top of page

Kreu i shtetit flet për zbrazjen katastrofike të vendit


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta, është ndalur dhe një herë tek një nga problemet madhore të zbrazjes së vendit, pasi ai e quan „zbrazjen katastrofike të vendit“. Shkëlqesia e Tij, Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga INSTAT, që flisnin për largimet masive të të rinjve nga vendi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale kreu i shtetit thekson se ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit. Në postimin. Etij midis të tjerave thuhet: „Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.

Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.“

Presidenti i Republikës thotë se ky „është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit. Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.“ Duke përfunduar Presidenti i Republikës bën thirrje se tashmë është „Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.“

23 views1 comment

תגובה אחת


Vedat Shehu
Vedat Shehu
19 באפר׳ 2022

Presidenti, bënë koment komplet pa asnjë arsyetim mbi faktoret e ekuilibrit dinamik të popullsisë së vendit midis lindjeve, vdekjeve, largimit dhe kthimit të të larguarve. Mesa më duket mua, mund të jetë një raport luhatëse, aspak katastrofik. Vetë Ilir Meta, si një nga krerët kastravec, qysh kur doli në skenë të krerëve të shtetit u shfaq si xhol në sundimin e tejzgjatur në destabilizimit politik të vendit me marifete të bujshme për të bllokuar kapitalin e gatshëm perëndimor dhe diasporën tradicionale kapitaliste për të investuar. Ilir Meta u fut si proletar enverist në politikë duke dredhut zinxhirin për t,u pasuriar nëpërmjet këtij bllokimi regresiv. Tani në prag të largimit ky xhogler, i alarmuar prej fundit të tij si një nga…

לייק

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page