e jashtëzakonshme. Ajo ndryshoi mënyrën se si ne shikojmë secilën fe dhe ide në të gjithë botën. Krijimtaria ndihmon kulturën e një vendi, sepse përhapet për të rritur një kulturë, i bën njerëzit e tjerë të shohin dhe të kuptojnë kulturat e tjera dhe hapin ide të reja.

Pa krijimtari, jeta do të ishte ndryshe. Krijimi bëri që e gjithë bota të jetë në gjendje të zgjerohet në rajone të reja dhe përfundimisht të bashkohet me njëri-tjetrin. Gjërat shkojnë përtej realiteteve. Sot brezat janë në mendime duale, sikurse ka ndodhur viteve e kohërave. Të ndjeshmit e kohës më të ndjeshme, asaj që u iku pa e kuptuar, debatojnë faktin se të rinjtë u zhvendosën në territorin e krijimtarisë dhe morën përsipër gjithçka në udhë të tjera. Përfundimisht, ata kanë kohë që kanë vështirësi të mësohen me njëri-tjetrin. Kaloi kohë, por përfundimisht ata e morën atë që e deshën nga koha dhe e forcojnë atë që ua ka lënë hapësirë sërish koha. Kjo bëri që krijimtaria të jetë në gjendje të zgjerohet në rajone të reja të pashkelura nga shqiptarët, duke qenë në gjendje të shkojë së bashku dhe jo “ndjeshëm” ndonjëherë me njëri-tjetrin. Pa krijimtari dhe debat krijues bota krijuese shqiptare, do të ishte më pak e larmishme dhe jo në gjendje të bashkohej në një.

A ndodh që një aspekt krijimtarie të mund të shkundë e deformojë një kulturë? Edhe nëse ndodh me këtë term, natyrshëm e ndihmon atë shumë më tepër në një udhë më të mirë? Përhapja e ideve krijuese ndihmon vendet të jenë të larmishme në mënyra të reja. Pa to disa vende do të humbnin ose do të mbërtheheshin në një vend ku ata ishin të detyruar të mendonin një mënyrë të caktuar. Shumë vende kanë shumë argumente sepse nuk e kuptuan njëri-tjetrin si duhet. Pa e kuptuar dikë, do të ishte keq dhe do të përfundonte në një argument. 

Krijimtaria është një pjesë e madhe e kulturës së shqiptarëve, pa të bota do të ishte ndryshe për ne. Dhe ne ecim, kemi ecur, dhe synojmë të ecim… edhe në krijimtari. Atëherë a e kapim dot Botën me këtë ecjen tonë? Ndaj po organizojmë këtë bisedë me shkrimtarin dhe studiuesin e letërsisë – Anton Nikë Berishën.

Fatmir Terziu: Anton Nikë Berisha shkon përtej një mendimi tipologjik në krijimtarinë e letrave shqipe dhe angazhimin ndaj tyre për më shumë se një gjysëmshekull. Heshtja dhe modestia e tij mbeten në një raport jo-proporcional me talentin dhe vlerën e tij letrare. Ku qëndron ajo që mbetet e pathënë?


Anton Nikë Berisha: Te një krijues mbetet pa thënë shumëçka, gjithë ajo që nuk e ka thënë e mund ta kishte thënë. Jo vetëm ta kishte thënë, po ta kishte thënë bukur, në mënyrë të mëvtësishme. Në artin e fjalës gjërat nuk maten me shumësi, po me cilësi. Cilësia nuk mjafton asnjëherë, gjithmonë ka mundësi të pasurohet, të lartësohet; është e paskaj. Në letërsi vetëm veprat cilësore u përballojnë kohëve. Të tjerat harrohen.

Janë shumë çështje që shkrimtarit i sillën nëpër krye, që e “ngacmojnë”, e “nxitin” ose e “gërryejnë” mendjen e tij, po shumëçka mbetet për “më vonë”, për “një herë tjetër”.

Përveç kësaj, janë dhe dukuritë që shkrimtari i ka vështruar, që është marrë me to, po ndien nevojë t’u kthehet, t’i vështrojë ndryshe, më thellë, në nëmyrë më të veçantë.

Shkrimtarit i mbetet pa thënë shmëçka për arsye se arti i fjalës (si dhe artet e tjera) është nga fshehtësitë më të mëdha e më të pakufishme dhe si i tillë jep mundësi të pafundme të thënit bukur, të gërmimit në fshetësitë e gjuhës e të shprehurit, të shqiptimit të mendimeve shumësore, përftimin e të bukurës, të madhërishmes. Këto bëjnë qenësinë, bëjnë, thënë me gjuhë figurative, mbretërinë e artit të fjalës, letërsisë. Në këtë rrafsh secilit shkrimtar i mbetet shumëçka pa thënë, përkundër gjakimit – synimit të tij të vijueshëm.


Fatmir Terziu: Ku qëndron ajo që themi të gjithë rrugëtim i këputur në mes në hapësirën krijuese letrare, nëse e mbajmë atë si hallkë jo vetëm të ndryshkur nga shiriti i kuq në të gjitha anët ku ai ndikoi me mënyrat e tij?


Anton Nikë Berisha: Një letërsi kombëtare, që shkruhet në gjuhën përkatëse, përligjet para së gjithash nga cilësia e veprave që e bëjnë atë, po dhe nga vijimësia e krijimit të veprave cilësore. Me një fjalë, vijimësia e hartimit dhe e botimit të veprave letrare dhe e ndikimit të tyre në lexuesin – e bën traditën letrare të një kombi. Për një traditë letrare sa kanë rëndësi veprat e krijuara, aq ka rëndësi vijimësia dhe pasurimi i asaj tradite, një vazhdimësi e natyrshme.

Letërsia jonë e shkruar, në rrjedhën e zhvillimit të saj rreth 500 vjeçare (nga vepra e Gjon Bdek Buzukut “Meshari” e botuar më 1555, ku janë botuar katër psalme të hartuara nga Buzuku dhe tekste të tjera, bashkë me nj