KOSOVA NUK KA NEVOJË AS PËR MALL E AS PËR POLITIKË TË MINI SHENGENIT


Prof Dr Hakif BAJRAMI


Mini Shengeni Ballkanik, është agjenturë e vejtër si ide antishqiptare dhe ka për qëllim ekstrem DEKOMPOZIMIN e Makro-Shëngenit shiptar. Për herë të parë është inicuar më 1868 prej Prnicit Mihajllo, qëllimi i të cilit ishte që të parandalohej themlimi i Vilajetit Shqiptar më 1869. Ndërsa, ata që duan ta kuptojnë se çka është nisma për Mini-Shëngenin e sotëm Ballkanik, është më se e nevojshme të mësojnë se çka ishte “Antanta e Vogël” ( Apro Entante) e 26 Shkurtit 1920, kur një gazetar i korruptuar Hungarez hodhi idenë që të ndërtohej një “lidhje organike” midis Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS) dhe Çekosllovakisë. Këtij “dueti” në vijim do i bashkohej edhe Rumunia, gjë që tregon se Franca po luftonte me çdo mjet që ta shpërbënte çdo lidhje të Austrisë me Hungarinë. E kur të kryhej ky process, e tërë godina e “Antantës së Vogël” t`i kundërvihej në mënyrë të organizuar eknomisë Gjermane si në aspektin ushtrak ashtu dhe financiar.