top of page

KRAHË HEKURI



Nga Luan Çipi




-Na thuaj mik, ti nga na dole

Me gjoks e krahët si një azgan?

-Emrin e kam Vehap Xhindole,

I lindur e i rritur në Elbasan!


Nga derë fisnike pa fund e anë,

Luftëtarë për dije e për liri,

Nga Lushnja vijnë të parët tanë

Që dhanë dhe jetën për Shqipëri.


Për dhjetëra vite pjesëmarrës në gara,

Kampion absolut dhe rekordmen,

S’arriti kush t’i dilte para,

Në ngritje peshash, një fenomen!


Trajner në sporte e boksier në gen,

Mjeshtër i madh, akrobat, poliglot

Gjashtë gjuhë i flet, lexon, përkthen,

Për vullnet në punë, si rrallë në botë.


Nderohet në Lushnje, shpallet Qytetar

Dhe në Elbasan, Qytetar me Nder,

Qytetet e lashta, të dyja në garë,

Kush e kush t’i japi sa më shumë vlerë.


Autor i librit me fjalë të urta franceze,

Në shqip ke përkthyer deri “La Fontenë”,

Përkushtimin tonët kaq shumë Ti e ndeze,

Monument me vargje të thurësh, ja vlen!


Tiranë, më 20 Nëntor 2020

.

25 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page