Komploti kunder Teme Sejkos



Dossier

Nga Gëzim Llojdia

1.

Nënoficeri Stefan Miho, pas dy librave me kujtime, tash eshte ndare nga jeta, ai më kishte treguar se ka shumë për të sjellë për kohën kur ka njohur mjaftë prej figurave të larta të shtetit të kohës.Atje në Pashaliman,dukej sikur bota rrotullohej rreth tij.Kadareja shkruajti edhe një roman ku një pjesë e ngjareve zhvendosen në bazën detare rrëzë vargmalit të Karaburunit.Për historinë e shkurtër të kësaj baze misterioze detare,ende nuk janë zbuluar të gjitha enigmat.

Ke dëgjuar për Teme Sejkon?Po kam lexuar .Temja e kishtë shtëpinë ,diku aty tek banka në qëndër.Nga ëikipedia morra këto rradhë:Lindi në 25gusht 1922 në Konispol. ka qenë anëtar lëvizjës nacional clirimtare i themelues i çetës Çamëria, ushtarak dhe komandant i flotës detare shqiptare. 31 maj 1961 u ekzekutua.

U lind në Konispol në gjirin e një familjeje pronarësh nga Filati i Çamërisë, i biri i Mehmet Sejkos dhe Shyqëranies, mbesa e Alush Takës, ndër krerët e Luftës së Vlorës. Teme Sejko kishte dy vëllezër, Taho dhe Sulo, dhe dy motra, Nurie dhe Merushe. Një nga motrat e tij ishte e martuar me Rexhep Plaku, një pronar i madh nga Konispol. Babai i tij dërgoi Temen në Tiranë,Sarandë dhe Shkodër , për të studiuar. Pas çlirimit mbaroi studimet e tij në Akademinë Ushtarake Voroshilov du bë më 17 janar 1958 kundëradmiral i Flotës Shqiptare.Më 5 korrik 1960 u arrestua nga Sigurimi me akuzën se ishte pjesëmarrës në një komplot kundër-revolucionar në bashkëpunim me grekët, jugosllavët, italianët dhe Flotën e 6të të Shteteve të Bashkuara në Mesdhe për të rrëzuar regjimin e kohës.U arrestua me gjashtë komandantë të tjerë, ndër ta i vëllai Taho SejkoLiri Belishova , Tahir Demin, Iu bë gjyqi në maj të 1961, kur më 31 maj u pushkatua së bashku me dy krerë të tjerë të Ushtrisë Popullore dhe Partisë së Punës, Tahir Demin, Abdyl Resulin dhe Hajri Manen.Dy vëllezër të tjerë të Temes dhe djali i tij, Sokoli, u vranë po ashtu. Njëri vëlla, Suloja, si dhe e shoqja Shpresa, u vetëvranë.Pas ekzekutimit, Zyra e Inteligjencës Detare raportoi se: Sejkoja ishte figurë kyçe e Çarjes sovjeto-shqiptare.

2.

Cfarë më rrëfen :”Stefan Miho?Teme Sejko në atë kohë ishte Komandat i Marinës Luftarake, Kundëradmiral. Kush ishte Temja? Ne nuk e njihnim. Vetëm e morëm vesh kur bënim njohjen me rregulloren e brendshme nga eprorët tanë, që na mësonin hierarkinë ushtarake, gradat dhe funksionet. Temja ,ishte numri një i Marinës dhe pritej se shpejti të vizitonte Shkollën e Instruksionit. Ishte caktuar që te vinte në Kabinetin tonë të minë-silurës për kontrollin e dijeve politiko-ushtarake e teknike thotë Stefani. Ne u vumë të gjithë në levizje dhe s'lamë gjë pa pastruar, në territor dhe në kabinete. I lyem me vaj silurat me ajër, ato elektrike dhe akustike me varak te bardhe alumini, kurse në kabinetin e minave shkëlqente boja e zezë e kuqe dhe e bardhe e tyre. Me në fund pas disa ditësh përgatitjesh intensive erdhi dita e shumëpritur. Temja i shoqërua me Shtabin e Marinës, i veshur me uniformën e kundëradmiralit, ndërsa ne të rreshtuar për ta pritur të veshur me uniformen më të mirë, të liridaljes. Shefi i Shtabit të Shkollës, Kastriot Bitri, një oficer i shkurtër me gradën Kapiten Lejtnant i Parë, i paraqiti forcën, dhe ai na përshëndeti ushtarakisht. Mbasi mbaroi ceremonia e pritjes sipas togave shkuam nëpër kabinete ku ne u futëm në klasën e minave ku se bashku do të zhvillohej një orë shembullore punë politike me minioret dhe siluristat. Mesimi drejtohej nga komandanti i togës, Selim Stepa, model i nje ushtaraku i sapodale nga Shkolla e Bashkuar, trupshkurtër, por si i thonë fjalës: shpuze ne komandat dhe kërkesën e llogarisë. Temja, hyri ne klase dhe ne u ngritëm në këmbe në shenjë nderimi për të. Toger Selimi i raportoi ,se ishte gati për mësim. Kishim një temë nga Lufta Nacional-Çlirimtare. Të gjithë ishim te emocionuar se mos bënim ndonjë gafe dhe per momentin u stepem. Temja shume shpejt e mori në dorë situatën dhe krijoi një mjedis të ngrohtë, jo autoritar. Selimi mundohej, që të ngrinte dikë që të përgjigjej saktë dhe mu drejtua: Stefan! C’'do na thuash?Natyrisht, unë doja të nderoja veten time, por edhe Komandantin, gjatë përgjigjes. Temja ndjeu kënaqeshin dhe e mori vete fjalën, ku shpjegoi se nË Brigadën që vepronte në Jug të Shqipërie ai kishte qënë pjesëmarrës dhe midis meje dhe atij u zhvillua një pune politike konkrete. Ai mëpyeti nga isha dhe unë i tregova, se isha nga Senica e Delvines.

-Në përgatitjen speciale e kemi ndër më të mirët, - i tha toger Stepa.

-Shumë mirë djalë, se Flota ka nevojë për kuadro dhe marinarë të zotë!

Dha këshillat e nevojshme dhe u largua, por edhe ne atëhere u çliruam nga emocionet. Selimi më afrohet në veshë e me thotë:

-Bravo Stefan, na nderove!

-I shërbejmë Atdheut shoku komandat, - i thashë dhe shkova tek shokët.

S'kaluan shumë kohe dhe Teme Sejko me origjinë cam, në korrik te vitit 1960, na "doli armik". Zhgënjimi ishte sa i madh dhe befasues. Ai më vonë doli në gjyq dhe ne nuk na besohej se ish Komandanti i Parë i Marinës do te delte agjent. Kur u zhvillua gjyqi, nga ne shkuan disa marinarë të besuar së bashku me disa oficerë, që morën pjesë në seancat gjyqësore të asaj kohe. Lufta e klasave kishte goditur fort në krye te piramidës se Flotes Luftarake Detare. Nga kupola drejtuese e saj ngeli vetëm zëvendësuesi për pune politike, Kico Gjikopulli (Kapiten i Rangut tëParë). Teme Sejko u shpall armik i popullit dhe u pushkatua së bashku me disa të tjerë, që u cilësuan bashkëpunëtore me të.Nuk kaloi shumë kohe dhe ish zëvendësuesi për pune politike, numri dy i Flotes, Kico Gjikopulli, gjatë një pritjeje të një delegacioni nga vendet lindore, aksidentohet me makinë ne rrugën Fier-Vlorë dhe gjatë rrugës për në spital ,ndërroi jetë.


Marina Luftarake tashme e kompletuar dhe nga nëndetëset, i mungonte koka drejtuese, e cila u zëvendësua me vonë mbas shumë riorganizimesh, që bëri nomenklatura, ajo u vu nën drejtimin e Kunderadmiral Hamdi Matit, një nga oficerët më të përgatitur për Flotën ne shkollat e marines jashtë shtetit në Itali.

Për zbulimin e Teme Sejkos dhe cilësimi i tij si armik i popullit, do të mundohem të riprodhoj disa argumente të tij, që solli Ministri i Brendshëm i asaj kohe Kadri Hazbiu, në një bisedë, që zhvilloi në Shkollën e Lartë të Partisë në vitin 1973, pikërisht mbas 13 vjetësh.

3.

Kadri Hazbiu për Teme Sejkon.Mbetet enigmë thënia e minsitrit të kohës K.Hazbiu me një dëshmi të një punëtori operativ ka marrë në qafë jetën e kundëradmiralit të flotës shqiptare.Nënoficeri S.Miho shton:Një grup ushtarakesh qe vazhdonim Shkollën e Partise kërkuam Ministrin e Brendshme për një bisedë dhe ai na e plotësoi deshirën. Temën e bisedës sigurisht, që e përcaktoi vetë ai, por që në atë kohë dihej se ajo do të vertitej rreth luftës së klasave dhe vigjilencës revolucionare të Partisë, por sidomos të Sigurimit të Shtetit.Ai e filloi bisedën pikërisht me zbulimin e grupit armiqësor të Teme Sejkos, ku ndër të tjera tha:

-Ne kishim informacione nga zbulimet tona në vendet e huaja se në radhët e Gjeneraleve në ushtri ,njeri ishte spiun. Ne kishim shumë Gjeneralë dhe nuk dinim se kujt t'i vinim gishtin. Më vonë informacioni na erdhi se ky Gjeneral ishte në Flotën Shqiptare, por edhe këtu kishim disa gjeneral ,për të cilët kishim dyshimet tona, por jo të sakta. Një ditë më vjen një punëtor operativ ,që vepronte në zonën e Konispolit dhe të Sarandës dhe kërkoi të takohej vetëm me mua.

-Pyeteni atë oficer, - i thashë, - se cfare ka dhe i thoni të largohet, sepse unë nuk mund ta presë pasi isha shumë i ngarkuar me punë.Prisnim vizita nga delegacione të vendeve të ndryshme. Oficeri i shërbimit më njoftoi se personi i ardhur nuk do të largohet pa u takuar me ju shoku Minister, sepse ka një bisedë tepër urgjente dhe tepër sekrete. Reagova dhe i thashë:

-Futeni brenda.

E futa në zyrën time dhe oficeri, që të mos priste gjatë i krijova një ambient të ngrohtë që të çlirohej nga emocionet dhe të ishte më i lirë në komunikim me mua.

Në atë kohe mu kujtua takimi me ish Ministrin e Brendshëm, Koci Xoxe, i cili më thirri në zyrë dhe me mbajti një orë:” Gatitu”, duke më kërkuar llogari. Mua atëhere, tha Kadriu, më kishte zënë gripi dhe më vareshin qurrat nga hundët. I lëpija ato me gjuhe dhe nuk lëvizja, sepse Koci donte që ta provokoja me qëllim, që të më eliminonte dhe kështu ia dola mbanë. I thashë oficerit të zonës:

-Urdhëro jam gati t'iu dëgjoj.

Ai si e mblodhi veten më thotë:

-Shoku Minister! Teme Sejko është armik. Unë nuk largohem këtej pa marrë përgjigjen tuaj që të arrestohet.

-More djalë, këto që më the mua i ke të bazuara në fakte?

-Po! -tha punëtori operativ.

- Një dite pashë tek takohej me një person në Konispol. Ai është familje e deklasuar dhe vëzhgohet nga ne. Ai e takoi atë, i hipur ne BC, dhe kur u kthye mora guximin ,që ta ndaloja dhe i thashë:

-Ai person ,që takove, nuk është me përbërje të mirë politike.

-Dhe cila ishte përgjigja? i thashë unë.

-Ashtu?Ju faleminderit more djalë .

Atëherë unë e lejova të largohej. Vendosa të vijë tek juve pasi ky Gjeneral është i dyshim pikërisht nga këto përgjigje ,që dha. Pse, nuk e di ky Gjeneral se kush është ai person? Ai e di patjetër, por bashkëpunon me të.I them cfarë biseduam, mos i thuaj asnjerit. Do fillosh të sjellësh fakte të tjera lidhur me këtë person. Ai, vazhdonte në këmbënguljen e tij se nuk do të largohej andej pa marrë përgjigjen time për arrestimin e tij. Pasi e binda, ai iku, për në detyrë dhe shumë shpejt në vepruam për arrestimin e armikut të popullit Teme Sejko.Ky ,qe episodi i fundit për Temen nga goja e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, që më vonë edhe ky do të shpallej armik e do të pushkatohej nga organet e Ministrisë së Brendshme në vitet 1980-te. Komandantet tanë e zbërthyen në detaje gjyqin kundër Temes dhe e paraqiten atë si një fitore të Partisë dhe shokut Enver. Kjo ishte njohja me Teme Sejkon, ish Komandantin e parë të Marines. Arrestimi i i tij ishte përballja e parë në Ushtri me produktin e parë të luftës se klasave në Marinën Luftarake,përfundoi S.Miho rrëfimin e tij.

9 views

Shkrimet e fundit