Kosova midis luftës dhe paqes



*** Diplomacia preventive e Amerikës dhe e fuqive të mëdha të BE-së, duhet të reagojnë urgjentisht kundër rikthimit të strategjisë kolonialiste dhe militariste të Serbisë për të ndyrhyrë ushtarakisht në Kosovë. Ndryshe, do të jetë i pashmangshëm shpërthimi i konflitkit të armatosur në veriun e Kosovës.

-JO vetëm protestat e serbëve në Mitrovicën veriore, më 6 tetor 2022, por edhe Urdhri i presidentit serb Aleksandër Vuçiq për ngritjen e gatishmërisë luftarake dëshmojnë objektivin kryesor të politikës zyrtare të Beogradit, që me çdo kusht po ngulmon të rikthejë sovranitetin kolonial të Serbisë në Kosovë (1912-1999), jo kinse të mbrojë dhe të shpëtojë kurrfarë minoriteti serb në veriun e Kosovës, sepse ai në asnjë aspekt nuk është i rrezikuar nga pushteti shtetëror i Republikës së Kosovës. Përkundrazi, minoriteti serb në Kosovë është më i favorizuari dhe më i privilegjuari nga të gjitha minoritetet e tjera në Kosovë.

Presidenti Aleksanër Vuçiq është fajtor për shkaktimin e krizës politike dhe të sigurisë në Kosovë

-Albinin dhe Vjosën vetëm Vuçiqi i kritikon për gjendjen që ai vet e ka krijuar në Kosovë (duke manipluar dhe instrumentalizuar minoritetin kolon serb në veriun e Kosovës) për t’iu shmangur kërkesave të parashtruara të BE-së dhe të Amerikës për të arriur ndonjë kompromis politik në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2022), me qëllim të normalizimit të marrrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

I ligu dhe oportunisti gjithmonë fajësojnë vetëveten, jo armikun qoftë të brendshëm a të jashtëm !

Pra, janë gabim ata “analistë” dhe oponentë politikë të kryeministrit Abin Kurti, kur thonë se Albini ka faj për diskriminin e minoritarëve serbë në veriun e Kosovës, gjoja se nuk paska vajtur in person të bisedojë me ta, për t’i dëgjuar “dhimbjet” e tyre. Çfarë naiviteti ky, që s’ka lidhje me “tavan”! – Po Albini sa herë i ka thirrur ata , që të bisedojnë me të, por përgjigjja ishte negative dhe ofenduese, se nuk njohin Albinin si kryetar të tyre, por presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Serbinë si shtet të tyre, jo Kosovën e pavarur dhe sovrane.

S’ka “exit strategy” me injorantë, me dilingjinj, me mercenarë dhe me “dorën e zgjatur” të sundimit kolinial serb në Koosvë !

Minoriteti serb në Kosovë nuk është i rrezikuar nga aspekti i sigurisë e as nga mohimi dhe, nga diskriminimi i të drejtave dhe i lirive të njeriut, por është i rrezikuar nga vetë Beogradi zyrtar, i cili që nga pëfudimi i luftës (10 qershor 1999) i ka këshilluar dhe ndihmuar, që të mos e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008), por shtetin e Serbisë. Me një fjalë, i ka instrumentalziuar për qëllime të ruajtjes së interesave gjeopolitike koloniale, hegjenomiste dhe ekspansion