KORI I QIELLIT ATË DITË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 27, 2020
- 1 min read

Mbi dyshemenë prej fieri
Qëndroja kacule
Qëndroja në gjunjë duke lexuar
Libra që nga koha e Homerit
-
Cirqet ishin krijesa të buta
Të dashura
Si sirenat e deteve të imagjinatave
Kaherë e dinin këngën haleluja
-
Më kujtohet kur një ditë binte brymë
Me bretkosa të verdha
Kori i qiellit atë ditë
Më duket se i shëmbëllente Parajsës
Comments