top of page

KOSOVA, SËRBIA, NATO DHE LUFTA



Në fillim të viteve 1990 politika e atëhershme serbe bëntë çmos që të ruante integritetin territorial të Jugosllavisë, jo si opsion për pupujt që e përbënin atë, por vetëm për serbët. Pas shpërbërjes së asaj Jugosllavie, tashmë serbët sërish po bëjnë çmos që të ruajnë integritetin e mbetur territorial të ish-Jugosllavisë, territor i cili tashmë përbëhet vetëm nga Republika e Sërbisë dhe ajo e Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të OKB.

Serbët prej kur i pushtuan trojet shqiptare në Kosovë thirreshin në të drejtat historike mbi Kosovën, edhe pse janë ardhacakë, por ama, shqiptarët kanë më tepër të drejta historike mbi Kosovën, ndërkaq kanë edhe të drejta legjitime, të drejta që dalin nga realitieti i sotëm politik dhe nga ai i djshmi e i sotmi demografik.

Serbët përherë në këtë aspekt kanë shpresuar dhe evokuar edhe publikisht duke shpresuar në përkrahjen e vëllait të madh, Rusisë. Por edhe shqiptarët, ashtu siç e tregoi edhe historia e fund shekullit XX, por edhe sot, e kanë dhe e shpresojnë sërish tek përkrahja e pjesës tjetër të botës, sidomos tashti që kërkesat e tyre janë konsideruar legjitime, jo vetëm nga NATO dhe Europa, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare.

Sot, për shkak të disa përplasjeve politike me natyrë teknike, sërish serbët kërcënojnë me luftë e përgjakje të këtyre trojeve shqiptare. Por, përgjakja e sërishme e historisë mund të jetë vetëm remenishencë tragjike e së kaluarës dhe në kundërshtim total me gjëndjen aktuale të zhvillimit e të qytetërimit në këtë pjesë të botës.

Luftërat gjithnjë janë zhvillime iracionale, por që zhvillohen për qëllime racionale.

Por a do t’i hynte realisht Sërbia një aventure të tillë iracionale, sado racionale që të jënë qëllimet e saja?

Unë personalisht them që jo, ajo nuk do t’i hynte kësaj aventure.

Arsyet janë dy dhe shumë të rëndësishme.

Arsyeja e parë: Sërbia është e izoluar ushtarakisht.

Ashtu sikundër thashë më lartë, gjithnjë Serbia, në rast të një lufte të re, shpreson në përkrahjen e Rusisë. Kjo, për të vetmen arsye se, në rast se ajo do të vendoste të sulmonte sot Kosovën, atëhere do të thyente Marrëveshjen e Kumanovës, të cilën e ka nënshkruar me NATO-n. Si e tillë ajo do të gjendej në një koflikt të armatosur me NATO-n dhe jo me Republikën e Kosovës.

Mirëpo, për momentin, harta Europiane tregon se Serbia është e rrethuar nga të gjitha anët nga vende anëtarë të NATO-s si dhe aleatët e saj. Pas shkëputjes së Malit të Zi nga ish-Jugosllavia e mbetur, Serbia nuk ka më as dalje në det.

Kjo është edhe arsyeja kryesore përse shqiptarët duhet të bëjnë çmos që të mbajnë të unikfikuar shtetin e Malit të Zi, që serbët të mos kenë dot kurrë dalje në det. Duke mos u shpërbërë Mali i Zi, Serbia strategjikisht mbetet e rrethuar totalisht nga ana tokësore, si dhe komplet e izoluar, pasi NATO, në një rast të agresionit serb mbi forcat e saja në Kosovë, Aleanca Veriatllantike do të mund ta sulmonte Sërbinë nga të gjitha drejtimet tokësore e ajrore.

Sot, me zhvillimet aktuale të luftës në Ukrainë, Serbia nuk do të mund të merrte as ndihmën më të vogël që ajo shpreson të marri nga Rusia. Kjo për të vetmen arsye, se asnjë lloj armatimi ose trupa ushtarake nuk do të mund të vinin në këtë kohë në ndihmë të serbëve nga toka, por as edhe nga ajri, pasi do t’u duhet të kalojnë mbi territore të kontrolluara nga NATO.

Dhe tashmë që është duke u zhvilluar lufta në Ukrainë, e gjithë Evropa, e në veçanti vendet anëtare të NATO-s, kanë ndaluar të gjitha fluturimet dhe lundrimet e mjeteve nga dhe për në Rusi, në dhe mbi hapësirat e tyre tokësore dhe ajrore.

Edhe në rast se Rusia, nën kërkesën e dëshpëruar të Sërbisë, do të lëshonte ndonjë raketë nga territori i saj në drejtim të qendrave të komandimit ose të vend-grumbullimit të forcave të NATO-s në Kosovë, kjo raketë do të duhej të kalonte mbi hapësirën ajrore të disa shteteve anëtarë të NATO-s. Gjë që do e bënte të pamundur arritjen e saj në objektiv. Edhe nëse do të bëhet fjalë për raketat e saja më të avancuara, që nuk kapen nga radari, sërish vëndet e NATO-s, ku do të kalonte kjo raketë, do të mund të bënin asgjësimin ose bllokimin e saj nëpërmjet perdeve së zjarrit të artilerisë kundërajrore.

Plus, duhet pasur parasysh që ky veprim rus do të kundërshtohej edhe nga një grup i plotë sulmues i Marinës Amerikane në të cilën bën pjesë aeroplanmabjtësja me energji bërthamore “Harry Truman”, e cila, prej datës 1 gusht 2022 ndodhet duke lundruar në detin Jon. Ky Grup Sulmues përbëhet nga një aeroplanmbajtëse që aktualisht ka në bordin e saj 90 mjete të sulmit ajror, nga të cilat 70 janë avionë gjuajtës dhe bombardues, ndërkohë që është e shoqëruar nga të paktën një kryqëzor dhe një skuadron shkatërrues të përbërë nga dy fregata dhe një destrojer, përveç që në shoqërimin e tyre janë edhe dy nëndetëse të pajisura me raketa “Kruiz” dhe “Tomahouk”, si dhe disa anije furnizimi dhe logjistike.

Duhet të kemi parasysh edhe faktin që e gjithë artileria që ndodhet në bordin e këtyre mjeteve luftarake detare është e gjitha artileri kundërajrore, e cila është artileri universale, pasi lufton si kundër mjeteve ajrore ashtu edhe kundër atyre tokësorë e detarë.

Sikundër shihet ,aventura ushtarake Sërbe kundër Kosovës në këtë rast do të ishte totalisht e izoluar dhe e vetme kundër gjithë forcës ushtarake të NATO-s. Dhe NATO do ta shfrytëzonte këtë aventurë ushtarake të Sërbisë për ta goditur atë me gjithë fuqinë e saj, si kundërpërgjigje ndaj luftës që Rusia po zhvillon në Ukrainë. Dhe, eleminimin total ushtarak dhe ekonomik të Sërbisë, NATO do ta paraqiste botërisht jo vetëm si një fitore ushtarake të saj ndaj një aleati të Rusisë, por dhe si një fitore politike në arenën ndërkombëtare; por më e rëndësishme do të ishte se kjo aventurë Sërbe do e prezantonte edhe më mirë NATO-n si të vetmen organizatë aktuale politiko-ushtarake në gjendje të ruajë paqen në Evropë e më gjerë.

Arsyeja e dytë: Rusia nuk do lejonte një aventurë të tillë ushtarake nga ana e Serbisë.

Në rast se Serbët do çmëndeshin e do ngulnin këmbë t’i hynin kësaj aventure ushtarake, atëhere vetë Rusia nuk do e lejonte një gjë të tillë, sepse, ashtu sikundër e bëj unë këtë analizë ushtarake të pamundësive të Rusisë për t’i ardhur në ndihmë Sërbisë, të jemi të bindur që ushtria Ruse e ka bërë shumë herë më të detajuar.

Dhe, duke qënë se nuk ekziston asnjë opsion që t’i vijnë Serbisë ndihma nga Rusia, atëhere ajo do i rekomandonte Sërbisë që mos t’i hyjë kësaj aventure, se jo vetëm që do të humbaste ushtarakisht, duke i shkatërruar totalisht fuqinë e saj ushtarake dhe ekonomike, duke e degraduar kështu Sërbinë nga vëndi me fuqin më të madhe ushtarake dh ekonomike për momentin në Ballkan, në vëndin me fuqi më të dobët.

Por, njëkohëshisht, përveç që kjo aventurë do të sillte përfundimisht shkëputjen përfundimtare të Kosovës, pa nevojën më të bisedimeve, do të sillte edhe humbje tjetër territoriale nga ana e Serbisë, do të humbte përveç Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, por do të harronte edhe ëndrrën që ka për Mitrovicën Veriore. Kjo, për faktin që shqiptarët, ndërta unë i pari, në këtë aventurë të Sërbisë do niseshim me armë në dorë drejt trojeve shqiptare në Kosovën Lindore, e do i bënim thirrja gjithë atyre të aftveë për luftë, që të na bashkoheshin për marrjen njëherë e mirë të këtyre territoreve të aneksuara padrejtësisht nga Serbia, mbi të cilat po ushtrahot edhe sot genocid dhe pastrim etnik prej Serbisë.

Rusia nuk do e lejonte Serbinë në asnjë mënyrë që të ndërmerrte një aveturë të tillë, pasi pamundësia për të ndërhyrë në këtë konflikt, qoftë ushtarakisht, qoftë dhe politikisht, do e tregonte Rusinë të dobët në arenën ndërkombëtare dhe do e nxirrte vetëm si një fuqi rajonale, vetëm aty ku ajo ka shtrirje territoriale.

Ndërkohë që rusët me këtë luftë që po bëjnë në Ukrainë duan pikërisht të ndryshojnë këtë realitet, duke dashur të paraqiten si një fuqi globale. Por aventura serbe do jua shuante përfundimisht ëndrrën.

Për çka trajtova më lart, të jeni të bindur edhe ju, ashtu si unë, që Serbia kurrë nuk do e ndërrmerrte këtë aventurë ushtarake. Por ama, asaj i duhet kjo retorikë lufte, ose thënë më mirë, më shumë se Sërbisë kjo retorikë i duhet vetëm Vuçiçit, për të mbajtur pushtetin si gjoja nacionalist i madh, ndërkohë që edhe ai, ashtu si kolegët e tij në këtë rajonin tonë, është vetëm një maskara e hajdut që po kapet me thonj pas patriotizmit për të qëndruar sa më gjat në pushtet.

Ndaj jam i mendimit që Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet t’u përgjigjet retorikave luftënxitëse boshe të Sërbisë. Kjo retorikë serbe është e gjitha si një lojë pokeri, ku duhet kuptuar se kur bën bllof kundërshtarri, e kur jo. Në rastin tonë, Serbia po luan vetëm me bllofin, ndaj nuk duhet dhënë fare rëndësi, por duhet luajtur në krahun tjetër. Si?

Kosova duhet t’i kërkojë BE sa më shumë data dialogu me Serbinë, pasi vetëm duke e ulur në tavolinë qeverinë serbe, ua demaskon atyre edhe bllofin, edhe politikën dhe, kështu, vet serbët do i rezonojnë e do e kuptojnë më në fund, se edhe ne, edhe sërbët, nuk mund të zhvendosemi prej vendeve tona; por nuk mund as të zgjedhim ndonjë fqinj më të mirë dhe nuk mund të bëhemi më të tjerë, veçse siç jemi.

Më në fund ata do ta kuptojnë se ne do të qëndrojmë këtu ku jemi e kemi qenë denbabaden para se serbët të vinin në Ballkan. Prandaj është mirë që të përpiqemi të lejojmë njëri-tjetrin të jetojmë jetën në trojet aktuale, dhe se Ksosova e pavarur është çështje jetike jo vetëm e shqiptarëve, por në këtë rast edhe e sërbevë, në rast se duan të jetojnë të qetë e të ruajnë këtë prosperitet që kanë.

Ndaj u lutem mos i bënë më jehonë deklaratave luftënxitëse të Sërbisë, por vetëm talluni me to dhe i kujtoni që të mësojnë të mbajnë fjalën.

Ndryshe, do të shkonin drejt fundit të tyre.

10 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page