Koronavirusi i merr jetën aktorit Valter Gjoni


Valter Gjoni

Aktori Valter Gjoni ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pasi ka qenë i prekur nga koronavirusi.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Gjonit është bërë i ditur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një status në Facebook, ai shkruan: “Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë.

I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”, shkruan Veliaj.

Gjoni ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentar. Po ashtu, Gjoni ka qenë edhe drejtor i Protokollit në Bashkinë e Tiranës.

Valter Gjoni

107 views

Shkrimet e fundit