KONGRESI I LUSHNJËS


Mid’hat Frashëri

Më 21 janar 1920 nisi punimet Kongresi Kombëtar i Lushnjës, i cili miratoi Aktin Kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar, si edhe zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash, regjencën, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe Këshillin Kombëtar me 37 vetësh, në funksion të parlamentit. Kryetar i Kongresit u zgjodh Aqif Pashë Elbasani. Kongresi formoi qeverinë demokratike me kryeministër Sulejman Delvinën. Kongresi i Lushnjës me vendimet e tij kombëtare i hapi rrugën Luftës çlirimtare te Vlorës dhe themelimit tw shtetit shqiptar të lirë, të pavarur dhe demokratik.

Me këtë rast, po ju dërgoj një shkrim të thuktë të Mid’hat Frashërit për Kongresin e Lushnjës, nxjerrë nga studimi i tij “Probleme të Shqipërisë Indipendente”.

Uran Butka