
Krimineli me damkë Enver Hoxha nuk mund të mos e urrente për vdekje Arshi Pipën, thesarin e dijeve shumëpërmasore, sepse Profesori i shquar ishte i pajisur me një kulturë të gjerë në një universitet të njohur perëndimor, ndërkohë që diktatori gjakatar ishte gjysmak nga formimi kulturor universitar. Pikërisht gjysmakësia e formimit të tij ishte shkaku kryesor që e bënte të vuante tmerrësisht nga kompleksi i inferioritetit.
Kompleksi i inferioritetit është burimi i smirës ndaj njerëzve të aftë, e cila, me kalimin e kohës, vjen e shndërrohet në urrejtje, deri në tërbim, në qenien e diktatorit. Në një burim, të botuar në shtyp nga zonja Ermira Xhoamqi me titull “Liceu Francez, fati i paracaktuar i të rinjve, që donin dijen perëndimore”, të botuar në gazetën “Panorama”, 08 shkurt 2018, thuhet:
“... një ish-liceist i Liceut Francez të Korçës,.. u kaloi tangjent studimeve të tij për biologji në Motnpellier. Në arkivat Departamentale Herault të këtij qyteti, në fondin e arkivave të Fakultetit të Shkencave, ruhet gjithashtu edhe dosja universitare e diktatorit Hoxha në regjistrin me numrin: 15 ETP 20439. Në dosjen e tij nuk figuron asnjë notë dhe asnjë diplomë”.
Etja për dije, për kulturë, është dhuratë hyjunore në qenien e njeriut me interesa të gjera. Kur në trurin e njeriut nuk ka vend kjo dhuratë e çmuar hyjnore, atëherë atë e mbush dhurata djallëzore, e cila kultivon brenda tij ndjenjën e komleksit të infeioritetit, me pasoja etjen për krim, për masakra dhe për pabesi, etje që u manifestua në mënyrën më të përbinshme në qenien e kriminelit Enver Hoxha, të rrallë në historinë e njerëzimit.
Meriton nderim dhe respekt të veçantë shkrimtarja dhe publicistja e shquar, Zonja Vilhelme Vrana Haxhiraj, për këtë homazh të shkëlqyer që i ka bërë Profesorit të Madh Arshi Pipa.
Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
28 korrik 2020
Comments