top of page

Korrespondecë e shkurtër me Prof. Eshref Ymeri

  • Aug 10, 2023
  • 4 min read



Nga Skënder KAPITI


Këtë korrespondencë të shkurtër me Profesor Eshref Ymeri po e bëj publike në respekt edhe të të gjithë atyre intelektualëve por edhe të atyre mediave e gazetave patriotike, të guximshme, realiste dhe nacionaliste të cilat bëjnë të mundur njohjen dhe botimet e shkrimeve, opinioneve,analizave dhe të eseve edukative patriotiko-kombëtare si “Fjala e Lirë”, “Bota Sot”, “Bulevard” e ndonjë tjetër. Këtë korespondencë po e bëj nisur nga një mesazh që Prof. Eshref Ymeri më kë dëguar si më poshtë cituar:

“I dashur Skënder,

U bë kohë që nuk po ju shikoj në faqet e Portaleve të ndryshme. Ju lutem, më thoni, çfarë ka ndodhur se jam në merak.

Ju përqafoj shumë miqësisht.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 07 gusht 2023

I nderuar Profesor Ymeri. Faleminderit per repektin dhe për interesimin miqesor e dashamirës tuaj.Jam mirë dhe uroj që të jeni mirë familjarisht.

Profesor, Ju respektoj sepse i tillë jam edukuar nga prindërit e mi,dhe e tillë është historia e familjes sime që trashëgojmë kontribute dhe edukatë patriotike e nacionaliste. Ne, pra edhe mua na bashkojnë me Ju dhe me intelektualët e tjerë patriotë e nacionalistë atdhedashuria dhe respekti e mirënjohja për të gjithë ata dhe ato personalitete që kënë lënë gjurmë me veprat e tyre në shërbim të kombit.


E kam parë të arësyeshme që do të shkruaj më rrallë se më duket se kur shkruan shume dhe nuk të lexojne e as te vleresojne opinioni, kur nuk te vleresojne dhe as nuk të janë mirënjohës madje as ata te cilet i mbeshtet me te drejte si p.sh. as Kurti e as Osmani të cilët edhe Juve vetë i keni mbështetur aq shumë, por që edhe këtyre dyve mesa duket u pelqen vetem vetja e tyre sic eshte karakteristike shqiptare kjo, dhe vecanërisht e egoizmit dhe “frikës” prej më të mirëve, dhe kur ka shumë nga ata te cileve nuk u pelqen talenti, suksesi, patriotizmi dhe as e verteta e tjetrit, kur këto të vërteta i thonë të tjerët, sic jeni edhe Ju vete shembulli me i mire i intelektualit erudit dhe i shqiptarit patriot e kombetar.

Por, shumicës madje me shume u intersojne thashethemet,hipokrizia, personazhet dështak VIP të politikës dhe p,sh. të bigbradherave si dhe lajme,informacione dhe emisione boshe e te pavlera,kur njerëzit mbërthehen dhe rendin pas korrupsionit e pasurimit te shpejte e te jashteligjshem. Keto i nderuar Profesor te zhgenjejne shume.

A ka gje me shqetesuese kur une shikoj se përse ka jo shumë lexues dhe që nuk lexojne shkrimet dhe edukaten patriotiko-kombetare , dhe kur nuk lexohen e madje as nuk botohen ne gazetat e Shqipërise shkrimet edukative, historike e politike madhore e te pashembulla ne llojin e vet, qe jane shkrimet e tua, por edhe të tjerëve si Fatmir Terziu, Vilhelme Haxhiraj, Fahri Dahrit, Mehdi Hysenit etj.?

Si te mos zhgenjehesh kur politika, mediat dhe shoqëria por edhe intelektualët merren dhe publikojne e komentojnë si të duan lajme negative , dhe ngjarjet kriminale i sterhollojne deri si telenovela, dhe si personazhe VIP na reklamohen e promovohen askushët, halabaket dhe korrupsioni.

Si eshte e mundur p.sh. i nderuar Profesor qe nga Tirana politike, mediatike dhe intelektuale nuk pati pothuajse fare mbeshtetje politika aktuale patriotike dhe e interesit kombëtar e KURTI-OSMANIT qe besoj se janë politika e pushtetarët me të mire shqiptarë ne tere historine e shtetit shqiptar dhe te shtetit te Kosoves deri më sot. Shume rralle kush i mbeshteti ata, dhe Ju jeni ndoshta nga shumë të rrallët nga Shqiperia qe i tregoni opinionit shqiptar se duhet te qendrojmë ne anen e duhur te historise e te kombit.Profesor, une te vleresoj shume,por me shume te respektoj dhe te jam mirenjohes per talentin ,dhuntinë , erudicionit por edhe per patriotizmin ,ndershmerine dhe urtesine shembullore qe Ju karakterizondhe që keto jane vlera te cmuara kombetare.

Ju falenderoj shume i nderuar Profesor, qe me nxisni dhe me inkurajoni qe te mos kaloj ne indiferentizem, sepse jeni ndër te rrallet intelektuale qe vleresoni dhe nxisni te tjeret per veprimtari intelektuale, dhe sidomos ate veprimtari e krijimtari me tematike patriotike e kombetare.

I nderuar Profesor armiku i madh i intelektualizmit të vertetë,potent, moral e patriotik në Shqipëri ka qenë dhe është politika e pushteti, Politika e pushteti të zhveshur nga morali e virtyti, nga demokracia e sidomos nga patriotizmi; politika e pushteti në Shqipëri kanë përkrahur dhe mercenarizuar intelektualizmin servil, egoist e puthadorë, atë që shitet për një interes të ulët, atë që është oksigjen i pushtetit si dje të diktaturës ashtu edhe sot oksigjen i korrupsionit në demokraci.

Kjo duket pra edhe sot kur intelektualët e vërtetë, fisnikë, kombëtarë dhe me personalitet e dinjitet anashkalohen,izolohen dhe deri edhe detyrohen që të largohen nga atdheu e ta ngrysin jetën në mërgim sic është edhe rasti Juaj i nderuar Profesor, por që falë teknologjisë dhe mediave kombëtare e patriotike na kanë bërë të mundur njohjen dhe komunikimin.

Falë tyre është mundësuar botimi i krijimtarisë artistike, filozofike, patriotike, akademike e shkencore të atyre të cilëve Tirana politike dhe mediatike u ka vënë embargo.

Politika e pushteti si dhe intelektualizmi politik servil, shterp dhe egoist kanë goditur rëndë intelektualizmin pozitiv, meritor, të sinqertë, moral e kombëtar. Ju Profesor dhe intelektualë të tjerë nacionalist , a nuk është reale kjo: se shumë intelektualë me dinjitet e personalitet duke mos u respektuar dhe as vlerësuar ata vetëizolohen, largohen nga atdheu apo edhe heshtin sepse me heshtjen ata sikur gjejne “rehatinë’.I nderuar Profesor të uroj së pari shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj intelektuale e patriotike , dhe është mirë që gjithë krijimtarinë tuaj ta shkruani e botoni në libra që do shërbejnë si thesare tejet të vyera e të cmuara për edukimin patriotik të brezave.

Me respekt nga Skënder Sadri KAPITI , Durrës, 10 Gusht 2023

3 Comments


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Aug 13, 2023

I dashur Minush,

Ju jam shumë mirënjohës dhe ju shpreh respektin tim të thellë për konsideratën që keni për mua. Ju, si një jurist i talentuar, keni nxjerrë në pah rolin e Albin Kurtit, si një intelektual dhe udhëheqës i formatit të ri në politikën shqiptare mbarëkombëtare. Në dallim nga të gjithë politikanët paraardhës, në krejt hapësirat shqiptare, Albin Kurti ka rënë në sy për dinjitetin kombëtar që e karakterizon. Sëmundja e krejt politikanëve të mëparshëm ka qenë mercenarizmi, servilizmi neveritës ndaj të huajve, çka neve, si komb, na e ka ulur keq dinjitetin në sytë e opinionit ndërkombëtar. Një dukuri të tillë të shëmtuar e kënë nënvizuar mjaft intelektualë, qoftë në trojet amtare, qoftë në Diasporë. Por trashëgimia …

Like

Minush Hoxha
Minush Hoxha
Aug 13, 2023

Për Prof. Eshref, vlerat e tij prej shumëfare, kam respekt të veçantë. Kam provuar ta ndjekë krijimtarinë e tij nga kurreshtja që më ngacmonin mu vlerat e tij. Mendimi i tij është sublim, që merr rrugë pas analizes serioze sa ti hapë rrugë tek lexuesi. Ndaj, e përshëndes dhe i uroj shëndet e shkrime të reja. Meqë ka përkrahur Kurtin, po jap një prononcim timin në frymë të përkrahjes së prof. Ymerit. Ja: Me inteligjencen, përvojen, njohuritë nga shumë fusha, Kurti më në fund, po e nxjerrë politiken n…

Like

Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Aug 11, 2023

Me mirënjohje dhe respekt të thellë ndaj Jush, Skënder i dashur.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 11 gusht 2023

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page