KOSID publikon analizën ligjore mbi Parkun Kombëtar “Sharri” në Kosovë ...


KOSID publikon analizën ligjore mbi Parkun Kombëtar “Sharri” në Kosovë “Sharri në shënjestër të krimit”

Me 7 Janar, KOSID publikoi analizën ligjore të quajtur “Sharri në shënjestër të krimit”. Ky hulumtim adreson shkeljet ligjore që janë bërë në Parkun Kombëtar “Sharri” sa i përket florës dhe faunës të këti parku. Analiza ligjore në të cilën është punuar 5 muajt e fundit, shtjellon shkatrimin e natyrës së Parkut Kombëtar “Sharri” nga faktori njeri, qoftë individ apo grupë i organizuar kriminalë. KOSID ka indentifikuar këto kërcënime, si kërcënime kryesore për vlerat e Parkut Kombëtar “Sharri”: Gjuetia Ilegale, Zjarret dhe Degradimi i pyjeve përmes shpyllëzimit.

Disa nga degradimet e natyrës të cilat hulumtimi i KOSID ka arritur t’i identifikojë, janë shkelje të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, dhe këtu po përmendim disa prej tyre : 1.Rritja e numrit të zjarreve në katër vitet e fundit. 2.Dëme pyjore nga prerjet ilegale në sasi të mëdha dhe numër i madh i fletë padieve kundrejtë individëve të cilët kan degraduar pyllin. 3.Fauna në Parkun Kombëtar “Sharri” është shumë e rrezikuar. Speciet në zhdukje po rrezikohen nga gjuetia ilegale në këtë park. 4.Thyerja e një numri të ligjeve nga persona të caktuar për përfitime personale ekonomike. Këto dhe shumë shkelje tjera të listuara mund ti gjeni në Raportin mbi Parkun Kombëtar “Sharri” – “Sharri në shënjestër të krimit”, të cilin mund ta gjeni në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Link: https://www.kosid.eu.com/2021/01/07/kosid-publikon-analizen-ligjore-mbi-parkun-kombetar-sharri-ne-kosove-sharri-ne-shenjester-te-krimit/ Ky hulumtim synon të jetë në shërbim të komunitetit dhe palëve të interesit të cilët mund t’i përdorin të gjeturat e këtij për të parandaluar keqpërdorimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe mbrojtjen e mjedisit dhe florës dhe faunës, për të pajisur grupet e avokimit dhe banorët në luftën e tyre në mbrojtjen e interesit të tyre përmes insitucioneve përgjgjëse, organeve të drejtësisë dhe gjykatave në Kosovë. KOSID, si organizatë jo-qeveritare, është e njohur për faktin që e fitoi betejën 10 vjeçare kundër investimit në resurse të reja të thëngjillit në Kosovë me qëllim që të promovojë energjinë e gjelbërt, energji e cila duhet aplikuar përmes konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik mbi bazën e idesë së eknonomisë qarkore, duke siguruar përdorim të mirëfilltë të resurseve natyrore dhe mbrojtje të mjedisit.

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif